Spak ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.
Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur disa javë më parë, më 3 tetor pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët i komunikuan Shkrelit akuzat për korrupsion zgjedhor.
Kujtojmë se pas dyshimeve se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Shkreli bleu vota në favor të PSD-së së Tom Doshit, SPAK i sekuestroi atij telefonit.
Gjithashtu, në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Posaçme sekuestroi edhe aparatet celularë të disa eksponentëve të tjerë të PSD-së të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
Ehh merr Kristian! Të tha I gjati: "Mos luj me dy porta Kristian", por ti nuk dëgjove... Merr tani më të Gjatin !!!
cja qi ropt rames dmth,po keta maloket se malesore nuk jane ,bejne sikur jane te beses ....hipokrite