LDK-ja me konferencë ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe personalitete të tjera

7 Qershor 2024, 13:44Politika TEMA

LDK-ja me konferencë ndërkombëtare “Rugova dhe

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova të hënën, më datë 10 qershor, nga ora 11:00 do të mbajë konferencën ndërkombëtare ''Rugova dhe Perëndimi’’, në shënim të 25-vjetorit të lirisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se konferenca mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët tona më të rënda.

“Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës”, thuhet tutje.

Në panel do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema,  Vincenzo Pagli, President i Akademisë Papnore për Jetën dhe Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në panelin e dytë do të jenë gazetarë e shkrimtarë.

Folësit do të trajtojnë përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore, trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe narrativën e Kosovës në kryqëzimin historik vleror dhe medial.

LDK-ja me konferencë ndërkombëtare “Rugova dhe

4 Komente

  1. K
    Kurti do ta ndalon ket aktivitet

    Si mund te organizohen te tilla evenimente pa te madhin Kurti dhe presidenten kukull te tij Osmani?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nejse.

      Ibrahimi nga Rugova...!!! Nuk bersoj që ishte nji tradhetar i betuar i kombit Shqiptar. Nuk besoj që ishte kolega me rracë-qirin e Viçidolit, si sherbyes të narodnia Srbia..., por, plafi Ibrahim, ose ishte disfatist, ose preferonte që, ai dhe populli i Kosovës, të jetonin në token e tyre, por si qiraxhinj dhe qiranë e banimit t'ja paguanin padronit të tyre, Serbi-shkinës, ose kur e peshkoj Slloboja dhe e vuri në fultere për ta pjekur në Belgrad i iku krejt burreria, trimeria, patriotizmi dhe DNA-ja e Shqiptarit për luftë e sakrificë për liri e pavarsi. Lufta e popullit trim Shqiptar me djemt dhe vajzat e tyre heroik në UÇK, kishte kohë që po skuqte me barut dhe me gjak token e Kosovës kunder ushtrisë Serbe, dhe Braçja pyeste, kush ishin keta (për UÇK-në). Kur diplomatët e huaj e pyesnin Ibren, kush janë keta që po e lypin lirinë dhe pavarsinë e popullit dhe të tokës së Kosovës me pushkë në dorë ( për UÇK-në), Iber mafez rreth-qafa ju pergjigjej, që janë nji grup marksist që ne ( qeveria kuslinge e Kosovës së atyre viteve) nuk i njofim dhe nuk aprovojmë aspak veprimet e tyre me tendencë terroriste......!!! Pra, "radio-skopia" e Ibrushit, nuk është e qartë, por është shumë e turbullt, që nuk ka "doktorr radiolog" që mund ti japin nji diagnozë të saktë.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik

        Po ,Edi Rama pse eshte ftuar dhe nuk eshte ftuar Lul Basha,Ilir Muti etje.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti i kohes

          Ibrahim Rugova ndoshta ka pas deshiren e tij per nje Kosove demokratike , por ai bashke me Berishen kane qene kunder vendimeve te konferences se Rambujese . Rugova ishte pacifist dhe nuk e mbeshteti asnjehere UÇK-ne . Kur delegatet e Kosoves , mbas mbarimit te konferences u kthyen ne Tirane , Rugova nuk denjoi te zbriste nga avioni dhe te takohesh me Presidentin dhe K/ ministrin e Shqiperise . Trima pas lufte behen te gjithe , po meritat per luften e UÇK e ka veç Ashim Thaçi me luftetaret e lirise dhe ata qe padrejtesisht jane sot ne Hage .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje