Berisha po vepron me Shtetin sot njësoj si natën e errët të 21 janarit!

13 Gusht 2024, 15:59Politika TEMA
Berisha po vepron me Shtetin sot njësoj si natën e errët të

I mbyllur në apartamentin e tij në një nga rrugët më të pasura të Tiranës, Sali Berisha vazhdon të bëjë atë që në mbi 30 vite të karrierës së tij politike ka bërë me shqiptarët: Manipulimin e të vërtetës! Dhe lihet i lirë ta bëjë çdo ditë përmes deputetëve dhe ish-zyrtarëve, si atë natë pas vrasjeve të 21 janarit kur mobilizoi të gjithë Shtetin për të zhdukur gjurmë, pamje, njerëz, dëshmitarë, që do të mund ta çonin tek urdhërat e tij.


Sot bërtet me të madhe se në Shqipëri nuk ka Drejtësi dhe ndoshta, kjo është e vërteta e vetme dhe më e madhe që ai thotë nga dritarja e apartamentit, ndërtuar, e më pas “rrëmbyer” oligarkut të radhës (me të njëjtat metoda ka bërë të tijën edhe zyrën që ai ka në një tjetër kullë luksi në Tiranë edhe vilën në gjirin e Lalzit edhe dhjetëra prona të shpërndarë mes fëmijëve të tij dhe familjarë).

Në Shqipëri nuk ka Drejtësi, pasi Sali Berisha duhet të ishte vënë para saj, jo pak kohë më parë, - pas shpalljes amerikane “non grata”-, por dhjetëra vite më parë, atëherë, në të largëtin 1994, kur ai nisi  bënte trafikun e naftës drejt Malit të Zi e Serbisë me firmën e Partisë Demokratike “Shqiponja”. Sot me siguri e gjithë linja Durrës-Laç-Shkodër e Hani i Hotit nuk e ka harruar përmbytjen me naftë të mjeteve që shkonin drejt Malit të Zi me çdo mënyrë, bidona, kazanë a autobotë. Duheshin vite që të pastrohej Liqeni i Shkodrës e gjithë ato rrugë shqiptare nga njollat dhe era e fortë e karburantit që furnizonte makinerinë ushtarake të Millosheviçit kundër shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës, kur e gjithë bota e kishte vënë nën embargo. Ndërsa sot, nga dritarja, ai shtiret si patrioti mbi patriotët.

Sali Berisha ka të drejtë kur thotë se nuk ka Drejtësi në Shqipëri, pasi, është për të vënë duart në kokë se si njeriu që bëri mashtrimin me firmat piramidale, vjedhet masive të bazave ushtarake dhe armatimin e popullsisë, luftën civile të '97, tentativën e puçit të shtetit të 14 shtatorit '98, tenderat korruptivë pa fund në qeverisjen 2005-20013, masakrën e Gërdecit dhe të 21 janarit, është i lirë të bëjë shantazhe sot ndajt kujtdo, qofshin gazetarë apo njerëz të drejtësisë, që “guxojnë” t’ja përmendin atij dhe medias së tij ato ngjarje të pandëshkuara ende,  me fakte dhe dëshmi. Dhe një shantazhues i tillë ka në dorë sot deputetë e ish-zyrtarë me akses nëpër institucione, të cilët i përdor si armë dhe mjete për të marrë informacione dhe për t’i manipuluar direkt në origjinë, direkt nga zyrat që janë pronë e Shtetit dhe e qytetarëve. Tamam siç bëri natën e 21 janarit 2011 dhe ditët që erdhën më pas me të gjitha provat në kryeministri dhe presionet ndaj hetuesve të ngjarjes, gazetarëve, viktimave dhe familjarëve të të vrarëve.

Përmend duke bërtitur gati çdo ditë fjalën narkoshtet, mafie, drogë pikërisht ai që krijoi Lazaratin dhe i dha lirinë e plotë trafikantëve të qëllojnë me armë edhe helikopterët e Guardia di Finanza-s e të sulmonte më kundërakuza gazetarët që thjesht denoncuan kultivimin e kanabisit në atë qytet.  

Vrasje

Korrupsion

Shantazh

Kërcënim

Gjobvënie

Rrëmbim pronash

Media të blera

Marrje pronash personale në këmbim të tenderave dhe favoreve publike

 

Në të vërtetë, këto veprime dhe akuza, për kë janë të bindur shqiptarët se i ka aplikuar gjatë gjithë jetës, për vete apo për kundërshtarët e tij?

Ka të drejtë Sali Berisha kur thotë se në Shqipëri nuk ka Drejtësi. Kush më mirë se ai e di këtë, meqë përsonalisht e familjarisht punoi i palodhur të mbushte Universitete e zyra të drejtësisë me njerëz që iu betuan për besnikëri.

Edhe narkotrafikantët më të egër të planetit do t’ja kishin zili këtë akses të pakufijtë me Shtetin, përdorimin e tij për vetëmbrojtje, si kur ishte në pushtet, si tani që është në opozitë. Ai po bën sot, atë që ka ditur të bëjë gjithmonë./ Shqiptarja.com

7 Komente

  1. K
    Koha

    Nuk eshte poenta aty. Ne fakt, si po vepron shteti me Berishovićin. Ç’pret qe nuk e arreston. Apo e mbron Rama se i duhet si oppzite per marrveshje qe te mbaj perjetesoht pushtetin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuituzovi

      Drejtesia ne shqiperi eshte ashtu si thot Sali Berisha. Nuk ka drejtesi. Po te kishte drejtes,sot Sali Berisha do ishte ne burg me burgim te perjetshem. Krimet qe ka bere Saliu me njerzit,bandat dhe partine e tij terroriste,nuk ka kandar t'i peshoi dhe nuk ka meter t'i masin. Me te drejte sot Saliu,nga dritarja e banjos se tiij gerthet dhe shane te gjithe perveç vetes se tij. Sali eshte i zi si korbi,jo thot ai nuk jame une i zi por Edi Rama. Nuk pranon asgje. Por e pranon apo jo qeverisjen e keqe Saliu eshte normale,por populli ama e di te verteten dhe ja ka vene kufirin te thana,asnje vote ne zgjedhje. Saliu me lope.Pushtet per te nuk ka.

      Përgjigjjuni
    2. c
      ce

      Per perbindeshin 80 vjecar te vicidolit drejtesi ka vetem kur gjyqtari me i korruptuar i planetit dhe me i urryeri per mbare shqiptaret, se mbrojti spiunin Agush nga burgu duke e quajtur videon e fameshme - gimi me tha mua 7% nga ana ime- te Dritan Priftit te montuar ,dhe ky eshte Gjin Gjoni njeriu i drejtesise qe shiste drejtesine me leke per te cilen eshte denuar perjetesisht dhe flakur nje here e pergjithmone nga drejtesia shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Si një ligj i natyrës njerëzore, me siguri KARMA, do të veprojë edhe për këtë monstër me 7 koka. Më shumë se skeptik jam shpresplotë se ajo ditë po afron. Hapi i parë, pavarësisht pëllitjeve të tij çdo mbrëmje nga papafingo e shtëpisë apo anatemimet e dëshplruara që bën sidomos SPAK-ut, janë shenja që ai, më shumë se çdokush, e ndjen fundin e tij të palavdishëm dhe plotësisht të merituar. Do mbetet në histori i mallkuari i shqiptarëve, por më shumë mallkimi shkon për Ramiz Alinë, atë që na e bëri peshqesh, për demo(n)kracinë e tij katoviciane këtë përbindësh.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia

          Berishes duhet me i shkerdhy cfar i mban pragu shpis

          Përgjigjjuni
          1. S
            Svetllana

            Sali Berisha eshte kreu i miliardereve ne Shqiperi, si mund te gjykohet ai, o budallenj!?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Kush prisni ta arestone ,Rama ? Kelyshi i tij qe iku nga pd kur e pa se s ja varte njeri... Ne pushtet jane gjithe felliqesirat e Berishes.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje