Basha nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta pastrojmë politikën

2 Gusht 2023, 13:57Politika TEMA

Basha nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta

Pasi fitoi zgjedhjet 29 korrikut, Lulzim Basha ka nisur pa humbur kohë punën për riorganizimin dhe forcimin e Partisë Demokratike, siç shprehet ai.

Basha është takuar sot me strukturat drejtuese të PD-së të qarkut të Gjirokastrës, pasi sipas tij, PD duhet “të jetë gati për t’u përballur me pushtetin që punon kundër interesave të qytetarëve.

Kreu i PD-së shprehet e vetmja rrugë për Shqipërinë është pastrimi i politikës nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve.

"Me strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër nisëm punën për riorganizimin e forcimin e Partisë Demokratike. Pa humbur kohë duhet të jemi gati për përballjen me një pushtet që punon kundër interesave të qytetarëve.

Dosja e Inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin - janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.


Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.


Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë", shkruan Basha. 

9 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Hahaha . Doli Kunati i shokut Xhemal , se ka ngelur keq per leke . Nje idiot e mashtrus ordiner si puna e Lul bajges esht turp dhe faqja e zeze te shkosh pas tij. Po makinen qe numeron parate e ka me vete ky mor aman ? Hahahahaha Ky hajdut i piste qe e perdor Rama si kelyshin e tij

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      O Lul babalja ! Ti je prere keq qe kur ke lindur. Nuk pastrohet politika po nuk u qerove nga syte e shqiptareve ti,Sala,Likja,Mona dhe gjithe babalet qe ju vijne nga pas.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfare me ndodhi sot .

        Kam dy dite qe kam ardhur ne Tirane per qellime dentaire Shkova sot ne nje buro échange per te konvertuar 100 euro ne lek , cfare ndodhi zojna nje bionde mbase xhamit me jepe kartmonedhat i theme zonje facture nuk jepni ju ahhh me tha eshte letra e trashe dhe bllokone mashinen i theme puna e juaj zonje per nje trazaksione ka nje facture ka nje kontrolle te cartes se identitetit filloje te rregullonte machinen qe nuk e di sa kohe kishte pa e vene ne pune me dha facturen dhe me nje ironi rurale filloje te me thoshte flm flm flm Shikoje ne facture 1.1 lek me 1 euro i them zonje ku e ke tabelen elektronike te vendosur qe une te shikoje shkembimin reale te euros ne lek ne lek pasi kjo taux de interes 1.1 munde te jete e djeshme ehhhh filloje prape flm flm flm Vjedhje e paster klientit dhe shtetit duke mos paguar takse ku jane inspektoret e banke finance qe nuk i kontrollojne ehhhh ku eshte shteti . Macron ka deklaruar do ta kerkoje taksen edhe ne wc sikur ta fshehin taksen nuk e jep mjeri po nuk ja more zoterinje inspektor...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          O milet, dilni e mbani vesh...Basha do na pastroje pordhitiken. Qesharak!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liljana

            7×7=49 SHKO E MESO TABELEN E SHUMEZIMIT SE PARI.... MESO TE KENDOSH , Eja mbli-dhu-ni ketu, ketu bashke me ne!!! Ata trima partizane qe i benin thirrje popullit me kete kenge..... Ishin ata , qe populli i mbeshteti e do te mbeten ne historine e shqiperise Heronj te pavdekshem.... Juve jeni nga ata plehra qe mbani ere ( kerrme) JENI ARMIQ E TRADHETARE TE SHQIPERISE E POPULLIT SHQIPTARE ... n.q.s. nga mendja e injoranca juaj mendoni se me korrupsjonin qe krijuat Saliu e ti Lulzim ne drejtesi, mund t'ja hidhni perseri...... nuk ndodh kurre... @Si cecua do te jepni llogari.... DREJTESIA DO VEPROJE PER TE GJITHE JU... KOHA ESHTE E SHKURTER ... FUNDIN TUAJ POPULLI E PRET DITA-DITES..

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe ..Luli

              Lul e ke dhjere dikur. Burre nuk behesh me kurre. Meso himnin kombetar. Bej kurs.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tetovari2

                Saktë,Lul Basha,duhet pastruar politika nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve. Pra nise nga vetja,trego ku e dërzove dhe për sa para kasetën me inçizimin e masakrës së qytetarëve të Kosovës në fshatin Mamushë!?.Pastaj shko në rrotë të së ëmes,bëru shembull për të tjerët.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shko Lul shko.... fli gjume, apo ne gjume je.

                  Nje mega-hadut, matrapaz zgjedhjesh kerkon pastrimin e politikes?????? Po ate koke-Ducen themeluesin e PD Bejko me qene se eshte ne Gjirokristo ku e ka , ha ha ha.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    XXXL

                    Si forcohet PD kur i veteshpalluri i saj Kryekar eshte humbesi serial Lul Xhemal Ilir Basha.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje