Berisha mbledh pensionistët: Unë ju kuptoj më mirë se Rama

4 Prill 2025, 15:34Politika TEMA
Berisha mbledh pensionistët: Unë ju kuptoj më mirë se Rama

Këtë të premte Sali Berisha ua dedikoi pensionistëve. Ai mblodhi në një prej sallave të hoteleve në Tiranë disa bashkëmoshatarë të tij dhe u shpjegoi programin e Partisë Demokratike për ta. 

Sipas tij, vetëm ai i kupton emocionalisht pensionistët, dhe jo Edi Rama të cilit i duhen dhe ca vite për të mbushur moshën.

“Ata sot janë pa diskutim shtresa më në nevojë që përballen me dhimbjet e përditshme dhe jo pak prej tyre, qajnë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi. Unë premtoj sot se pensionistëve shqiptarë të gjitha padrejtësitë marrin fund brenda 3 muajsh. Vendosim minimumin 200 euro”, tha Berisha. 

Berisha t nuk u ndal vetëm te këto premtime, teksa për pensionistët foli më pas edhe nga selia blu në një konferencë për mediat, ku tregoi dhe masa të tjera lehtësuese për këtë shtresë.

“Pensionistët kërkojnë jo udhëtim falas, por me gjysmë çmimi, dhe unë u premtoj atyre udhëtim me gjysmë çmimi në të gjithë Shqipërinë. Pensionistët do kenë të drejtë të analizave bazë, falas çdo 6 muaj”, shtoi Berisha. 

I pyetur mbi faturën financiare të programit të tij elektoral, ku flet jo vetëm për ulje taksash por rritje të mbështetjes financiare në shumë sektorë, pa dhënë shifra konkrete, Berisha garantoi se gjithçka është e përballueshme.

“Këto para, para së gjithash do të dalin nga vjedhjet e mëdha që bëhen. Burimi i dytë i madh ku do të merren këto para dhe është shumë e drejtë, është se ne e kemi faktuar se ulja e taksave shton të ardhurat. Por burimi më kryesor i të ardhurave për përmbushjen e premtimeve janë realizimi i punëve publike me çmimet ndërkombëtare.”

8 Komente

  1. V
    Vala

    Na ngrenc mune ti kufome e veremosur!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Vazhdon tall bythen Saliu, po mire ua ben atyre qe vazhdojne i shkojne mbas, a thua nuk e provuan.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Ti kupton Belerin me mire se ne, ndaj mos na u lepij si kurvicke.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piloti

          Programi economik i PD asht njelloj me prgramin e firmave piramidale SHQIPTARE MOS U MASHTRONI.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lezhjani

            Po ti kuptoje nuk do I lije atehere me 10 mije lek pension minimal e pension maksimal 24 mije leke .Tani nuk ka kufizim pensioni kush ka punuar dhe eshte siguruar merr pension te mire sepse nuk eshte me ligji diskriminues I bere nga ju por eshte ndryshuar.Nqs ne kohen tende nje arsimtare dilte me pension me 18000mije lek sot del me 40000 mije leke njerezit nuk hane bare sot dhe nuk genjen me

            Përgjigjjuni
            1. U
              Urretja e Pensionisteve pet Vampirin

              Ti Vampir i ke kuptuar qe ne. Vitin 1992. U shofsh si rrace o Vampiriri i çidolit !Vi

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gishti i Mulit

                Tallet a nuk tallet ky që i fluturob nga puna sikur nuk kidhin punuar një ditë. Ky na la me pensionr mizerabile, të cilat u rregulluan disi për sta që dolën në pension në 2015. Moos u gënjeni nga fjalët e këtij që lëkurën e ndërron po jo zakonin nuk e harron. - Kujtoni kush ju vodhi kursimet me firmat Piramidale. - kush ju i vrau djemt e Vlorës dhe gjithë Shqipëris. - kujtoni kur i dogji në Gërdec 26 njerës. - kujtoni kush i vrau në Bulevart njerëzit me duart në xhepa. Pra mos u gënjeni hapni sytë kur votoni.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vigjilenca

                  O karagjoz, palaço i qenies njërëzore si mund t'i kuptosh ti këto njërëz model, punëtor, profesionist të zotë, patriot dhe të ndershëm, që me djers, mund dhe gjak kontribuuan në ndërtimin e këtij vendi, kur ti i i thurje hosana Enver Hoxhës! Si mund ti, Njeriu i Zi, që grabite djersën e tyre dhe bëre miliarder lubitë trashëgimtarë, të kuptosh ata, që fëmijët e tyre çanë detet për të mbijetuar, që fëmijëve të tyre u more jetën në'97.në Gërdec, në 21janardhe ju shkatërrove të ardhmen, vendin e tyre. Çfare të përbashkët ke me të urtët e dinjitozët e këtij kombi, je shumë larg tyre, je si një vemje e neveritshme në zvarritje në grahmat e fundit mundohesh të mashtrosh, por koha ta zhveshi Petkun e mashtrimit. Je i pavlerë dhe vetmitar i gjëmave të tua.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje