Costa: Anëtarësimi në BE varet nga ritmi i çdo shteti

8 Maj 2026, 17:20Politika TEMA
Costa: Anëtarësimi në BE varet nga ritmi i çdo shteti

Nga Firence në 50 vjetorin e universitetit evropian Presidenti i Këshillit evropian Antonio Costa tha se zgjerimi është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë, paqen, prosperitetin dhe sundimin e ligjit.

“Zgjerimi i BE-së, është në fakt një proces i bazuar në meritë, që do të thotë se ritmi është i ndryshëm me secilin vend. Javën e kaluar miratuam krijimin e grupit të punës për të filluar hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi në BE. Duke parë vlerësimin nga Komisioni Evropian, është e mundur që të përfundojmë negociatat me Malin e Zi deri në fund të këtij viti, që do të thotë se në vitin 2028 nuk është e pamundur të kemi Malin e Zi si Shtet Anëtar. Me vendet e tjera kandidate, procesi nuk po ecën kaq shpejt, por duhet që të vijojmë me këtë ritëm”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Costa u shpreh kunder grupimit ne cifte te shteteve candidate

“Nuk më pëlqen që të vendos objektiva artificialë. Unë them se zgjerimi është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë, paqen, prosperitetin, sundimin e ligjit, demokracinë në shtetet fqinjë me ne. Duhet që ta arrijmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur por kjo varet, shtet pas shteti. Jam shumë kundër idesë për të çiftëzuar proceset.  Mendoj se kjo nuk është një ide e mirë”, theksoi Costa.

Mali i Zi synon anëtarësimin në BE në vitin 2028 ndërsa Shqipëria brenda vitit 2030.

3 Komente

  1. ^
    ^^^^

    Tē gjithē hiqen si President BE-je ashtu siq kemi Pellumb Pelinçin qē hiqet nga Amerika si kryeministēr, ashtu si Leka qē hiqej si mbret i trojeve shqiptare.Jan tē gjithē kēta ish politikan qē kan dalur skarco nga politika e vēndit tē tyre dhe kan shpikur njē BE artificiale ku vet vendet e BE-sē shpeshher e kan parē tē dēmshme pēr vēndin e tyre.Do ishte mir tē antarsoheshim qē kēta politikanēt tanē qē e kan qelbur prej 35 vitesh parlamentin shqiptar tē kalojn nē kuvendin e BE-sē ose ndonjē funksion komisioneri

    Përgjigjjuni
    1. E
      E mjera BE kush e drejton

      Sa koqe ka ne drejtim BE?! Nuk e ka keq Trump kur thote se BE duhet shperbere!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Battelstar Galactica

        "Me vendet e tjera thote ,procesi nuk po ecen kaq shpejt".....Para 6 muaj thonin"... Montenegro and Albania are the Frontrunners..." tani mbeti Montenegro dhe te tjeret , dmth ene Albenia si derrat m me lluce me grupin.... Me qene te sinqerte ato ishin fjale te bukura qe edhe ne Shqiptaret vet nuk po i besonim as syve e as vesheve , qe kur keshtu Shqiperia ?! me salce te prishur dhe me uthull me krimba , Kurse qeveriu si kokoshi maje plehut e kapi filmin ne ajer ene nxitoi me rraf gjoksine me bo fushate per meritat e hicit.E verteta ishte se te gjithe si ne edhe ata e dinin qe asgje nuk ndryshoi per ti hapur te gjithe kapitujt ne nje vit, kjo ishte vec pjesa e kulacit dhe merita ishte nje dhe e VETME DREJTESIA ,po kur kta te squtit e Tiranes qe e shuajne popullin me rrena tere diten , filluan te genjejne edhe ustallaret e BE, fillimisht me euforine e atyre u myten me nje pike uje ene iu duk sikur kishin kap qiellin me dore , e miletit po i shplanin trute me ate "passaporten e vogel " ne cdo takim elektoral nderkohe qe nuk po benin detyrat e shtepise , a thu se i permbushen premtimet per uje e drita. Dhe me vone me dinakerine e Letres Rama Vucic ku i thuhej BE indirekt , na fut keshtu si jena te dhjere por krenare,helbete (mos na e vini re hajdute jena) dhe kur e pane qe KOSI iua tha troc , ne BE do te hyni te pastruar e te lare dhe jo te qelbeni ere ndryshe rrini pas porte, dhe me vone me truke te tipit diversiv 5 leksh Jo po Jena Si Italia po Jo si Gjermania , e karagjoslleqe si keto , apo me ndonje lobing te deshtuar ne Forumin ne Spanje ku KM yne i nderuar me siguri i ka kerku Sqarim ketij KOSTES per ta perkrah, dhe ne fund me karshilleqet Pro Trump, si ajo shprehja per inat te sime vjehre shkoj e fle me mullixhiun...................DHE E GJITHA KJO PER CFARE , per Drejtesine e per Balluken, per sterkembthin ndaj DREJTESISE.KJO ISHTE DHE MBETET PIKA NEVRALGJIKE.QE KUR komandanti doli e tha .....TE MOS GUXOJNE TE ME MARRIN TELEFONIN, ......APO I CARMATOSA TEK DERA ATA TRIMOSHET E SPAK, apo .........BELINDA DONTE DORHEQJEN PO S E LASHE UNE.......... Apo MILRLINDA esht fukaresh kot i bin me qafe etje etje .po mor mik po por ke ngateruar Teze URSULEN me OGERTA MANASTIRLLIUN pranej po t hecin punet kshu , megjithate maje me shnet, ene populli ta gezoje , memorandumin e kucit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje