Deputeti i PD, ankohet pas skenave të kolegëve të tij demokratë në Kuvend: Ku do flasim ne tani?

17 Tetor 2024, 11:16Politika TEMA
Deputeti i PD, ankohet pas skenave të kolegëve të tij

Deputeti Agron Shehaj është shprehur se opozita është vënë me shpatulla pas murit, por tha se Kuvendi është e vetmja mundësi e tyre për të folur.

I pyetur nga gazetarët se pse u tërhoq nga interpelanca që kishte me ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se në situatën që ishte Kuvendi, nuk mund të zhvillohej.

“Nuk u tërhoqa, por si mund ta bëja në atë situatë. Thjesht protestë mjafton nga opozita.

Në fund të fundit, Kuvendi është e vetmja mundësi që kemi për të folur.

Në kushtet kur mazhoranca ka ndikim më të madh në media, Kuvend është i vetmi vend ku mund të flasim.

Jemi në kushtet ku opozita është me shpatulla pas muri", tha Shehaj.

Lini një Përgjigje