“Berisha duhet të zbatojë statutin e PD-së pas humbjes, të largohet”, Mërtiri: Kërkon të shesë miqësinë imagjinare me Trump

29 Gusht 2025, 10:24Politika TEMA
“Berisha duhet të zbatojë statutin e PD-së pas humbjes,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij.

Në lidhje me këtë çështje, analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, e cilësoi reagimin e Berishës si një përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi partinë dhe militantët përmes “shpresave të rreme”.

“Çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Berisha jeton me ëndrra. Kërkon të shesë miqësinë imagjinare me Trump. Përpjekja që ka bërë Berisha është që të mbajë militantët dhe partinë me shpresa të rreme. Po Lufton për të mbijetuar, sepse është një hap larg ndaj pensionimit të tij politik” – u shpreh Mërtiri.

Sipas tij, mungesa e rivalitetit politik në vend e ka dëmtuar thellësisht skenën politike, ndërsa theksoi se kryeministri aktual Edi Rama nuk rrezikon humbjen e zgjedhjeve për shkak të mungesës së një kundërshtari të besueshëm.

“Politika është vrarë, sepse nuk ka rivalitet. Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet. Nëse ai pranon zgjedhjet, pranon edhe humbjen dhe duhet të zbatojë statutin e partisë – që në rast humbjeje, kryetari duhet të largohet dhe nuk ka të drejtën e rikandidimit” – shtoi analisti.

Më tej, Ergys Mërtiri përmendi gjithashtu se në Partinë Demokratike ekziston një klimë “represive” ndaj zërave kritikë.

“Përjashtohet nga partia kush kërkon largimin e Sali Berishës”, theksoi ai.

1 Komente

  1. A
    Arbeni

    saliu është një krimb gjitizi.Nqse ai largohet nga drejtimi i pedes ai e di shumë mirë se nuk e pjerdh më askush dhe ai dhe sypeshkaqeni e kanë vëndin në burg.Ky qelbësirë e kriminel ashtu bëri edhe më 1997 kur humbi zgjedhjet në mënyrë të turpëshme.Zgjedhjet u vodhën tha,prandaj nuk largohem si kryetar i pedes.Ky derr maloku nuk ka as turp e as nder.Ai ëdhtë bër bakallaro e nuk i nxihet faqja edhe pse shqiptarët e urrejnë dhe injorojnë këtë legen burrë e vrasës serial.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje