Sot seanca për buxhetin! Rithemelimi ka paralajmëruar kaos, socialistët mbërrijnë më herët në Kuvend

20 Nëntor 2023, 09:03Politika TEMA

Sot seanca për buxhetin! Rithemelimi ka paralajmëruar kaos,

Për herë të parë, pas shumë vitesh, seanca maratonë kur Kuvendi diskuton projekt-buxhetin dhe e miraton në parim do të zhvillohet mes kaosit.

Opozita, ajo e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë paralajmëruar se në vazhdën e aksionit të tyre, nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës. 

Ministri Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe deputeti socialist Toni Gogu janë ndër të parët që janë futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Në seancën e ditës së sotme edhe prezenca e Gardës pritet të jetë më e lartë për të parandaluar përplasjet fizike, ndërsa vigjilenca do të jetë po ashtu e lartë, për të ndaluar futjen e lëndëve piroteknike në sallë.

Lini një Përgjigje