Anëtari i Kryesisë së PD, Dritan Burgia është larguar në mënyrë demonstrative nga salla ku po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Burime brenda mbledhjes, thonë se Burgia u largua pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të PD, përvecse për protestat.
“Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD.
Burgia është një ndër organizatorët e takimit të parë që ndërmori Ervin Salianji në Durrës, për riorganizimin dhe rienergjezimin e partisë.
Ai u atakua më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, se bashkëpunon me PS.
Pune e madhe se u larguaka Dritan Burgjia e Sallinji . Kemi vendosur ta pastrojme partine nga elementet armiqesore , kete ta dine mire jo vetem Burgija e Salinj-Grida po te gjithe Burgjite e tjere e Sallianjat qe bashkepunojne me elementet armiqesore ne dem te partise e te udheheqesit koske pjekur , larg pames e nongrada mik dhe dashamires madheshtor i Amerikes .
Pse është këllirë
Pa u zhdukur Sali Berisha e Flamur Noka PD me keq ka per te shkuar
Po pse largohesh nga mbledhja??? Pervishua mire, thuaj ato qe kerkojne ata qe te kane votuar si perfaqesues ne forume. Dalja jote eshte e gabuar, perballu dhe qendro ary me force edhe nese kerkojne te nxjerrin me force.
Ne PD do te mbeten anetare vetem familjet e Berishes dhe Nokes dy druvareve ....dhe pastaj ka dhe nga ata qe jane mesuar te perdorin llapen qe do te vazhdojne kete profesion edhe per pak....