Dash Shehi “shpërthen” ndaj demokratëve: Nuk bëhen protesta javë për javë! Jeni budallenj nëse....

18 Mars 2026, 11:25Politika TEMA
Dash Shehi “shpërthen” ndaj demokratëve: Nuk bëhen

Dashamir Shehi ka komentuar ditën e sotme organzime nga Partia Demokratike për të cilat u shpreh se protestat po bëhen për të zgjatur jetëgjatësinë e Berishës në politikë, duke shtuar se ky i fundit e ka të sigurt fitoren në garën e 23 majit.

Në një intervistë të dhënë për Report. Tv Shehi u shpreh se dhe numri i protestuesve ka qenë në rënie duke theksuar se ata që i shkojnë prapa Berishës janë vetëm disa militantë të PD-së.

“Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Ramës. Njerëzit janë lodhur. Unë nuk kam parë në Europë që të dilet çdo javë në protest. Dilet kur ka një sebep, një ngjarje të madhe, nuk mund të bëhet kjo gjë javë për javë. Realiteti është që numrat në bulevard vijnë duke u zvogëluar” tha Shehi.

Ndërsa në lidhje me garën e hapur për të zgjedhur liderin e ri të PD-së, Shehi theksoi se Berisha e ka fitoren e sigurt, duke shtuar se nëse dikush mendon të kundërtën është budalla.

Gjithashtu Shehi nënvizoi se shpresa e vetme për një PD ndryshe janë te disa deputetë të rinj brenda kësa force politike që kanë shfaqur qëndrime të kundërta me Berishën.

“Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri” shtoi më tej kreu i LZHK-së.

10 Komente

  1. h
    hila

    Berisha ka eksperienc nga Dita e Enverit ne kohen kur ishte sekretar i PPSH. Cdo jane dita e Enverit e cila ju neverit te gjitheve, edhe atyne fanatikeve. Keshtu mos e mesoni si te veproje se boja po i del vet veti cdo dite, shpirtin po ju sjell te hunda edhe me budallejve fanatik te PD se. lereni te shkoje haka tek i zoti.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tymi

      Mbani ne proteste ndonje liter raki dhe Dashi do kerkoje proteste 3 here ne dite. ..Ore sikur dëgjuam tek redaksia e Temës që Rama do ta bëjë Dashin zvkryeminister !! Prandaj po saboton protestat javore Dash këmbora

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja ne tym o cecen

        Tym qenke ber edhe ti o cecen i punesuar ne protestat e saliut... Keta jane ber protestus profesionista te paguar nga xhin xhoni qe i pais edhe me molotov

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tymi

          Pse te dogji kaq shumë o Dash këmbore..

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spaku, nen-kontraktor i Argjites

            Ik er Tym, futi i gojore Zenit dhe mylle muhabetin!

            Përgjigjjuni
      2. v
        vëzhguesi popu

        Dita e Enverit bëhej pothuajse çdo të djelë për të realizuar planin, në mënyrë që të siguronin vendin e punës drejtuesit e ndërmarrjeve, KURSE tani Saliu për të siguruar qëndrimin në krye të PD-se, po i bën protestat pa një ditë të saktë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anabela

          Patjetër që bëhen për Saliun që të largojë frikën nga vetja por edhe të trembë të tijtë, prokurorët dhe gjyqtarët. Nqs nuk bën të tilla shpërthime skizofrenike, akuza, shpifje dhe gjithfarë paranojash të përditshme, për cilindo që e shikon si kundërshtar , Saliu nuk mund të egzistojë në politikë.Në një situatë normale politike ai vdes. Nuk di të artikulojë qoftë edhe dy tre fjali normale rresht pa sharë, akuzuar apo shpërndarë urrejtje. Ai nuk ka asnjë program zhvillimor për vendin sepse nuk di të bëje ndonjë sado i thjeshtë që të jetë. Duke kërcënuar rendin publik, duke mos e lënë infrastrukturën politike shtetërore të formësohet Saliu ju kërcënohet edhe ndërkombëtarëve që ja kanë hequr vizën përfundimisht. Për të mos e lenë vendin të ngrerë kokë ai ka ndihmën por edhe ofron veten e tij për të plotësuar edhe objektivat më armiqësore të segmenteve antishqiptare në rajon e kudo. Saliu gjithmonë i maskon synimet e tij të vërteta me gjithfarë marifetesh të cilat fatkeqësisht shumë njerëz i marrin për ato reale të tij. Për fatin e keq të Shqipërisë Saliu ka ende rrënjë të forta sepse i ka në budallallëkun e një pjese jo të vogël të shqiptarëve.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pun hajdutesh

            O Dash na rrofshi leshin te gjithë zagar te Berishës dhe Ramadures jeni kur ju prekin interesat terboheni NE DJALL TE GJITHË

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teuta

              Nuk eshte problemi tek saliu por tek ato qe perfitojn ndaj protestave, e qarte dhe pa ekuivok eshte pergjegjesis e kellicit qe pellet nga mengjesi ne darke, si pjese e shitur e nje pakice per interesa krejtesisht personale e familjare

              Përgjigjjuni
              1. S
                S'ka pëdë, ka bandë!

                I ka budallepsur saliu, o Dash! Edhe ti ke ngrene ne tepsine e atij te marri, ti e di mire kete pune, nuk te lejohet te shprehesh kunder aliSaliProvincialit, qe erdhi ne pazarin e politikes dhe e beri si ai provinciali ''i shkodres'', qe shkoi per te prishur pazarin ne diten e azarit. Beri rremuje, zhurme, shty andej e hidh matane dhe pur e pyeten se perse e beri kete gje, cfare fitoi?! Ai u pergjigj: - Gje nuk fitova, por pazarin e prisha! Ky eshte saliXhebraili, miku juaj, qe mos qofte! Edhe i vdekur, ai mbetet kryetar i pede-se, nuk ka zgjedhje, nuk ka reforme, nuk ka statut ne ate bande, pa rrezuar Edi Ramen me protesta, molotove, zjarr kazanesh dhe thyerje xhamash...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje