VIDEO/ Berlini diskuton sigurinë ekonomike; Tabaku: “Shqipëria duhet të mbrojë financat publike nga depërtimi rus e kinez”

25 Nëntor 2025, 13:49Politika TEMA
VIDEO/ Berlini diskuton sigurinë ekonomike; Tabaku: “Shqipëria

Në Berlin po zhvillohet Forumi i Politikës së Jashtme, organizuar nga Körber Stiftung, një nga platformat më të rëndësishme europiane për debatin strategjik mbi sigurinë, politikën e jashtme dhe zhvillimin ekonomik. Mes pjesëmarrësve nga gjithë rajoni dhe Europa, e pranishme është edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në hapje të punimeve foli ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul,.

Deputetja Tabaku ndau nga Berlini mesazhin e saj mbi domosdoshmërinë e analizës së sigurisë ekonomike, duke rikujtuar se vetëm një vit më parë ka dorëzuar në Kuvend një mekanizëm të posaçëm për kontrollin dhe analizimin e investimeve të huaja direkte (FDI).

Sipas Tabakut, depërtimi i investimeve ruse dhe kineze në rajon dhe në Shqipëri përbën rrezik të drejtpërdrejtë për financat publike dhe transparencën e prokurimeve.

“Duhet të bëjmë të pamundurën që investimet ruse dhe kineze të mos depërtojnë në prokurimet publike, koncesione, fondet dhe financat tona publike. Ky është një mekanizëm që do ta çoj përpara me këmbëngulje,” u shpreh Tabaku nga forumi në Berlin.

Ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këto forume ku diskutohet politika europiane, e ardhmja e rajonit dhe ku krijohen mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe networking.

“Shqipëria duhet të jetë prezente dhe të japë mendimin e saj në tryezat ku vendosen standardet, politikat dhe vizioni europian,” theksoi Tabaku.

Pjesëmarrja e saj në forumin prestigjioz të Berlinit vjen në një moment kur siguria ekonomike dhe ndikimi i aktorëve të tretë janë shndërruar në tema qendrore në debatin europian dhe transatlantik. Deputetja demokrate ka qenë prej kohësh një prej zërave më aktivë për transparencën e investimeve të huaja dhe forcimin e kontrollit mbi financat publike në Shqipëri.

4 Komente

  1. D
    Doda

    Foli prape kjo qe nuk di cfare behet flet vetem per tu dukur a e imagjinoni te jete ne pushtet kjo lloj specie

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilia

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        1. M
          Mdytrsire Emilia !

          Tere jeta te shkofte tmerr !

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje