Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të martë rubrikën “sy më sy” duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij për çështje të ndryshme si vota e Diasporës, drejtësia, 21 janari si edhe arrestimi i Erion Veliajt.
Rama tha se ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i panevojshëm, duke shtuar se megjithatë nuk mund të ndalojë ekzekutimin.
Rama, komentoi dhe deklaratën e Sali Berishës për shpërbërjen e SPAK, duke u shprehur se “do shkrijë Noc Rrokun”.
“Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc rroku.
Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit. Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua.
Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë.
Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”, -u shpreh Rama.
Mos thuaj bufi i kenetes po thuaj nongrata, pse ke frike te thuash non grata nga ata te petej oqeanit
leje se na knaqi zonja, 7500 euro ne vit veshje......mos e mbro kot.
po po drejtesi Europjane do ti posi, kur ju dhemb juve e dridhni si Likja me lesh fabrike, dhe e beni akrilike.....