Alesia Balliu komentoi protestën e djeshme që zhvilloi PD para Kryeministrisë, teksa u shpreh se Sali Berisha po i zhvillon këto protesta vetëm për hallin e tij.
Teksa u ndal tek akuzat e Berishës ndaj Xhorxh Soros, ajo tha se pavarsisht këtyre akuzave Berisha bashkëpunon me të, pasi është bërë zv.presidenti i organizatës së Soros.
"PD është pronë e Berishës. Berisha ka qenë në një gjumë dhe s’ka bërë analizë të zgjedhjeve deri tani. A e akuzon Berisha Sorosin për çdo gjë që ndodh në PD. Pse iku ai deri në Brazil, për të blerë një post. Ajo është një mashtrim i radhës i PD.
Berisha është bërë zv. presidenti i një organizatës së drejtuar nga Soros, pra kur s’na duhet është armik dhe kur na duhet bëhet partner dhe prandaj demokratët sot e kanë braktisur atë, sepse ajo parti është e marrë sot peng nga Berisha. Protestat i bënë për hallin e tij. Berishën e kanë braktisur të gjithë sepse ai nuk mbajti asnjë premtim nga ato që ka bërë. Ai është non grata dhe ka 3 akuza në SPAK", tha ajo në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.
Balliu deklaroi se Berisha proteston natën, pasi kështu nuk do të shihet pjesëmarrja në protestë.
"Aryseja që i bënë natën protestat është që të mos shihet ditën, sepse ai s'ka më fuqi që të mbledh njerëz sepse ata që e ndoqën tek folotorja e parë e panë që ai nuk mbajti asnjë premtim", tha ajo.
I ban naten se po don me I ndodh ndonje gja ndonjanit aty e te thote ma vrau Rama... Kush ngrihet mbi kufoma kufome u bafte
ti sikur ishe me PD? apo te la PD dhe tani je me PSD
Vampiri 82vjecar I vicidolit zv.presidenti I 17 te I organizates qe mbledh organizma fashiste, neonaziste, ekstreme te krahut te djathte dhe LBBT. Vitin tjeter zv.president I 18te I CDI se do zgjidhet dhe Lymi I Nurijes tek bregu I lumit ne Tirane.