Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, Rama: E vërteta vonoi, por erdhi! S’do tërhiqemi nga gjyqet ndaj shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë

26 Shtator 2024, 16:23Politika TEMA
Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, Rama: E vërteta vonoi, por erdhi!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin me një vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji, për akuzën e kallëzimit të rremë.

Përmes një reagimi në platformën X, Rama shkruan se drejtësia vonoi po nuk harroi, ndërsa thekson se drejtësia e re ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës.

Ndër të tjera, Rama shkruan se Partia Socialiste nuk do të heqë kurrë dorë nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë.

Reagimi i plotë i Ramës:

Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përnatë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.

Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq tek dera e gjykatës sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste, si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të politikanëve të trembur nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!

E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e  pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk besoj se do të ndryshojë gjësendi në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare, falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.

Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës.

Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.

27 Komente

  1. N
    Nua rroku

    Te rrofsha bolet bjeru dhe ti majtas e djthtas si xhelat qe po ndihmon drejtesin e re me mish dhe nga PS

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      T'i rruajn topet Edi Rames. Ai deri sot ka luftuar korrupsioni. Kushdo qe do denohet nga opozita,ata do thon qe i ka denuar Rama. Edi Rama nuk eshte as prokuror as gjykates dhe nuk denon njeri. Ai eshte kryeministri i shqiperis dhe po punon mire.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hahaha

        Hahahahaaaaaaaaaaaa Hahahaaaaaaaaaaaaaa Hahahaaaaaaaaaaaaaa

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Haj shpejti ene ti....vecse me atlete e poturre, jo kostum e parti...

        Përgjigjjuni
      3. @
        @

        Do te vije dita edhe ty o zdap shpifarak. Na ke bere nje hartim per nje dobic skuth te dhjere qe nuk ka mashtruar dhe vjedhur sa nje e mijta e keqberjeve te tua. Do te vije dita kur do lash hesapet edhe ti dhe gjithe plehrat e tjera si ty nga e majta dhe e djathta bashke se e keni thithur kete vend shume kohe si shushunja.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Profesori

          Mos dil jashte teme !

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagali

            Edi Rama nuk ka ndonje esap per te lare. Deri tani Rama ka ecur drejte.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Makiaveli

              Drejte per parà

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tekja

            Te lumte goja. Por ka akoma shume shpifsa e sharlatane goje ndyre te cilet do jene ne qarkullim sa te ngordhe kryehaleja e katit te 8- maj penxheres qe nxjerr pa pushiim dite e nate mut nga goja e tij hale.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jugu

              Mire o gjigand po ke nja 11 vite qe po i leron nenen ketij populli dhe spo te hyn gjembe ne kembe. Mire qe u denua ky Salianji dhe Saliu, po ti duhesh denuar me shume nga ata se je hajduti me i madhe ne detyre per momentin.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Profesori

                Nese keni fakte dergojani organit te akuzes dhe ambasades amerikane. Nuk vendoset drejtesia me perceptime o jugor!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elena

                  Na trego pak si po ja leron nenen o malok jugu.Fillo me nenen tende.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kritku

                    Ke ndonje prove qe Rama eshte hajdut? Nese ke, atehere shko e denoncoje dhe pastaj te shikojme se cili do te hyje ne burg, Rama apo ti qe shpif. Ju ngeli goja gjithe dite "hajdut...po vjedhin...etj.) pas asnje prove por vetem me shpifje.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qesh se s’qaj dot

                      Hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dr.

                      Jugu, mos i harro asnje vakt ilaçet!

                      Përgjigjjuni
                    3. S
                      Salaria heroike

                      Edi Rama ka te drejte. Duhet futur ne burg gjithe opozita dhe te shpallet mbret i Shqypnise. Me kete popull sylesh mund te arrish gjithshka.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkembi

                        Ore lere Salianji ti , se ka Griden gjalle ai, por na thuaj c’u be ne ate shtetin e pjerdhur e te perzene e nga Turqia

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Evropiani nga Shqipëria

                          Shpifja e mediave është po aq kriminale dhe amorale sa edhe servilizmi.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I pafshe hajrin mendjes

                            Jugu, kujdes emrin! Kjo qe ke shkruar pa ndonje prove, mund te te emroj shpifarak". Dosja e nongrates eshte .e 500 faqe, me fakte e prova, dhe pereseri Nongrata dhe e bija thone jane shpifje. Prandaj ...ugu , mos shkruaj keshtu se dukesh pordhac.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Palluesi I gruas se Robertos

                              O gjikand I lavdishem, fener ne brigjet e Gjipesë, si tja bëj? Po palloja një rilindare të freskët vetëm llapë I bëra 2 orë, pastaj "zhytje" e masakrova dhe edi cfarë më tha: karderri im opozitar !!! Ta hedh në gjyq o gjikand madheshtor? Sa dënohet ?

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Agron

                                Salianji ne burg se u tha shqiptareve te verteten - vellai Agron a Geron (sipas rastit) i ish Ministrit Brendeshem ishte i denuar per trafik droge ne Itali! Per kete denohet me burg. Fatmir Xhafaj nuk e kishte deklaruar kete deri kur doli prej Salianjit. Megjithate te VERTETEN se Ministri Brendeshem Xhafaj ishte ne detyre me vella te burgosur per trafik droge nuk mundet dot asnje gjykate e Rames ta tjetersoje, sado deputete opozitare te dergoje ne burg. Ajo eshte nje e vertete e qarte.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nesër avazi

                                  O Agron! Ai nuk u denua, se i tha shqipetareve se kush ishte Agroni a Geroni, por se krijoi nje skeç te vogel, ku i ngarkonte këtij tipit,gjera te paqëna, dhe vellait te tij minister.Po te kesh ti ndonje komshi qe shpif per familjenn tende, do ta falje? Besoj se jo. Keshtu i ndodhi dhe ketij toçi. Tani të vuaj pasojat.

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Ky ndyresira vet esht sa per 100 Salinjan

                                  Hahahahaa ,Plehra , e rren mendja Poturemdhin, se vet do i shpetoje Burgut . 1 nder Nenet qe i rendon pas qafe Palles dal nga vryma e Haxhi Qamutit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vlora.Vlora

                                    Mos te harojme dhe bythqirat qe duan te coptojne shtetin shqiptar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hahaha Doli Rama Putana

                                      Tradhetia e Atdheut = Denimi Capital

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        ToniTR

                                        Mostra shperfytyruar i Surrelit ka filluar te vendosi masken e diktatorit! Nuk e ke te gjate…

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bektashi Rama qe do Nobelin e paqes

                                          Rote kari komplet, ne parlamento tha se shqiptaret do votojne si ne 97. E meriton me te vertete do te "votojme"si ne 97 . Ska bir kurve te na nevetitesh kete vend, ti je nje qime bythe e keto populli sovran

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje