Berisha e sulmoi, kanidati i Bashës përgjigjet ashpër: Mos baltos ata që të hapën derën në ditët e tua më të errëta

5 Prill 2025, 22:04Politika TEMA

Berisha e sulmoi, kanidati i Bashës përgjigjet ashpër: Mos baltos

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër, Anton Kokaj, i është përgjigjur Sali Berishës për komentet që ka bërë në lidhje me familjen e tij, duke theksuar krenarinë për prejardhjen dhe qëndrimet e familjes Kokaj ndër vite.

“Familja ime është përballur me persekutimin dhe internimin, por ka qëndruar gjithmonë në anën e moralit dhe burrnisë”, shprehet ai.

Në reagimin e tij, Kokaj i kujton vitin 1997, kur familja e tij i hapi derën Berishës në një nga momentet më të vështira për vendin.

Në fund, ai i drejtohet Berishës me një thënie të Gjergj Fishtës: “I urti kurrë nuk ngutet, prej burrnie e jo prej tute.”

Reagimi i plotë i Anton Kokajt:

Doktor, më thanë që sot je marrë me fisin Kokaj, me familjen time, për të cilën jam krenar dhe e mbaj kokën lart.

Kjo është një familje që, pavarësisht sfidave e përballjeve ndër vite, ka qëndruar gjithmonë në anën e parimeve, të moralit dhe të burrnisë.

Familja Kokaj është ndër tri familjet e para që u shpallën kulakë në rrethin e Shkodrës. U persekutua, u internua dhe kurrë nuk ka pasur një triskë të Frontit. E besoj se këtë fakt e njeh mirë, Doktor. 

Është po kjo familje që u rreshtua ndër të parat në mbrojtje të demokracisë dhe të lirisë.

Besoj të kujtohet mirë viti ’97, kur në ditët më të vështira, derën e shtëpisë sonë e gjete të hapur, dhe u prite e u përcolle, pavarësisht gjithçkaje që ndodhi në atë vit të vështirë për shqiptarët.

Ndaj, Doktor, një burrë i vërtetë nuk harron dhe nuk e përdor fjalën për të baltosur ata që regjimi i djeshëm e i sotëm i ka përndjekur — ata që të kanë qëndruar pranë në ditët më të errëta.

E në fund, po të kujtoj edhe një thënie të Gjergj Fishtës:

“I urti kurrë nuk ngutet, prej burrnie e jo prej tute.”

8 Komente

  1. U
    USA.

    Doktor Adhamudhi, PD=WC

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jevgu

      kur familja e tij i hapi derën Berishës thot maloku. Tipik bythlepires servil deri ne vetmohim dhe njekohesisht idiot klasik. Ne 97 kucedra vicidolit ka marre jeté njerzish dhe ky dru me prre shpalos injorancen e perzier me idilin e servilizmit qe e paska strehuar kriminelin dhe tani Seder plagosuri vendiosi te ndrroje llogore sepse nuk u fut ne listen e kucedres. Shembulli me klasik i injorances dhe simboli i albanistanit.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dardan

      Populli: cfare do te mbjellesh do te korresh. Anton Kokaj e fute kryekriminelin dhe kryehajdutin e Shqiperise ne shtepi, ta gezosh tani kreun e agjentures erbo-greko-ruse, birin dhe dhenderrin e Serbise!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Z.Anton Saliu tere jeten e tij eshte mare me familjet e kundershtareve.E ka zakon qe te mbaj syrin te vrima e celesit.Kjo i ka mbetur qe kur ishte sekretar partie dhe vesi del me shpirtin

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Po cilin nga themeluesit e PDse ka lene pa baltosur, pa denigruar, deri ne rrahjen me shqelma ne keshillin kombetar te Eduart selamit, Gramoz pashkos, Neritan cekes, e me radhe deri ne lincimin publik te themeluesit te pds Azem hajdarit me fjalet me te uleta prej rrugaci nga fletushka naziste 55 e hajdutit Fahri Balliu .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Më vjen keq poooor kur do ta kuptoni kush është Berisha ?????

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dima.com

              Berisha,makineri e ndryshkur e shpifjeve,fyerjeve,poshterimeve,rrahjeve,dhunimeve,vrasjeve pas shpine,vrasjeve frejtepërdrejtë.Kushdo që ka jetuar kohën e tij, s’ka nevojë për komente.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                "Saleh Berisha nana e shpifjes dhe babai i intrigës"- shkodranët e kanë thënë. Atëhere si ka mundësi që në emër të antikomunizmit, këta prej 34 vjetësh mbajnë dhe mbështesin komunistin, kriminelin dhe antishqiptarin më të madh pas Enver Hoxhës, ish idhudhin e tij?! Si ka mundësi, kaq qorra e idiotë të keni qenë? I përkasim asaj shtrese që përnend zoti Kokaj, e votuam PD në 1991 dhe 1992, por jo këtë monstër, ppr fajtin se nuk e njihnim. Donim rënien e regjimit komunist dhe vebdosjen e një shoqlrue demojratike dge shtet tëmsë drehtës. Sapo e pamë se ç'ishte dhe ç'qe i zoti të bënte ai me klikën e tij, sidomos ndaj të përndjekurve politikë dhe ish pronarëve, u distancuam përfare me të dhe me PD, si pronë të tij. Sigurisht që kemi votuar, por jo këto dy pjella të PPSh, nënës së tyre. Kemi votuar posi, por për të djathtin 24 karat Petrit Kalakula sa qe gjallë, për Dash Shehin, sa kohë dhe ky nuk i qëndronte përbindëshit në krah; për djalin e Kurt Kolës kur krijoi dhe ai një parti, dhe të tjera raste si këto. Besnikëria e shkodranëve "antikomunistë" që i shkonin pas një sekrerari partie nga më sektarët, emisarit të Ramiz Alisë dge Xhelil Gjonit, në mos dhe agjent i shërbimeve sekrete antishqiptare, serbo-greke, është mjaft e çuditshme. Në këtë konent, u mora vetëm me shkodranët, jo vetëm se zoti Kolaj si shkodran tani vonë e paska njohur mashtruesin e pafytyrë, por sigurisht dhe gjithë atë turmë, në Shkodër dge gjetkë, që i shkon pas. Flas për popullin e thjeshtë, atë të mashtruarit nga demagogjia populiste, se arrivistë, servilë dhe të ngjajshmit me të ka plot, në mbarë vendin. Për fatin e keq të vetë atyre, por më shumë Shqipërisë që në një demokraci pluraliste kaq të ëndërruar të ketë një opozitë kaq të pranueshme e të dëmshme, që sakrifikon gjithçka për interesat e familjes mafioze, interesa për të cilat është gati ta djegë Shqipërinë, siç më herët e kanë bërë. Zoti Kokaj dhe të tjerë do ishte mirë ta mbajnë parasysh thënien: "Më gënjeve njëherë faji është yti, më gënjen përsëdyti faji është imi!". Uroj të keni kuptuar, por jo kur ju preket ndonjë interes, por si qytetarë të ndershëm dhe demokratë të 'djathtë' siç pretendoni, por kurrë me një parti që vetëm e tillë nuk është, përkundrazi me një që është gadi-gadi fashiste, që mban në krye një komunist ekstremist. Dhe në fund zoti Kokaj duhet të mbani parasysh se demokratë nuk jeni vetëm ju se thoninse jeni, por cilido që mishëron e mbart parime demokratike, dhe për më tepër që i zbaton ato.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje