Mehdi Taremi është lojtari simbol i Iranit dhe si i tillë ka mbajtur një qëndrim të fortë karshi FIFA-s dhe presidentit të saj në fund të ndeshjes mes ekipit të tij dhe Egjiptit, ku VAR u kthye në protagonist absolut.
“Ky Botëror është një katastrofë. E them këtë me bindje pasi FIFA duhet të jetë këtu për të sistemuar gjërat, por deri më tani nuk ka bërë asgjë”, nis sulmin e tij bomberi i Iranit.
33-vjeçari tregon bisedat e bëra mes kombëtares aziatike dhe vetë numrit një të FIFA-s. “Zoti Infantino na vizitoi pas ndeshjes së parë që zhvilluam përballë Zelandës së Re dhe në dhomat e zhveshjes na premtoi se ishte vetëm fillimi dhe se gjithçka do të sistemohej. Por faza e grupeve përfundon nesër dhe asgjë nuk ka ndryushuar”, tregoi Taremi.
Sulmuesi rrëfen për vështirësitë që i kanë sjellë delegacionit të Iranit konflikti luftarak. “Të gjithë ata që duhet të na ndihmonin me logjistikën nuk kanë mundur që të pajisen me viza. Si është e mundur që ne pas ç’do takimi duhet që të fluturojmë drejt Tijuana-s? I dashurojmë njerzit atje ashtu si dashurojmë të gjithë Mekskikën. Ne jemi profesionistë dhe marrim pjesë në një event profesionist, kjo që po na ndodh nuk është e drejtë”, akuzoi Taremi.
Si kudo edhe ne sport komandon politika.Shume mire qe kundrejt Rusise u morren masa per mos pjesemarrjen ne evente sportive.Shkaku ishte sulmi kunder Ukraines.Po USA dhe Izraeli qe sulmuan Iranin a nuk kane kryer te njejtin veprim?Pjesemarrja e Iranit ne Kupen e Botes eshte shoqeruar meveprime represive.Pse?