Deputetët e Rithemelimit përplasen me punonjësit e Gardës, Bardhi shtyn njërin prej gardistëve

20 Nëntor 2023, 09:33Politika TEMA

Deputetët e Rithemelimit përplasen me punonjësit e Gardës,

Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca për miratimin e Buxhetit 2024. Deputetët e opozitë kanë mbërritur në parlament dhe menjëherë pas hyrjes në sallë,kanë vendosur karrige për të bllokuar foltoren.

Ende pa nisur seanca deputetët e Berishës kanë pasur përplasje me gardën.

Pasi Berisha ka kërkuar që të hyjnë deputetët e tjerë ka pasur një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Lefter Gështenjës me punonjësit e gardës.

Në një moment, Bardhi shtyn njërin prej punonjësve të Gardës.

 

Lini një Përgjigje