Baton Haxhiu: Rama kërkon të përplasë opozitën për çështjen e presidentit

16 Maj 2022, 21:30Politika TEMA

Baton Haxhiu: Rama kërkon të përplasë opozitën për

Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri Edi Rama e ka mundësinë për ta zgjedhur vetë presidentin, por kërkon që të ketë një përplasje brenda opozitës, lidhur me këtë çështje.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se Rama po e vendos opozitën në një situatë shumë të vështirë.

“Rama e ka mundësinë e zgjedhjes së presidentit, e ka idenë se edhe kush mund të jetë. Por, a e do një përplasje të opozitës edhe për këtë çështje? E do. A e do që ta vendosë në opinion publik dhe të ndërkombëtarëve që këta ende nuk mund të jenë si grup parlamentar me një komunikim për një çështje kaq të rëndësishme? E bën. Mendoj që opozitën po e vendos në një situatë shumë të vështirë”, tha Haxhiu.

Sipas tij, Rama ka strategji dhe do të djegë edhe raundin e dytë e tretë, për ta zgjedhur më pas vetë Kreun e Shtetit.

Ndërsa, analisti Andi Bushati deklaroi se dështimi i raundit të parë për votimin e presidentit, vjen për shkak se Rama nuk kërkon një proces konsensual.

“Ka dështuar për një arsye shumë të thjeshtë. Kushtetua e Shqipërisë e ka që presidenti në tre raundet e para nga pesë që janë gjithsej duhet zgjedhur me 3/5-tat. Nuk ka njeri që ka dy pare mend në kokë, që mendon që Edi Rama do shfrytëzojë instrumentin e shumicës së cilësuar. Edi Rama do të zgjedhë një president vetë dhe prandaj ka shkuar sot drejt dështimit të seancës së parë”, tha Bushati.

3 Komente

  1. 1
    1

    Bushat je idjot.Nuk arsyeton fare po ben gam gam ne favor te atij qe te paguan.Arsyetimi jot do kishte sens neqoftese opozita do dilte me emer konkret .Ketu do dukej sa seriozisht e mer Rama procesin po kur opozita propozon Dritan Demiraj nga vatra e Saliut dhe Neritan Ceken qe ka bere 4 kaperxime ku gjente kocke natyrisht qe PS do e nxjeri vet presidentin

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane hesapi

      Mor Beton,sa Pak cimento qe ke.Magrone ,i thone italianet.Po pse duhet te jete nxitje a futjes ne grindje kur Edi thote:-presion kandidati e opozites-ke degjuar te thote grinduni e rrihuni?pse te mos jete :-mblidhuni diskutoni dhe propozoni sa te doni,cilin te doni.Ka vene nje kusht :-po qe emri i nje personi "te vdekur"nuk pranohet nga maxhoranca,Pra Ka bere deklarim vote kunder propozimit te "nongraten".Eshte e drejte e opozites te mblidhet,te diskutohej ,me debat a pa debat,Pune e saj,dhe te propozohen.Meso shqip,mos e perkthe Edin dardanisht.Pra mos nxit sherry,mos gjesh shkaktari e sherrit te opozites jashte saj.Dardanishtja juaj coi ne Burg djemte e UCK,mos u perpiq te aplikosh dardanishten si "keshilltar".

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        Ky Bythati s'ka dy pare mend,ky te ha mutin per analiza.Eshte kelysh i Sali Karaxhiçit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje