Avokati Spartak Ngjela ka komentuar premtimet e Sali Berishës lidhur me tarifat doganore.
Ngjela u shpreh në Report Tv se Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Avokati shtoi se Berisha është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.
“Gënjen se s'ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’.
Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë”,-tha Ngjela.
Kur o Taku ne 2005 ndodhi kjo? Ku ndenji 8 vite. Ku e visitor Bush? E hyri ne Nato. Apo kur liberalizoi vizat. Ke rrjedhur fare.