Rama: Nuk mbeti puna t’i nënshtrohemi shkjaut serb! Mielli shqiptar, më i liri dhe më cilësori në rajon

30 Mars 2022, 11:36Politika TEMA

Rama: Nuk mbeti puna t’i nënshtrohemi shkjaut serb! Mielli shqiptar,

Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron marrëdhënie varësie furnizimin me grurë nga Serbia. Sipas tij, Shqipërisë nuk i mbeti puna për t’u furnizuar nga Serbia, teksa shton se vendi ynë prodhon miell me çmimin më të lirë në rajon.

Gjatë takimit me disa importues dhe eksportues në vend, Rama deklaroi se do të merret në konsideratë që mbledhjet e bordit të çmimit të ushqimeve, të bëhen në transparencë të plotë.

“Mua më duket ide pozitive për t’u marrë në konsideratë që mbledhja e bordit për produktet bazë të bëhet transparente.  

Së bashku, ju me tabela në dorë të bëni transparencë për çmimin. Ata që duan të mohojnë faktet, le t’i bëjnë.

Sot Shqipëria ka një industri prodhimi të miellit. Jo vetëm që është garante e çmimit më të lirë në rajon, por garante e një cilësie brenda të gjitha standarteve për eksportin.

Kam vizituar një pjesë të fabrikave, kam parë ciklin e zhvillimit të tyre. Para disa ditësh ishim në një fabrikë tjetër.

Sigurisht që ne i përkasim një bashkësie ku çdo gjë të falet përveç suksesit. Jeni të mbartni mëkatin më të madh të mundshëm, suksesin.

Sa herë të flitet për miell, vaj apo çfarë prodhoni ju, ju të jeni ata që helmojnë popullin, që shesin krunde.

E vërteta është krejt tjetër në këtë rast. Dua ta përmend, hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi siç është interpretuar, apo shtrirje dore shkaut.

Nuk është se mbeti puna që ne t’i shtrijmë dorën, por është thjesht hapja e një kanali që ka ekziestuar prej 30 vitesh.

Për shkak të Ballkanit të Hapur, me Maqedoninë e Verikut, kanalet janë të hapura.

Ballkani i Hapur nuk është për politikanët, apo skenarët e politikës së madhe. Është ekzaktësisht mundësia për të përfituar nga një treg më të madh” – tha Rama.

Duke folur për bujqësinë, Rama deklaroi se janë rritur eksportet bujqësore.

“Janë mbi gjysëm milioni që do të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë për 3 muaj rresht. Për të gjithë ata që thoshin që bujqësia mbaroi, vdiq, 14% plus eksportet bujqësore në janar-shkurt në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar.

Ne ishim një vend me 120 mln eksporte, qesharake. Sot jemi thuajse me gjysëm miliardi eksporte bujqësore.

Duhet të shkojmë tek një miliardi për të qenë normalë, seriozë në prodhimin tonë. Shifra tjetër është, ne eksportonim një, importonim shtatë. Tani eksportojmë një, importojmë 3. Është rritur eksporti.

Kemi shumë më tepër prodhime vendase se sa kishim më parë. Një pjesë tjetër, bujqësia e individëve që vazhdojnë të jenë të vetmuar, që nuk krijojnë sinergji bashkimi është një bujqësi që lëngon.

Atë që rri vetëm e ha ujku në këtë sektor. Ne do të stimulojmë sinergjinë. E nis ditën duke lexuar “ – tha Rama.

 

 

11 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Foli hajduti i Lindes Kush vjedh fukarane eshte legen.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Foli hajduti i Lindes Kush vjedh fukarane eshte legen.

      Përgjigjjuni
      1. l
        ludovik qiforti

        ta ka marr 2 here komentin o rroboti xen berishes, ku i keni call centerat qe komentojne ne seri o lumadh?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Ppp

        Ne kemi miellin tone??? Veri emer se per cfar mielli e ke fjalen se gruri ska shans Serbia prodhon 2 milion ton grure ne vit Bullgaria prodhon 4 milion ton dyfishin e serbise por ska me shit edhe pse kan te njejten popullsi Ti zoteri merr grur rus nepermjet serbise dhe ska shans ta marresh me lir duke patur parasysh qe do fitojne dhe serbet si ndermjetes Ti po thyen embargon nepermjet serbise Cudi qe oligarket tsne blejne prej 30 vjetesh grur rus nepermjet serbise Oligarket rus jane te gjithe ish kgb ata serb ish udb po keta importuesit tane cjane?? Te cia jo e jo

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Krahason veten me rusine ti qe ke 30 vjet nuk te ka thene kush puna e mbare .Ushqeheshe me pare trafiku dhe sapo ua mbyllen rrubinetat vetem lihni.

          Përgjigjjuni
        2. k
          katarakti

          Shifra pozitive zhvillimi. Në rast se janë të sakta. Por kryeministri duhet të përqëndrohet edhe te pakësimi i borxhit si dhe te koncesionet. Ta rritêsh ekonominê duke shtuar borxhin publik ështê krim. Po ashtu tua dorëzosh burimet natyrore tê huajve ose privatëve është politikë thellësisht antikombëtare.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tiransi

            E sakte. Por piktori ku kupton.!? Ai vjen verdall merr leke borxhdhe ben investime se aty mund te vjedhesh leke. Ky burr del cdo dite e tregon ndertime te reja por asnjehere nuk ka shkuar te bujqit te tregoj prodhimet e tyre. Pse nuk stimulon prodhimet bujqesore ne vend?. Rama e ka mendjen vetem per te blere.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Arjan

            Akoma vazhdon kryeministri yne lojen e serbit,do te na beje vellezer me zor me nje shtet fashist qe ka bere krime te papara popullit shqiptar.Une e kuptoj kryeministrin tone sharlatan qe eshte zhytur thelle dhe ha mutin serb ,por nuk kuptoj idiotet qe i shkojne nga pas per nje cope muti se kane ngelur pa pjese.Shqiptaret duhet te udhehiqen nga vlerat perendimore dhe nga Amerika dhe te mbajne sa me larg serbine dhe rusine .

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igli

              Si gjithmon me e drejta zoti kryminister????????

              Përgjigjjuni
              1. b
                berti

                e drejt me thon te drejten mir eka pas prandaj shqipetaret han sh buk mir e ka

                Përgjigjjuni
                1. a
                  altin

                  duhet nxitur prodhimi vendas akoma, ca politka te mira e ke zbatuar o ed, po vazhdo mbeshtetjen per fshatare. buka jote te mban, respekte

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje