Ilir Meta: Si donte të më arrestonte Berisha se e gënjyen, pastaj arrestoi Nanon. Sot na duhet një Vasil Laçi i ri, toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj

7 Nëntor 2025, 12:29Politika TEMA
Ilir Meta: Si donte të më arrestonte Berisha se e gënjyen, pastaj

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin e familjes Berisha nga burgu, ku flet për vdekjen e Fatos Nanos.

Ndërkohë pak ditë më parë u nda nga jeta ish-kryeministri, Fatos Nano, lideri historik i PS. Si e përjetuat?

Ilir Meta: Me keqardhje pasi në çdo rast ishte një ikje e parakohshme edhe pse jo e papritur.

Po kështu jeta e tij politike ishte e mbushur me plot drama dhe sfida, përfshirë këtu edhe burgosjen e tij politike.

Por të dëgjoje “palloshin e gjatë” sipas vet burimeve të SPAK-ut, që keqpërdorte një ceremoni mortore për të sulmuar ata që burgosën Fatosin në vitin 1993 dhe të cilët Nano vet i fali ndërkohë që ky pas 30 vitesh ka burgosur, proceduar penalisht e rrëmbyer në mënyrë mafioze drejtuesit e opozitës është vërtetë shumë për të vjellë se deri ku shkon pafytyrësia dhe instrumentalizimi i vdekjes për qëllime ordinere politike.

Dhe kush ishte tronditur kaq shumë?

Ky që i tha Fatosit se ishte bërë si Robert Çamçakizi.

Në raste të tilla duhet të mbizotërojë humanizmi, respekti për të ndjerin dhe familjen, por edhe për institucionet që ka përfaqësuar, shtetërore apo partiake.

Vetëm një njeri i zi, sterrë, si Edi Rama mund të keqpërdorë një ceremoni të rëndësishme mortore, që ndodh vetëm njëherë për të provokuar emocione negative.

Ju keni qenë kundërshtari kryesor i tij në PS, gjë që çoi dhe në ndarjen e saj. Cili është vlerësimi juaj për të sot?

Ilir Meta: Që të jemi korrekt me të vërtetat historike, ndarjen nuk e zgjodha unë por Fatosi, apo akoma më saktë ata që ndikonin më shumë te ai për interesat e tyre dhe jo të Fatosit e PS.

E harruat Kongresin e “kongresmenëve” kur u asgjësuar votimi i fshehtë dhe demokratik dhe jo vetëm unë por edhe shumë personalitete të tjera të PS u fshinë nga KPD.

Për të evituar ndarjen e PS unë kisha rënë dakord me Z. Ruçi, me kërkesë të tij, në një takim që bëmë në Linzë, që unë të mos kandidoja për kryetar të PS, por të kishim një vëzhgues në Komisionin e Votimit, gjë që u pranua në atë takim por nuk u pranua në Kongres nga Nano.

Në Qershor-Korrik 2002 u bë një marrëveshje e madhe midis Nanos, Berishës dhe meje.

Nano donte vetëm një marrëveshje Nano-Meta, e cila ishte e mirëpërcaktuar që në Qershor të bëhej Kongresi i PS ku unë të zgjidhesha Kryetar i PS dhe Kryeministër dhe ai në korrik të zgjidhej President meqënëse kishim 87 vota (bashkë me votat e “Dushkut”).

Unë nuk e pranova këtë marrëveshje pasi kishte dalë rezoluta e Parlamentit Europian, që dënonte fenomenin e “Dushkut” dhe kërkonte një President konsensual për të mos bllokuar procesin e integrimit europian.

Ndaj me insistimin tim u bë ajo zgjidhje politike pas takimit tim me Berishën në hotel Rogner, ku i propozova ambasadorin Kuko si President për të cilin ai ra dakord.

E në fund u dakordësuam për Z. Moisiu, pasi Z. Kuko refuzoi dhe sot unë i jap shumë të drejtë atij edhe pse atëherë u mërzita shumë me të.

