Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia: Kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë

23 Maj 2025, 19:02Politika TEMA

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia: Kontribut të

Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton.
Fëmijët e këtij komuniteti kënduan himnin shqiptar, atë amerikan dhe këngë patriotike në ceremoninë e organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”.
Presidenti i Republikës i përgëzoi ata për mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e hapur nga kjo shoqatë: “Falënderim dhe mirënjohje për secilin, nga ju, secilin nga ju që është këtu, secilin shqiptar që jeton e punon në Philadelphia, për të gjithë punën që bëni, për gjithçka që bëni për të promovuar dhe mbrojtur identitetin kombëtar. Një falënderim i veçantë për mësuesit e gjuhës shqipe, ata mësues që kanë mësuar nxënësit të këndonin aq bukur në shqip”.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj risolli në vëmendje rrugëtimin e Diasporës, duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve që i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës që nga fundi i shekullit XIX.
Presidenti Begaj theksoi kontributin e shqiptarëve që emigruan më vonë, të cilët i dhanë një hov të ri komunitetit tonë duke rritur numrin e organizatave dhe shkollave shqipe: “Është një histori që meriton mirënjohje dhe vlerësim maksimal. Duke ardhur nga kaq larg, shumëkush do të mendonte se mund të ishim asimiluar, por jo, përkushtimi juaj, përkushtimi i prindërve të atyre fëmijëve që ne pamë sot bënë të mundur të vazhdojë shqiptaria, të jetë brez pas brezi. Shumë faleminderit që kontribuoni edhe për shtetin amë!”
Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar: “Falënderim, vlerësim dhe mirënjohje për Diasporën e shqiptarisë kudo ku ajo është! Jeni burim frymëzimi, jeni energji e pashtershme, jeni kontribut i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për shqiptarinë, për identitetin tonë kombëtar”.
Një falënderim të posaçëm Presidenti Begaj përcolli dhe për autoritetet lokale amerikane në Philadelphia, të cilat kanë mbështetur projektet e Diasporës, përfshirë dhe emërtimin e “Willits Road” me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Presidenti i Republikës vizitoi qendrën “Shtëpia e shqiptarit”, të ngritur nga shoqata “Bijtë e Shqipes”.

5 Komente

  1. g
    gobi

    vravo

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zgjohu z.President, bej dicka per emigrantet

      Shqiptaret qe dalin ne foto me Presidenti Begaj bejne mire ti kerkojne Shkelqesise se Tij te mundesojne qe vellezerit tane ne Usa dhe kudo neper bote te shohin RTSh online. RTSh eshte gati e vdekur, por ajo mund te vihet ne sherbim te emigracionit tone te madh, edhe me pagese po qe nevoja.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Beromi me yllkat dhe fatosat e Enverit

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrsnti

          Po e sakte! Shwiptaret ne Amerike e kudo duhet te shohin TV Shqiptar, …. Ku krahas programeve te tij , te kete programe per diasporen, dhe per mesimin e gjuhes shqipe! Eh sa mbrapa dhe avash qe ecim…

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhimbnia e madhe POPULLL!

            Me te lumte Komentuesi EMIGRANT*..Me Ty jemi dhe ne mes Torontos.. Dhimbie a Madhe POPULL!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje