“Berisha s’mund të bëjë më presion", Gjikondi: Ndarja e opozitës, pa kthim! I ka përcarë interesi i Saliut

7 Qershor 2024, 14:16Politika TEMA
“Berisha s’mund të bëjë më presion",

Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha, përmes deputetëve që i shkojnë nga pas, po përpiqet që t’i bëjë presion parlamentit dhe drejtësisë shqiptare në lidhje me vendimet që pritet të merren më 11 qershor, djegia e mandatit të tij si deputet dhe fati i vulës së PD.

“Në një parlament të zgjedhur me votë të lirë, nuk mund të ndryshohet me dhunë nga një grusht njerëzisht që shkojnë nga bashkia te parlamenti, ankohen për ndotjen e ajrit dhe mos përmirësimin e tij por ndërkohë mendojnë se protestat janë gomat e djegura me benzinë dhe ndotja e kryeqytetit.

E vërtetë që e gjitha bëhet për interes të një familjeje dhe një personi të caktuar, i cili sa më shumë afron 11 qershori që është data ku ndahet pjesa e vulës zyrtare të asaj partie që nuk është më parti por vulë partie, por ndahet edhe dekati personal i Berishës. Perëndia ka bërë që të jenë me një ditë të dyja, vendimin e parlametit që t’i digjet mandati dhe dita ku vendoset nga gjykata e Apelit në lidhje me vendimin e vulës.

Këto vendime kanë të bëjnë me fatin e pasurisë së familjes së tij dhe po përpuqet që duke futur vajznë në skenë dhe duke ngritur në mënyrë artificiale adrenalinën agresive të një grupi personash që nuk janë mbështetsit e opozitës, mendon se do të bëjë presion ndaj parlamentit, drejtësisë dhe mendësisë së shqiptarëve.”, tha Gjikondi.

Duke komentuar veprimet kaotike të opozitës një ditë më parë në Kuvend, ajo tha se përçarja e opozitës është pa kthim.


“Përcarja e tyre është pa kthim pas. Ata i ka përcarë interesi i Berishës. I dimë shumë mirë se ai është personi kryesor.

Pamë që Bardhi deri dje ishte më i egër se Basha ndaj Berishës, në facebook shikoje statuse denigruese dhe përjashtuese për Berishën dhe sot bëhet flamurtari i madh.

Kemi një kapërcim të tejskajshëm të Bardhit brenda një viti nga një ekstremist kundër Berishës në pro, duke kërkuar nga Nikolla që të kthejë Berishën.”, tha ajo.

5 Komente

  1. A
    Arbeni

    saliu dhe larot e tij do pëlcasin nga marazi.Ata janë gjirizet e popullit shqiptar dhe si të till ata urrehen nga shqiptarët për bëmat e tyre. Ata janë katandisur si mos më keq.Në zgjedhjet e ardhëshme ata do mbeten një grusht deputetësh pa pikë vlere.

    Përgjigjjuni
    1. o
      o popull dele

      Sali qeni terbuar,qe ka infektuar nje pjes te mir te atij parlementi dhe lef maj pallatit ne penxheren e turpit me te madh historik dhe ka diskretituar krejt nje shtet te mvarur nga hija e tij ,shtet i pa aft ose aq te aft qe nen rogoz bashkpunon me krimin e tij ,me hajduterin e tij,e me deri ne tradhtin qe kaq shtrejt i kushtuan shqiptareve qe i besuan pushtetin aq vjet ! Kjo kafsh shpellash hedhur ne preher naivesh degjeneroi me ushtaret e tij ,krejt ate cka quhen politikan dhe marin ne dor me forcen e pushtetit ,per te mos jet i mundur funksionimi i paster me qellim barazie dhe mirqenie te atyre qe ju besuan pushtetin ! Shikoni akoma ke fotc e fuqi ktu e 40 vjet ti shpetoj ndeshkimit, per ate biografi aq te renduar vjedhje dhe krime qe dihen edhe nga femijt e lagjes ,Ka kurajo e forc te kerkojdhe kurdis dhe aktivizimin e pjestareve te familjes ne kte rjedh te zez anti shqiptaresh duke organizuar si vetja ,ftyra te ndyra e te neveriteshme ......Aka me turp ???? KIu qendron pra celsi , dhe mbeshtetja e kesaj pabesie dhe armiqeie ndaj nje populli qe mbeshtet NON GRATA..........!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Amant Dregjoni

        Por e keqie nuk ka fund ne ate mishmash bashkimi ne diversitet. Shume shpejt, çeshtje javesh foltorja do te behete kashte koqe. Bardhistet do ta braktisin plotesiht vetem me ndonje perjashtim ne momentin kur Argite do te komandohet ne krye ye foltores duke zevendesuar te atin. Bardhi, Gjekmarka e ndonje tjeter nga grupi i tyre do ta braktisin me njehere gjoja ne emer te parimeve te demokracise...Pas tyre edhe te tjeret. Fati do te jete i shenuar pas kesaj. Deri ne zgjedhje do te kete grup bardhist, foltore dhe bashist. Por pritet edhe gjema me tej. Rama do te bej nje rofeshate dhe gjasat jane qe te shpallen zgjedhje te parakoheshme duke shfrytezuar akuzat e perditeshme te pedese per perfshirjen e ministrave te tij ne afera dhe ne spak. teorema eshte gati e inincuar nga vete opozita. Pastaj....pastaj gjithkush do te shohe qereles. Te gjithe keta ''trima'' qe birbilojne ne parlament dhe neper banaqe ekranesh mbremjeve do te jene ofsajt. Parlamenti tjeter do te kete aktore te rrinj...Hajde ç'vete ne ate shqiperi te zene ne gryke e te mbajtur peng nga nje grusht banditesh politike. Do rrojme dhe do t'i perjetojme te gjitha. Dhe kjo do te jete fundi i tragjedikomedise se politikaneve shqiptare te mbledhur aty veçse per interesin e kryetareve. Tung nga Bostoni.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje