Berisha në protestë para Kryeministrisë, Rama takim me të rinjtë në Elbasan: Rrisim financimet për programin Startup Albania

8 Maj 2026, 19:43Politika TEMA

Berisha në protestë para Kryeministrisë, Rama takim me të

“Ishte kënaqësi të mund të shihnim çfarë keni bërë. Ky takim vlen që edhe të tjerët të shohin se çfarë bëjmë së bashku, qeveria me të gjithë ata që njësoj si ata djemtë që prezantuan startup-in e tyre, vendosin të sëitch-in jetën e tyre, duke besuar tek forca mbi natyrale e teknologjisë sot, që i jep mundësi njeriut të realizojë të paimagjinueshmen.

Ne, sot mund ta themi lirisht atë që deri pak kohë më parë ishte për të qeshur, që cilido ndër më të rinjtë në Shqipëri, mund të punojë në ccdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia, kudo qoftë ajo, në Tiranë, Elbasan apo fshat të largët. Mjafton që të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Mund të punojnë pa lëvizur nga shtëpia dhe të paguhen shumë herë më mirë seç do paguheshin po të largoheshin nga vendi i tyre.

Sot nuk është më për të qeshur sepse është një realitet që zgjerohet me shpejtësi duke integruar në perimetrin e vet gjithnjë e më shumë të rinj e të reja, falë faktit që teknologjia iu vë në dispozicion mjete që të rinjtë dhe të rejat, i kuptojnë dhe zotërojnë më shpejt se të tjerët.

Shifrat janë domethënëse. Trefishimi i numrit të aplikantëve për programin Startup Albania që ka nisur disa vite më parë dhe tani është i besueshëm. Falë besueshmërisë dhe informacionit, ka tërhequr një interesim të madh dhe një numër rekord aplikimesh prej 1219 aplikimesh për mbështetje financiare që shkon nga 15,000 deri në 45,000 euro dhe për projekte konsolidimi deri në 90,000 euro, që nuk janë kredi, por grant që qeveria shqiptare ia vë në dispozicion atyre që kanë ide dhe potencial për të krijuar një zgjidhje, një kompani të vogël e më pas të madhe.

Për vendet në zhvillim si Shqipëria, teknologjia është një bekim shumë i madh. Kur lind nevoja për të pasur dikë pranë, është qeveria shqiptare që jep atë financimin fillestar për të zhvilluar hapat e para të idesë. Këtu kemi nxjerrë një mësim nga rritja e shpejtë e aplikimeve. Ne do të rrisim dhe volumin e financimit për tiu përgjigur kësaj shpejtësie.

Bazuar në vitet e para, në vitin 2024 ishin 422 aplikantë, në 2025 ishin 536, ne parashikuam një fond që të rritej kështu. Duke u gjendur përballë 1219 aplikantëve do të duet që tu japim një mesazh të gjithë atyre që kanë aplikuar, që ne nuk do të kufizohemi tek numri i fituesve të parashikuar sipas shifrave të 2 viteve të kaluara, por do bëjmë një financim ekstra në javët që vijnë, dhe do të financojmë edhe aplikues të tjerë mbi atë shifër, që ta rrisim financimin po aq sa është rritur numri në proporcion. " tha Rama.

1 Komente

  1. D
    Dire Starits ////----//////

    Ore kanakar meqe je ne Elbason pse nuk funksionoj mbas remontit inceneratori i Elbasonit? Po ai i Fierit qe gjoja ka mbaruar se paret i ke dhone pse nuk ndizet qe te djege plehrat dhe te prodhoje edhe energji elektrike pa leke? Jep shpjegime per paret e hudhme e pastaj boj premtime per te ardhmen! Po ato 2 satelitet i kemi mbi koke ? Se ti je i gjate dhe shikon me mire nga qielli!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje