VIDEO/ Zgjedhjet e 9 Nëntorit - Rama ironizon PD: Hall i madh që një parti ka siklet t'i vërë fytyrën e vet një sfide, kujt t'ia lërë humbjen në derë

7 Nëntor 2025, 10:20Politika TEMA
VIDEO/ Zgjedhjet e 9 Nëntorit - Rama ironizon PD: Hall i madh që

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku të ftuar ka kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën.

Gjatë bisedës me ta, Rama ironizoi PD-në teksa tha se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur.

Pjesë nga biseda:

Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.

Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin.

Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.

Edi Rama: E mbështesin këta.

Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.

Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë.

2 Komente

  1. f
    fermeri

    Lojra fjalesh mes dy "lidereve" shqiptare, qe hiqen si kundershtare, por bashkepunojne ne prapaskene.. Jane dy ane te se njejtes medalje per te kontrolluar sa me gjate pushtetin ne Shqiperi dhe per ta grabitur deri ne piken e fundit te gjakut.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Porcelani

      Hahahaha kur flet dhe Palloshi per fytyre mos mbet kurve pa fol per nder. Ik o sharlatan se turperove te gjalle e te vdekur ne fare e ne fis.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje