Begaj në konferencë me Stoltenberg: I domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në NATO

7 Mars 2023, 13:56Politika TEMA

Begaj në konferencë me Stoltenberg: I domosdoshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë konferencë së përbashkët për shtyp, Begaj u shpreh se fokusi kryesor i takimit ishte rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare. Begaj nënvizoi gjithashtu se është i domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në aleancën ushtarake.


“Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike.

Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi.

KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta.

Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike. Shqipëria vlerëson shqetësuese kërcënimin që vjen nga Irani”, theksoi ai.

5 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Bravo Presidenti ! Shume mire ka folur . Duhet te gjithe politikanet tane te flasin sa me shume per futjen e Kosoves ne Nato Biles ta kerkojne me ngulm

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olta

      Ta bojme Kosoven si Rrokoshinen….. lol - Ne bajme ligjin na arnautet e ballkanit…. Lol

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tallavaja

        O Raimond Tropojani. A i di rregullat per futjen ne NATO. Kosoven nuk e njeh Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania qe jane anetare te Natos. Futja ne Nato kerkon miratimin e te gjithe anetareve te Aleances. Shiko cfare po ndodh me Finlanden dhe Suedine. Turqia po te mos jape miratim, ato nuk futen. E njejta gje do te ndodhe me Kosoven. Keto 4 shete qe nuk e njohin dhe jane anetare te Natos (Qipro nuk eshte, shteti i peste qe nuk e njeh) nuk do jene dakord qe Kosova te futet ne NATO, edhe sikur USA, (qe ti nuk e do, sepse je me shokun Sali, kundra USA dhe Kim) te ngulmoje. Apo futja kot, hero i tastieres, kellire njeri, shpellar, provincial dhe pa bazament.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Phoenix

        Ne Kosove po gatuhet skenari Ukrainas, nga klika kriminale Globale. Ky skenar, ka si qellim qe ta kthej Ballkanin Perendimor, ne nje zone te nxehte konflikti. Shqiptaret duhet te bejne kujdes qe te mos bien pre e manipulimit, i cili financohet dhe promovohet nga klika, nepermjet veglave te tyre ne politike, media e kudo.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropoja

          Bravo altitude mullah barjam kabulistan

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje