Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve!

6 Prill 2023, 17:00Politika TEMA

Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e

Një tjetër kallëzim penal është referuar në SPAK për ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Materiali kallëzues mban firmën e avokatit Idajet Beqiri, i cili përpos Metës dhe Berishës, kërkon ndjekjen e penale edhe për ish- ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish- ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish- zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish- drejtorin e KESH Engjëll Zeqo.

Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

Në kallëzim pretendohet se kanë kryer disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, organizatë kriminale, fshehje pasurie etj. Sipas kallëzimit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it.... Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit  10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë....

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish- ministri Ilir Meta, ish- ministri Edmond Haxhinasto, ish- ministri Ridvan Bode, ish-zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish- drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim.

Me një manovër institucionale, u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “...Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe", thuhet në padi.

13 Komente

  1. ,
    ,,,,,

    Ik o bythqir se je bere i peshtire

    Përgjigjjuni
    1. A
      A ta Lumsha Idajet Beqiri je Yll Shqiptare

      Kjo eshte Burreria e Shqiptarit ,ky eshte Patriotizmi Vertete i qytetarit te ktij vendi , Avokati i Shqiperise z,Idajet Beqiri eshte Shembulli i qytetarit shqiptare ,i atyre qe duan vertet te jetojne ne nji Shtet Ligjore dhe ku funksionon Drejtesia . __Shpresoj shume qe Spak - mos te vazhdopj te bej Bodigardin e Bandes se Krimineleve qe shpartalluan Shqiperine ,_______Banda saleh_ mutaj_ bode_ haxhinasto_ ruli_topalli_bregu_basha _ etj qe kan pushtuar me Vila _Lalzin . __I nderuar Avokat I.B ke pas gjithe shqiptaret vec bijve te bushtres dhe hajnave te ktyre 32-vjeteve . Spak ose te Veproj ose te Zhduket e kthej pas Miljonat e fituara pa bere Drejtesi

      Përgjigjjuni
      1. k
        komentues i perhershëm i Meros

        Kermat e saliut as nje llagap nuk shkruajne se kujtojne se fshihen keshtu si koka e strucit ne rre qe bythen ja ha dhelpra, por Mero Baze, po ti doje bytha, me ligj e ka ti gjeje se kush jane mbi bazen e IP te kompjuterit. Lexo çfare shkruan idiotesia barbare e felliqur e Sali Dobiç Sheqere Kurves!

        Përgjigjjuni
      2. k
        kacidhja

        Te lumte o IDAJET por keta mbrohen nga EDI .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dante

          Ahahahaa prap ky i cmendmi idajet beqiri!!! U be lolo fare. Po kur ben mero pastaj sikur eshte kallzim serioz. Pupu Ik o mero iiiik. Ik o mero Mos u merr me me halit valterin dhe idajet beqirin. Behu pak kreativ thuaji Rames

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Hahaha padi ne SPAK ! Z. Beqiri mos u lodh kote pasi eshte e qarte tani si drita e diellit qe padite ndaj Berishes e Metes, Altin Dumani i hedh ne koshin e plehrave.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Robt ku ti kesh o presje dumbabisti.

              Ti komentuesi "presja", dukesh që je mazoçist, që i paske qejf sharjet. Atëherë, po ta bëj qejfin, dhe po të them : "Idajet Beqiri, dhe Amerika ti shkerdheftë krejt rracen dhe robt e shtepisë, ty, Sali rracë-qir Berishës dhe Ilir Metës".

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taraboshi

                Shqipo I thote I cmendur Nje njeriu qe denoncon aferat korruptive te pa para te bere qellimisht per interese te ngushta dhe per te shkaterruar sistemit energjitik.Mire qe e hoqen Saliun nga pushteti me vote se do te shiste dhe hidrocent e lumit drin dhe shteti yne nuk do ishte mbathje

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Spaku ,pritet te veproje

                  Po ku kane te mbaruar krimrt e Saliut more i nderuar . Krimet e Saliut e Like Mutajt as plumbi nuk i lan po vetem litari mu ne mes te Tiranes, plaget qe kane shkaktuar vendit keta dy plera duhen shume vite e vite per tu riparuar

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                    mos u lodhni kot me kriminelet e pas 90tes se sa te jet aspaku si shtojc e plepave,nuk ka per te ndodh gje.kriminelet e hajdutet mbrojne njeri tjetrin,edhe edi rames nuk i intereson te denohet saliu,ashtu sic promovoi hajdutin ilir president,ate beri me boden qe hapi gropen qe po " mbush"rama

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Imigranti

                      Shikoni cfar plehra ka !; shajne Idajetin qe denoncon vjedhjet monstruoze qe i jane bere kombit. Keta kane vjedhur gjakun e popullit dhe duhet te denohen pa meshire. Nuk eshte fare e nevojshme privatizimi i Hi drocentraleve!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vjosa e eger

                        Bravo z. Idajet, je patriot i vertete dhe njeri qe i dhimset ky vend. Mos u ndal se demaskuari dyshen famekeqe Berisha Meta per aferat e tyre koruptive te shumta e shume te denueshme, se keshtu mbase edhe SPAKU do ndergjegjesohet e do beje punen per te cilen edhe eshte ngritur.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zani Burimi

                          Duhet te merret SPAK me kembengulje per t'ia kthyer shtetit 4 HC, se jane pasuri e popullit dhe jo e Saliut dhe Likes. Nje punetor i Hc te Shkopetit na tha se i kane hequr te gjithe punetoret qe kane punuar prej 35 viteshdhe kane vene fuksat e vet "pronaret" e ketyre Hc-ve qe te mos dalin te vertetat e vjedhjeve e dallaverave qe bejne. Bravo, Idajet Beqiri qe ua "kendon" maskarenjve te atille!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje