Alqi Bllako dorëzon në Kuvend shkresën e lënies së mandatit

30 Mars 2022, 16:03Politika TEMA

Alqi Bllako dorëzon në Kuvend shkresën e lënies së

Deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e tij. Sipas burimeve dorëheqja zyrtare ka shkuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit me postë.

Ai tha se është i tronditur nga kërkesa e SPAK, por e la mandatin nga detyrimi për të sqaruar të vërtetën përpara drejtësisë, teksa shtoi se nuk ka nevojë për mburojë duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Bllako akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Hetimet ndaj Alqi Bllakos janë regjistruar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Lini një Përgjigje