Ishte kjo zgjidhje politike që bëmë, e cila garantoi çeljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por më pas këto negociata gati ngrinë për arsyet që dihen, që nga doganat e korrupsioni e shumë angazhime të pambajtura. Kjo situatë solli edhe dorëheqjen time nga zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Është e padiskutueshme se nëse Nano do t’i kishte qëndruar marrëveshjes që bëmë, jo vetëm Shqipëria do ishte bërë me kohë anëtare e BE, por edhe ai natyrshëm do ishte bërë edhe president.

Nuk ishte rastësi që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u përmbyll dhe u firmos vetëm pas rotacionit të 2005.

Natyrisht ky shpjegim që dhashë nuk hedh poshtë kontributet e tij positive në politikën shqiptare dhe hapjen e PS. Ai kishte një kulturë të gjithanshme dhe një nënë të mrekullueshme nga një familje e shquar si e Shuteriqëve.

Babai im u gëzua shumë kur Nano u bë kryeministër pasi e njihte nga afër nënën e tij, Marien, sepse kishin qenë mësues në shkollën “Skënderbej” dhe fliste me shumë admirim për të.

Si sot e mbaj mend atë pasdite në të error, kur bashkë me Z. Ruçi shkuam në burgun e Bënçës për t’i dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të nënë së tij.

Ne ishim në një gjendje shumë të rënduar sepse deri atëherë nuk ishte dhënë leja që Nano të merrte pjesë ne ceremoninë e përcjelljes së nënës.

Por nata ndonjëherë sjell këshilla të mira dhe Nano të paktën u lejua të përcillte nënën e tij të mrekullueshme por edhe të takohej me të afërmit dhe bashkëpunëtorët.

A shihni ndonjë lidhje midis burgosjes politike të Nanos dhe tuajës?

Ilir Meta: Absolutisht jo, pasi hetimi kishte nisur në Itali, për qëllime të brendshme të politikës italiane se donin të godisnin Gianni de Michelisin dhe bashkë me të Bettino Craxi dhe kjo u keqpërdor në Shqipëri për Nanon.

Të mos harrojmë se një faktor i rëndësishëm ishte edhe angazhimi i një diplomati shumë të rëndësishëm në Tiranë, i cili sillej si bashkëkryetar i PD në atë kohë dhe bënte thirrje publike për largimin nga puna të socialistëve dhe ishte më ekstremist se Berisha në atë kohë dhe që me të drejtë Fatosi  e cilësonte “me thikë në gojë”.

Atëherë ai diplomat bashkë me miratimin e arrestimit të Fatosit bënte thirrje edhe për miratimin e reformave, siç ishte e famshmja “Reforma e Plepave”.

Po kështu, Nano u arrestua në Prokurori dhe nuk u rrëmbye në rrugë me maska.

Gjithashtu, Shqipëria atëherë nuk ishte as në Këshillin e Europës dhe as në NATO.

Njëkohësisht më vonë Berisha do të reflektonte dhe pranonte se ai arrestim ishte bërë edhe nga presione të brendshme.

Në shtator 1992 ata donin të më arrestonin mua që isha vetëm 23 vjeç dhe më hoqën imunitetin për një vit derisa arrestuan Nanon.

Nëse nuk u burgosa atëherë kjo ndodhi sepse Prokurori i Përgjithshëm, Z. Maks Haxhia nuk pranoi të firmoste për arrestimin tim dhe po kështu sepse një drejtues politike me shumë integritet në atë kohë si Z. Pashk Tusha, nuk pranoi të firmoste një dëshmi të rreme kundër meje, ndërkohë që një drejtues policie nga Skrapari e kishte bërë një palaçollëk të tillë.

Nuk them se gjithë ajo histori ishte e trilluar nga Berisha, por ministrat e tij të Brendshëm dhe të Mbrojtjes bënë çdo gjë për të më burgosur mua vetëm për poshtërimin që populli i Poliçanit i kishte bërë dhunës së forcave special.

Nano kur ishte në burg tha një fjali kuptimplote se çdo politikan duhet të bëjë burgun e tij dhe unë po e bëj plot vetëbesim për të ardhmen time dhe të vendit tim.

Më mirë këtu në qelinë numër 5 të vendit tim se kudo tjetër në botë.

Atë ëndërr që unë nuk e realizova për vete për të studiuar jashtë e realizova për tre fëmijët e mi. Në moshën e tyre unë isha ose anëtar Qeverie, ose nënkryetar i PS, ose në krye të Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik.

Unë vetë jam jo vetëm një protagonist i sjelljes së pluralizmit politik, por jam edhe një krijesë politike e tij, ndaj është detyra ime ta mbroj edhe këtu “shtetrrethimin” nga Narkoshteti që kërkon të asgjësojë bashkë me pluralizmin politik edhe familjen shqiptare me ligjin sorosist dhe identitetin tonë kombëtar e kulturor dhe ta shndërrojë Shqipërinë në një territor për pastrimin e parave të mafias ndërkombëtare.

Çdo shtëpi ka një tualet. Ne nuk duhet të pranojmë që Shqipëria të jetë tualeti i askujt.

Kombi ynë ka ekzistuar edhe para formimit të NATO-s edhe përpara themelimit të BE.

Ne do të ekzistojmë edhe në të ardhmen se nuk jeni racë që shuhemi, por që mbijetojmë.

Koha do ta provojë. Me qetësi dhe llogari.

Vasil Laçi ishte një fëmijë jetim kur vuri në vend dinjitetin e një kombi të tërë të poshtëruar nga pushtimi dhe dha jetën në lulen e rinisë për të zgjuar krenarinë dhe rezistencën kombëtare.

Askush nuk i mban mend tërë ata shqiptarëfolës që duartrokisnin pushtuesin atë ditë te rruga e Durrësit.

Por të gjithë do kujtojnë me nderim veprën e Vasil Laçit. Askush më 7 Prill nuk nderon ish-Mbretin Zog edhe pse ai pati meritën të refuzonte pushtimin. Por të gjithë kujtojnë më 7 Prill një oficer të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, që shpëtoi nderin e Shqipërisë.

Toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj. Kjo do provohet shumë shpejt.

Unë kam lindur në familje patriotësh të njohur në krahinën e Skraparit dhe jam krenar që eci në rrugën e gjyshërve të mi. Malet tona më të larta.

22 Komente

  1. S
    Skraparliu

    Nuk te genjyen po puthi bythen banorve te POLICANIT qe te mbrojten gjoja nga trimat e Saliut nuk e dinin se ishe spiuni I Salihut se do te hithnin ne perua,dhe perfitove duke ngelur ne politike ti ILIR META YMRIN E KE NGA BANORET E POLICANIT QE SA ISHE NE POLITIK NUK BERE ASGJE PER KETE POPULL,genjen kur thua qe SALA DONTE TE ME ARESTONTE sepse ti paske qene spiun I Sales.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kelmendi

      Ne Shqiperi bejne vaki çudira te tilla si per shembull, kur nje dite edhe ky te qerohet nga kjo bote mund te vendoset mbi shtratin e topit mbuluar me flamur ne vend qe t’a mare kamioni i plehrave e t’a çoje ne ps. Edhe ketu nuk kam para sysh partine socialiste.. Po, vetem tek ne flaken plehrat me shtrat topi mbuluar me flamur. Patjeter, se njerzit qe e duan dhe ndihmojne kete vend, heronjte e heshtur, njerzit e ditur e te sjellshem i mbulon pluhuri dhe perbuzja e njeriut tone te zakonshem barkbosh, kokebosh e plot dashuri ne zemer per kryetarin e zot.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kelmendi

        Ne Shqiperi bejne vaki çudira te tilla si per shembull, kur nje dite edhe ky te qerohet nga kjo bote mund te vendoset mbi shtratin e topit mbuluar me flamur ne vend qe t’a mare kamioni i plehrave e t’a çoje ne ps. Edhe ketu nuk kam para sysh partine socialiste.. Po, vetem tek ne flaken plehrat me shtrat topi mbuluar me flamur. Patjeter, se njerzit qe e duan dhe ndihmojne kete vend, heronjte e heshtur, njerzit e ditur e te sjellshem i mbulon pluhuri dhe perbuzja e njeriut tone te zakonshem barkbosh, kokebosh e plot dashuri ne zemer per kryetarin e zot.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fieri

        Ne nje kongres kur ketij I thane mos kandido, Monika ka bere naming me paracetamol e saj duke nxjerre te pavlefshme votat we te mos fitonte Fatos Nano. Dhe nga veprimet e sjellja e layover te ketij nuk e votuan. Dhe ky kur e pa veten jashte strukturave drejtuese doli nga Ps dhe krijoi LSI we Fatosi thoshte Levizja e Skraparlinjeve te Inatosur. Do edhe ky te na jape fakte per kontribute te tij " te pacmueshme" Ti Ilir Meta je exemplar i njeriut qe shfrytezoi PS dhe pushtetin we te dha partially per ta sawyer e gratitude kete vend. Je genjeshtar I trashed nuk mund te manipulosh, se te njeh gjithe Shqiperia

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lol

          Hahahahahaha LSI levizja e skraparllinjve te inatosur. Pleura do te perfitoje nga vdekja è tjetrit.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dakord

          Po pse flet more mut muti. Ne jemi rehat tani që nuk ta shohim më surratin e qelbur. Rri urtë aty në qeli e merre me qetësi e dashuri se do rrish gjatë o fundërrinë

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesia

            Qepe halen o nevojtore,ti do kalbesh ne burg dhe do vrasesh vehten,do harrohesh bashke me Saliun! Ske shanc te nderohesh si Nano!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dursakja

              Më në fund të njeh e gjithë Shqipëria cilit llumi ti i përket. Nano ka qenë lider dhe do të vlerësohet, do të futet në histori si rrallkush udhëheqës i popullit shqiptar.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Patrioti

              Meta është qelbësira numur 2 pas Sali Berishës që mban fronin e vrasjeve dhe vjedhjeve që i ka bërë këtij vëndi. Meta është një hajdut me çizme, një fshatar në mentalitet që megjithë postet që i janë dhuruar ka patur një sjellje skandaloze kudo ku ka qenë. Meta duhet ta mbyllë jetën në burg për të gjithë dëmet që i ka shkaktuar këtij vëndi bashkë me baxhellën dhe telendaren Kokëmadhi që për të realizuar vjedhjet monstruoze angazhoi dhe nënën e vet. Fatkeqësi që në drejtimin e këtij vëndi kanë patur ndikim kaq negativ Metaj dhe Sali Krimineli.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dikur mik

                Këto që shkruan Iliri janë gënjeshtra. Meqenëse e nise tregoji njerzve po ta mbajti si ke ndikuar ti dhe Monika Kryemadhi për të mbajtur Nanon në burg, tregoji ku i merrnit dhe i çonit parat, që të punonin ata që e di ti, për të mbajtur në burg parat? A të kujton gjë emri i familjes Rebi o Zebi nuk jam i sigurt? Prandaj Ilir boll u jargavise po mbaje mend këtë që po të them, të gjitha të këqijat i ke nga ajo. Më vjen keq si përfundove ti djal i zgjuar, po që kur re në dorë të dibranes ike në drejtim të gabuar.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlesht

                  Nuk duam me Belulin z. Mero!

