
Ish-kryeministri Sali Berisha me tone të ashpra i është drejtuar SPAK-ut të hetojë pasuritë e Edi Ramës, por jo vetëm.
Berisha tha se përse nuk hetohet Rama për shtëpinë e tij si dhe pallati i familjes Basha.
Ndërkohë, ai thotë se vetë personalisht ka vetëm 100 mijë euro dhe një apartament modest.
“Ky është një parlament që vij vetëm për ju qytetarë. Futem në një parlament njerëzish të shndërruar në skllevër nga kryetari i tyre. Jam i vetëdijshëm se aty ku hiqet vota vihet droga, aty ku nuk flet vota, flet krimi.
Kanë ngritur një drejtësi që nuk ua pranon kurrkush më. Ju të dashur qytetarë e humbët përfundimisht të drejtën për të pasur një proces të drejtë. Me dosjet e krijuara do prisni 20 vite ose do paguani qimet e kokës për të afruar procese gjyqësore. do të paguani shumëfishin e asaj që paguanit më parë.
Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar që e ka blerë me 2 euro.
Pse nuk hetojnë pallatin familjes Basha? Por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh. Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Ramën dhe Ahmetajn, Veliajn dhe Agaçin për aferën e djegësave”, deklaroi Berisha.
Kullat tel kompleksi Partizani Jane tè mijat vilat tè gjiri lalzit gjithashtu e shume e shume tè tjera. Ti je njeriu me i varfer ne Shqiperi
O Sali kufoma , flet shume dhe sdi se cthua ....haron qe ke mere ne France nje nder zyrat avukatore me te degjuara , tua versulesh Sekretarit Amerikan te Departamentit te jashtem Antoni blinken , po zyren avukatore me keto 100 mije euro do ta paguash ???? Se ata duan gjysem milioni vetem te lexojne ceshtjen ...a Sali kerma Sali kerma ...nxir parane e vjedhur o qelbesire
Gjynah ky nuk ka eshte i varfer nuk haaa ky préservatif i mere Shqiptaret per debila ka
atyre 100 Mije eurove shtoji dhe gjashte zero te tjera dhe jemi ok
Sahale B.isha kujton se Shqiptarët kanë harru se çfarë ka thënë kur iku nga BRRAKA: Apartamentin ma ka huazuar pronari deri sa të bëj rikonstruksionin e shpisë(apartamentit) që kam dhe do kthehem prapë!?!?!?