Dash Shehi e pranon: Nuk e mundim dot Ramën me Berishën dhe Metën

26 Shtator 2022, 17:05Politika TEMA
Dash Shehi e pranon: Nuk e mundim dot Ramën me Berishën dhe Metën

 

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se qëllimi i tyre është të ndërtojnë një aksion opozitar që kalon përtej partive duke përfshirë të gjithë popullin.

Shehi ka theksuar se për të mposhtur Edi Ramën duhen më shumë vota, sesa aleanca mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“PD deri tani e ka harxhuar energjinë se kush është, foltorja apo grupi tjetër dhe kjo ne nuk na avantazhin. 

Ka shenja brenda opozitës shumë pozitive që duan të rezistojnë kundër këtij regjimi, që mundet ta thyejnë. Duam të ndërtojmë një aksion opozitar që kalon përtej partive që thërret të gjithë popullatën brenda. Ne na duhen shumë vota për të mundur Edi Ramën sesa aleanca Berisha-Meta.

Nëse këtu nuk do të jenë vetëm dy partitë por do jenë dhe parti të tjera, unë kam shpresë të madhe.  

Nëse lëvizja opozitare reduktohet vetëm me binomin Berisha-Meta, nuk do të mjaftojë. Opozitën e bën një frymë, jo numri i partive. Unë gjykoj se nëse nuk përfshihen qytetarët, kosto është shumë e madhe”- tha Shehi në një intervistë për Euronews Albania.

Teksa është ndalur te zgjedhjet lokale, Shehi theksoi se duhet të bëhet një sondazh për të zgjedhur një kandidat, për të parë se kë do populli.

“Primarja për mua është të bëhet një sondazh. Të gjithë partitë  të ofrojnë një kandidat, të bëjnë një sondazh dhe të shohin e kush është më i votuari nga populli. Kjo është e vetmja mënyrë për të parë atë që do populli”-nënvizoi ai.

7 Komente

  1. i
    ilir

    Po mee ty?Nje parazit qe futesh pa votues ne parlament...

    1. I
      I dehuri me grapa gjize e presh

      Dasho mire thote ai para meje. Problemi eshte tek k/e partive qe nuk kane elektorat fare. Po hic fare ama si Ti ato te Nardit apo edhe te Gonit. Ju keni nje aftesi qe i keni mbush mendjen Salle palloshit se jeni te domosdoshem dhe ju jep ulset ne pordhament. Se sa per Lulushin e dime mire qe se.ka pordhe Salla (Sala) asnjehere

      1. P
        Pijaneci

        Futi nje dopjo dhe provoje se mos e mundesh ti

        1. V
          Vëzhguesi

          Ky ka pak mend , por ka shumë frikë, prandaj flet me spont dhe asnjëherë drejt për drejt . Po ka dhe raste që kur është tapë i shpëton ndonjë gjë e vërtetë .

          1. B
            Bardha

            Prap kufomat flasin,Rama mundet me vote jo nga shpellaku as nga ai idioti celano mona.Ne cdo vend demokratik te botes opozita duhet te krijoj nje program te qarte se cfare do bejne ne se populli i jep voten e jo programet e shpellakut dhe idioti i mones,opozita nuk ashte ne asnje vend te botes te rrezoje qeverin se e done nje idiot,kur behen votimet populli i ka dhane te drejten e qeverisjes per 4 vjet dhe klount

            1. T
              Tarasi

              Do fitoni me 36 maj kur te martohet xha rizaj.

              1. K
                Këshilltari Presidentit BEGAJ

                Rama është një politikan që i kalon 365 ditët e vitit jasht shteti dhe zyrës së Kryeministris, kiu fiu nuk ka dijeni për problemet e vëndit, vetëm bënë publike mendimet e këshilltarëve të tijë në problemet që plasin dita ditës.

                Lini një Përgjigje