                  Përgjigjjuni
                  1. 6
                    600 vjet nuk u poqe , o shqiptar kokloqe

                    ate moniken ne gurrmaz te gopit

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Skrapalliu

                      Po bllokun Like e harrove?. Po floririn e Krrabes o Like, si e ndate me Saliun?. Po si vdiq ambasadori , Dritan Prifti e dy tre te tjere, pas kafes, qe pine me njerezit e tu o Like ?!. Harram postet me te larta , qe pate .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trimi

                        Mir e ke qe populli shqiptar nuk i duron cibanet e huaja dhe ti je cibani par ihuaj per kete popull.

                        Përgjigjjuni
                        1. Çepani

                          Ja dhe ky curva ...ky na qënka patriot mbi patriotët...ky na qënka vetë demokracia...ky na paskërka sjellë pluralizmin... pirdh o Luke pirdh,ti je vetë tradhëtia....ti je vetë hajdutria....ti je vetë antidemokracia ...ti je vetë antishqiptaria...dhe e fundit brekët e m..a i gjete atje ku të thanë....sa për ato të tjerat nanua me ty o dru me pre tallte nishel...ikë tani e gjej ndonjë sapun.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            NACIONALISTI

                            EDHE TANI SALIU TE KA ARRESTUAR POR KOKA JOTE E TRASHE NUK E KUPTONTE DHE S'KA PER TA KUPTUAR RRI ATY DHE BEJ FRESK NGA LARG BERISHES

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Romeo

                              Ky Kari është mashtrues klasik! Ore bytheqire, ti ishe spiun i Sigurimit të Shtetit ne jeten studentore shqiptare. Ti more bytheqire u pagove nga Sigurimi i Shtetit dhe punetori operativ i universitetit Andrea Kigali per te Futur në kurth studentet që ishin kundër Partise Punës. Ti more palaço, bashke me Pandemic Majkon etj ishin sekretare Rinie te futur me qellim identifikimin e studenteve nxites të levizjes. Është qesharake more Bytheqire i Pazarit të Ri te thuash që ishe pjesemarres i levivizjes studentore. Plehre... Spiun sigurimi. Sa per shkollimin jashte te tre femijeve të tu e Ke bere me hajdutlleqet që ke bere ti dhe hot shoqe, se me rrogat tuaja me buke vetëm mund ti mbanit. Phehra, që doni të shisni veten për ç'farë nuk jeni.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cubi

                                Ty eshte per ti shk...... me te madh e me te vogel o monster. Do vasil lac ti te ruaj gjerat e vjedhura nga ju hajnat.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sotiri

                                  Ore bole, si ishte femijë jetim Vasil Laçi? Enver Hoxha shkonte che vizitonte nënën e Tim çdo 5 Maj. Ore Idiot, lexo DHE mos flit marrëzira.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Ilir

                                    Po kerkonte Vojo Kushin kur bridhte neper male...tani ne vrime te miut... Vasil Lacin.... hahahaha QESHARAK! Atdheu ka nevoje per ty o Like, qe te rrish aty ku je, e te mirepresesh edhe mikun tend saliun....pleqeri te mbare e te gjate! Jemi te lumtur tju mbajme ATY, me taksat tona, ose me parate e SEKUESTRUARA qe ju i keni rrjepur ketij populli. Cdo shtepi e ka nje tualet... edhe per macet, por edhe per QENTE si ti.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mirësia

                                      Ti, Ilir Meta do të përshkruhesh në historinë e popullit shqiptar si njeriu më i lig, si njeri që mban tërësi vesesh të qënies njërëzore.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fshatari miliarder

                                        Likja drejtues i levizjes studentore?!?!?! Pu pu c’na degjojne veshet. Ky derr fshatari pervecse spiunin, nuk dinte te bente gje tjeter (jo per gje, por per fshataret e Skraparit, spiunlliku ishte profesion. Nje hajdut profesionist kujton se genjen njerezit. Harron ky gje e trashe se populli ithjeshte eshte mbi nivelin e tij.Kujdes Bes Kallakun Like (pasurite, pasurite o koke lope)

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje