Roland Bejko: Kuvendi i shtatorit me linjë të re politike! Basha të reflektojë, të mos e kthejë në një parti personale

14 Gusht 2023, 14:36Politika TEMA

Roland Bejko: Kuvendi i shtatorit me linjë të re politike! Basha

Shtatori pritet ta gjejë me një linjë të re politike Patinë Demokratike.

Në një interviste në Report Tv, Roland Bejko dha detaje mbi organizimin e rëndësishëm të kuvendit kombëtar të PD-së që do të mbaj Lulzim Basha më 2 shtator.


“Në shtator do të bëhet kuvendi i  PD, ku do të bëhen ndryshime statutore. Mbetet për tu parë çfarë do të sjellë pasi do të përcaktojë linjën politike të partisë, do të jetë një linje e re. Kryetari është i rikthyer në detyrë pasi 1 vitë gjysmë më parë. Kuvendi nuk shërben për të hequr vulën sekretarit, se ndryshe e banalizojmë" tha Bejko.

Demokratët presin një parti të re me frymë e filozofi të re të besueshme e jo premtime boshe.

''Basha është tashmë i lirë, është vetë kryetar. Nuk mendoj që me statuti i ri të bëjë një parti kryetari, e ta kthejë në një parti personale pasi do të ishte fundi i PD-së.  Jo premtime shumë e mos i kthe në akte'', tha ai.


Përçarjen e mëtejshme të PD-së, Bejko ia ngarkon Sali Berishës, duke theksuar se vrau shpresën e shqiptarëve dhe demokracinë, ndërsa nuk shmangu kritikat edhe për Gazmend Bardhin.

“Ndarjen e PD më tej e krijoj  pafuqia e Bardhit për tu vendosur në krye të Partisë Demokratike, ishte ambicie jo vetëm e Bardhit por edhe e të tjerëve”, shtoi Bejko.


Sipas Bejkos, Basha tashmë është i lirë, ndërsa ka kërkuar të reflektojë nga gabimet e së kaluarës dhe të marrë përgjegjësitë e tij personale për të bërë një PD që të mbledh sa më shumë anëtarë.

"Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është i vetvetes. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës", tha Bejko.

Gazetari: Po janë vetëm 25 mijë?

"Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë.  Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion" tha Bejko.

4 Komente

  1. F
    Foto

    Te shpresojme ne nje formacion te ri, larg politikes se llumit 30vjecar

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Si mor ta ze goja qe mafishja paska bere gabime.. Jo more jo kjo eshte paniku qe i ka zene se me kete veprim qe ka bere mafishja kjo e ashtu quajtur parti eshte tkurrur dhe ka shkuar ne zero. Koha do ta provoje se sa qindra mbeshtetes ka kunati i shikut Xhemal.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plaku

        Eh more Bejko ju kerkoni të ndertoni nje shtepi të re me nje kalë të ngordhur. Me kete Bashe qe e katandisi PD ne kashte e koqe dhe me dosje penale kapicë ne prokurori,qofshi ju qe jeni…….

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ai që ju do të mirën

          Landi ,me dhimbje vëlla por nuk servis e bir k.....tju rregullojë më.Jeni bërë në aq fije sa nuk ka perendi që ju mbledh.Përfundimisht PD ka mbaruar.Mbylleni këtë hesap se jeni qelbur e nuk ka lumë që ju lan.PD në grahmat e fundit ku mikrobi rrumpallë është rezistent ndaj çdo antibiotiku në PD.Landi merr çantën ,stilografin dhe vrap të kapësh ndonjë vend si petagog se ëhë vate kjo punë...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje