Basha publikon amendamentin për lista 100% të hapura: Refuzoni pazarin Rama-Berisha

25 Korrik 2024, 09:03Politika TEMA
Basha publikon amendamentin për lista 100% të hapura: Refuzoni pazarin

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar amendamentin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon hapjen 100% të listave.

Basha shkruan se pasi i ekspozoi për amnistinë, sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe mbylljen e listave, koha i dha të drejtë.

Sipas tij, Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.


Ai më tej ka dhe një mesazh për deputetët në Kuvend ku shprehet se nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Postimi i plotë:

I ekspozuam për pazarin me amnistinë, dhe koha na dha të drejtë.


I ekspozuam për pazarin për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe koha na dha të drejtë.
I ekspozuam për pazarin për mbylljen e listave, dhe koha na dha të drejtë.


Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.
Ne e refuzojmë me forcë këtë pazar, prandaj kam depozituar një amendament përmes të cilit ju jepet mundësia deputetëve që duan realisht lista të hapura dhe neverisin këtë mynxyrë, të votojnë për të pasur lista 100% të hapura.


Përmes këtij amendamenti u japim mundësi partive të zgjedhin nëse duan të përdorin listat e hapura, apo listat e mbyllura, e jo t’i nënshtrohen në mënyrë të detyrueshme pasojave të allshiverishit të atij që ka shpallur revolucion, por është ulur në prehërin e Ramës, dhe atij që deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat, por bashkon vota me Berishën sa herë ua do halli i përbashkët.


Nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.


Por, nëse duan realisht që gjërat të ndryshojnë e të fuqizojnë votën e qytetarëve duke i’u dhënë dinjitet, autoritet dhe përfaqësim deputetëve, të mbështesin këtë amendament.


Shqipëria meriton më shumë

8 Komente

  1. M
    Maro

    I pame listat e hapura ..gjuthe horrat me leke zgjidhen...

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari i Partisë

      Po sot kush po zgjidhet?? Ka deputetë që as gjuhën shqipe nuk e dinë

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salihi

      Ha ha ky ishte ne komisjon por nuk u paraqit asnje dite, kjo pune kishte mbaruar para 6 muajsh, fikx ky fle gjyme e gjymi I del pas 6 muajsh

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito Juvara

        E di se reparti I gatshem , I vigjilenteve te pa gjume , personazhet buxatiane te " Shkretetira e tartareve " , do te shperthejne kunder Lulzim Bashes . Do te shperthejne nga bedenet e se keqjes vrer dhe balte ... KY eshte misioni I tyre . Une , per moshen dhe formimin , e them , pa medyshje , se KY tekst , kjo ngrehine e bukur gjuhesore dhe ideore , model I nje artikulimi te fisem dhe empatik , Pertej te gjithave me dha edhe kenaqesi Estetikes .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sal - ram - met

          Fle gjumin e sateme , kelysh berishist !

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salehu

            Ti sal met o kush je ky ne te vertet e ze gjumi me yt ame

            Përgjigjjuni
            1. t
              tuttifrutti

              po ku ishe ti kur u bene listat e mbyllura ,apo atehere skishe kundershtim zotrote,harrove qe u mbylle nje dite para dorezinit te listave deri ne 12 te nates ne zyre mor empty suit.....

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Si kryetar i PD, por edhe i opozitës, sa ishe në krye të punëve, nuk të dëgjuam njëherë të ngrije problemin e rishikimit të ndryshimeve kushtetuese të bëra në prill 2008 nga dyshja Rama-Berisha, që për ironi të fatit po sta edhe sot pas 15 vjetëve. E dimë pse nuk e bëre: E para se në vendimarrje nuk ke qenë kurrë i pavarur nga tutori yt dhe e dyta se edhe vetë të ka leverdisur që ato ndryshime të mos bëheshin. I pamë listat e tua në 2017 dhe 2021. Kaq na mjafton për të të thënë që këto të sotmet e tua, janë hiç më pak se hipokrizi. Se gjithmonë ke qenë i tillë, pra hileqar, ndaj dhe je aty ku je. Përveç të tjerave për politikën kanë thënë se është edhe "arti i të mundshmes". Nëse pranojmë këtë, atëhere ti je ai "artisti" që me ironi të quante Rama, kur në skenën ku luhej dhe luhet arti i politikës s'ishe veçse një dështak. Pikërisht kur ka qenë koha për të vepruar nuk e ke bërë, sepse nuk e ke ditur që politika vërtetohet atëhere kur ndodh!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje