Pas deklaratës së Presidentit të PL-së Ilir Meta, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka reaguar ky i fundit duke e konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij.
Ai e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.
“Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë”,- thotë Braimllari.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari sqaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi gjatë kohës kur ka qenë në këtë detyrë, ndërsa për faturën që ka publikuar Ilir Meta thotë se është një procedurë e ligjshme, e paguar përmes shërbimeve bankare, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ.
“Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie”, shton Braimllari.
Akuzat e adresuara nga Ilir Meta për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari erdhën pas emërimit të tij si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
O Brahimllar, mos u bej edhe ti langaraq si Likja. Kur thua se ka par lobime prej tij, ja na rrefe pak konkretisht per c'lobime behet fjale Une qofsha gabim, por karakteri yt me duket njesoj I qelbur si dhe I Likes. Por Rames I pelqen ti shkerdheje tipa te tille.
aty. te ngordhi. qeni. se bente si trim. i maleve. dhe. liqenve. kok madhi ilir hajduti te presi kriminelin sali kermen. dhe monen.
Shume shpejt per kete problem do pronocohet dhe strateg'ja nderplanetare, kozmike,leshelike, babaxhike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja ,qe u be deputete pa mbushur 18 vjec pa asnje cv por me te vetmin kontribut ne trajnimin e lristave te haremit te Jales.
Nuk e kuptoj vertet per çdo problem qe kane persona te ndryshem ju komentues fajesoni Ramen .Dhe e dini sa I pellcet Rames per komentet tuaja ? Nuk ja ndjen fare se ate e do sovrani dhe ju po pellcisni se sovrani I dha 83 vota .Ju berishistet antishqipetare do tju nxjerim jasht fare pa nje vote