Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër pasi në festën e 35-vjetorit të Partisë Demokratike figura e tij u paraqit si një shitës i kauzave opozitare.
Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Alibeaj është shprehur se PD ka degraduar keq dhe është kthyer si Partia e Punës, duke u përpjekur të ‘mbysë’ çdo lëvizje tjetër opozitare.
Alibeaj zbuloi gjatë diskutimit edhe bisedën e fundit me Sali Berishën në selinë e PD-së, ku pretendoi se i kishte thënë atij “ti nuk e sjell dot më PD-në në pushtet”.
Sipas Alibeajt, PD me Sali Berishën në krye bën pazare me kryeministrin Edi Rama, me qëllim që t’u shpëtojnë drejtësisë.
“Mendo se ku ka degraduar PD. Unë jam tradhtari domethënë i kauzave të tyre. E di çfarë i kam thënë unë Sali Berishës kur erdhi në seli apo jo? ‘Ti nuk e sjell më PD-në në pushtet’. Dhe ja ku është sot, bar po hanë dhe po i merr në qafë jo vetëm demokratët e ngratë, por është bërë pengesë edhe për zhvillime të tjera opozitare, me pazaret që bën me Edi Ramën.
Partia e cila lindi si shpresë dhe si shenja e parë e pluralizmit, është kthyer sot si Partia e Punës. Godet këdo nga lëvizjet e reja, të vogla, të brishta. E fundit është kjo e Ervin Salianjit. Keni parë furinë e madhe, ka mbledhur të gjithë si… E di ça më kujton apo jo? Vullnetarët e Enverit më kujton. Këtu ka degraduar në drejtimin e Sali Berishës”, tha mes të tjerash Alibeaj.
Po foton me diktatorin nuk kishte pare ndonjehere ky kllun. Po foton me femijet e diktatorit Hoxha ne Drilon nuk e kishte pare ky i ngarre. Qe Berrisha kishte qene sekretar i PPSH nuk e dinte ky matuf... Qe Berrisha ishte dhender Serbie kuptohet si katundar nuk e dinte ... Qe Berrisha ishte doktor shurre i Hysni Kapos edhe kete nuk e dinte . Qe Berrisha erdhi nga Ramiz Alia te studentet as kete nuk e kishte mesuar... Qe Berrisha i mori token pronarit dhe ja dha katundarit as kete se kishte kuptuar.. Qe Berrisha vrau ne 1997 me shume se diktatori Hoxha per 45 vjet as kete mathématike nuk e dinte Pa harruar gusht shteti Gerdeci kater te vrare para kryeministris korrupsion galopant non grata as keto ku Ali kaka nuk i dinte !. Te gjithe ata qe kane punuar me Berrishen jane po aq fajtore sa Berrisha....... as Enver Hoxha nuk vrau me doren e vehte por rregjimi qe instaloi.
Alibej eshte i pafytyre, e puthi, e lepiu e ferkoi sa mundi bythen e familjes nongrata, e tash nuk ka turp dhe e shan!