“Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE”, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit

7 Nëntor 2025, 12:35Politika TEMA
“Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE”, PS

Partia Socialiste kërkon ndëshkimin e Sali Berishës për sulmet e një dite më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, lidhur me ligjin për barazinë gjinore.

Në kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës, socialistët kërkojnë që Berisha të përjashtohet 10, 30 apo deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

PS argumenton se deklaratat publike të Berishës një ditë më parë ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.

“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, *Perjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

2 Komente

  1. z
    zeri i arsyes

    minimumi e ke akuzuar se nuk ben detyren sic duhet, por ndjek axhenden personale.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Sulo

      Do ishte me mire sikur ta perjashtonin pergjithmone kete kufome,qe mos te lehi me neper foltoren e kuvendit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje