Ish-deputeti Halit Valteri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Valteri paralajmëron zhvillime të forta për dyshen e korruptuar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit si dhe për gjithë zinxhirin drejtues të LSI-së. Ai ka zbardhur detaje të reja nga hetimet e dosjeve të tyre korruptive.
Dosjen e lobimit në SHBA, i pari që e kallëzoi ishte Halit Valteri, i cili zbulon se letër-porositë që janë dërguar në SHBA për të marrë informacione për kontratat e lobimit kanë ardhur. Ai thotë se ka patur një përplasje të fortë mes Metës dhe Kryemadhit për shkak të faturave, të cilat kanë zbuluar oficerët e SPAK dhe të BKH-së për shkak të lobimit dhe për çështjen e operacioneve plastike të zonjës Kryemadhi.
Ish-deputeti u ndal dhe tek krimet që kohët e fundit kanë “pushtuar” Shqipërinë. Ai theksoi se duhet një gjak i ri në Policinë e Shtetit, në Prokurori, në Gjyqësor e gjithkund për të patur një vend më të mirë.
Sa i përket “fundosjes” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ai tha se shumë shpejt do të kemi të faktuara qindra e mijëra para të përvetësuara, të cilat janë vjedhur gjatë kohës kur kanë ushtruar funksione publike si Sali Berisha dhe të afërmit e tij.
-Zoti Valteri, krimi duket se është ulur ”këmbëkryq” në Shqipëri. Disa të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i kësaj ditëve te fundit. A duhet të mbajë përgjegjësi ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zinxhiri drejtues?
Ministri i Brendshëm sapo është emëruar dhe nuk ka lidhje me të kjo situatë por ka lidhje të bëj me përplasje të ndryshme, pasi nuk është hera e parë që ndodhin krime të tilla. Patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësi drejtues të Policisë së Shtetit, shefa komisariatesh, i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit, por ministri nuk ka lidhje me këtë situatë pasi nuk ka bërë akoma as një muaj në këtë detyrë.
Policia punon, policia ka zbardhur ngjarje të ndryshme por në Shqipëri nuk është hera e parë që ndodhin krime të tilla. Kjo ndodh dhe si pasojë e përgjimeve të “ENCRO CHAT” dhe “SKY EC”, që po bëhen, ku grupe të ndryshme kriminale kanë marrë vesh nga informacionet që janë përhapur për tradhti të ndryshme apo përplasje që kanë patur me njëri-tjetrin.
-Prej muajsh flitet se Policia e Shtetit është inkriminuar, madje shumë drejtues të lartë dhe efektivë policie kanë dalë në përgjimet e “Encro Chat” dhe “SKY EÇ” që bashkëpunojmë me krimin e organizuar. Si mund të pastrohet polica nga personat e inkriminuar?
Është shumë e thjeshtë, ata që do të dalin në përgjime do të dalin para drejtësisë. Kjo është diçka që mafja ka patur gjithmonë tentakulat e shtrira, o në drejtësi, o në polici, në të gjitha instancat e shtetit. Nuk ka asnjë shtet e asnjë qeveri që nuk e ka krimin e organizuar dhe mafjen që është futur dhe tenton të bëj për vete eksponent të ndryshëm të policisë apo të Gjykatës apo të instancave të shtetit. Detyra është që sa të zbulohen e të hetohen e të vihen para drejtësisë. Patjetër që duhet një gjak i ri në Policinë e Shtetit, në Prokurori, në Gjyqësor e gjithkund për të patur një Shqipëri më të mirë.
-SPAK ka lëshuar 30 masa arresti ndaj eksponentëve të krimit të organizuar, a mendoni se në fillim sezoni, Prokuroria e Posaçme do të kalojë goditjet në sferën politike, duke qenë se krimi ka lidhje të forta dhe me politikën?
Çdokush që ka lidhje me krimin, ka fituar para nga krimi i organizuar, nga tenderat publik, çdokush që e ka vendosur funksionin e tij që është mandatuar nga qytetarët dhe e ka vendosur funksionin e tij në funksion të krimit, në funksion të njerëzve të çilët kanë zhvatur buxhetin e shtetit dhe kanë përdorur këtë fuqi për se mbrapshti, patjetër që duhet të dënohen nga drejtësia e re.
-Pse Ilir Meta së fundmi është trembur dhe filloi sërish kërcënimet e forta ndaj SPAK. Madje ai tha se Altin Dumani po i bllokon llogaritë bankare? A po paralajmëron ish-presidenti sekuestrimin e pasurive të tij korruptive?
Ilir Meta është një viktimë politike që ecën në grahmat e fundit të tij, i cili e di shumë mirë se çfarë ka bërë, e di shumë mirë ku i pikon çatia e asaj shtëpisë që ka ndërtuar, e cila quhet herë LSI e herë PL. Ai e di shumë mirë që në 33-vite tranzicioni në Shqipëri ka patur postet më të larta drejtuese dhe i ka përdorur këto poste për të përfituar ekonomikisht dhe për të ngritur korporatën e tij familjare dhe për të ruajtur ‘status quonë’ e tij për të qenë gjithmonë pjesë e pushtetit.
Sot kemi një drejtësi e cila po e heton dhe kjo tregohet qartë me humbjen e qetësisë së tij, në sulmet që i bëhen drejtësisë, në sulmet që i bëhet kancelarive të ndryshme dhe aleatëve tonë në SHB të instaluar në Shqipëri. Ilir Meta është drejtë fundit dhe nuk e di se çfarë pret akoma SPAK-u kur faktet dhe provat i ka mbi tavolinë dhe bërtasin me të madhe që ish-presidenti është personi më i inkriminuar që ka patur politika shqiptare në mbi 100 mijë vite.
-Në dijeninë tuaj si po ecin hetimet ndaj çështjes së lobimit të parave për Ilir Metën dhe a mendoni se së shpejti do të shohim kërcitje prangash pas hetimeve që po zhvillon SPAK-u?
Në dijeninë time, letër-porositë që janë dërguar në SHBA për të marrë informacione për kontratat e lobimit kanë ardhur. Po hetohen nga prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH-së e mendoj se përpara se të mbaroj afati tre vjeçar i hetimeve të çështjes, do të kemi një rezultat. Mendoj se jo vetëm Ilir Meta por i gjithë zinxhiri drejtues i LSI-së, që kanë firmosur kontratat e lobimit të asaj kohe, do të vihen para drejtësisë dhe do të përballen me një akuzë të cilën do të vendosin prokurorët e SPAK se cila do të jetë.
-Nga ana tjetër, pre supozimi i ndarjes me zonjën Kryemadhi, a ishte kjo vetëm një shashkë për të sheshuar zërat e nga ana tjetër për të fituar kohë që të fshehin pasuritë korruptive?
Unë nuk e di, a është një divorc politik apo ekonomik që kanë ata me njëri-tjetrin por mesa di ka një përplasje të fortë për shkak të faturave, të cilat kanë zbuluar oficerët e SPAK dhe të BKH-së për shkak të lobimit dhe për çështjen e operacioneve plastike të zonjës Kryemadhi. Kështu që le të presim ditët në vijim se çfarë do të ndodhi dhe sesi do ta argumentojnë çifti më famëkeq në Shqipëri që kanë shpërdoruar paratë e vjedhura të shqiptarëve.
-Sakaq, nuk mbetet pas dhe zoti Berisha i cili po shtynë përballjen me drejtësisë pas fjalimeve të mbajtura nga ballkoni banesës, a po vijon hetimet SPAK me ritme të ngadalta ndaj çështjes “Partizani”, çfarë të rejash priten për të çuar ish-kryeministrin para dyerve të drejtësisë?
Çdo dosje e cila është në hetim, në fazë verifikimi, kam besimin e plotë se do të kemi të faktuara qindra e mijëra para të përvetësuara të cilat janë vjedhur gjatë kohës kur kanë ushtruar funksione publike si Sali Berisha dhe të afërmit e tij. Kështu që, le t’ia lënë drejtësisë dhe të presim rezultatet.
-Opozita vijon te jetë e përçarë. Si e shikoni ju ketë situatë dhe a duhet që opozita dhe të gjitha partitë të jenë bashkë si e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë?
Mua më vjen keq pasi një vend pa opozitë, prodhon një mazhorancë jo të përgjegjshme, një mazhorancë që nuk ka kush t’i kërkojë përgjegjësi por shumë e thjeshtë monopolizimi i opozitës nga familja Meta e Berisha, duke mos lejuar që të vazhdojë dhe të ketë një opozitë të bashkuar të cilët prodhojnë lider të ri dhe politika të reja ku të sfidojnë qeverinë e t’i vënë në dukje gabimet e qeverisë, kanë sjellë këtë opozitë e cila është ngujuar herë të paguar përballë Bashkisë së Tiranës nga eksponentë të majtë të lidhur me pushtetin për të dëmtuar kryetarin e bashkisë e rivalizuar atë e herë është ngujuar te ballkoni ku çdo ditë pastroi Berisha iu flet për fitoret imagjinare të cilat do të korrin ndaj zotit Rama.
Hahahaha Te degjosh kete budallain Valteri, do te thote te jesh halabak fare .
Të besosh dhe ndjekësh non gratën , duhet të jesh me të meta të theksuara mendore.
Po ish ministri i leshelise Haxhinasto qe xhiroi 45 milion dollare per firmen Actor te rruges Elbasan Tirane diten qe humbi zgjedhjet leshelija dhe e la rrugen rrugeve qe e mbaroi Edi Rama a do te gjykohet.
Nxirrini ujin e zi rruges Elbasan Tirane qe leshelija e mond Haxhinastos e la rrugeve ne gjendje te mjeruar se aty flitet per vjedhje te medha nga ish ministri qe xhironte fonde per firmen megjithese kishte rene nga pushteti dhe nuk duhej te prekte me asnje lek nga buxheti i shtetit.
Më kot o z.Mero gjithë këto LAJME në Gazeta-Portale e TV sekondare, sepse në SPAK dhe GJKKO Ilir Meta (apo Metaj në Dosjen e SIGURIMIT të Shtetit më 1988), ka 4 Prokurorë në SPAK ku i pari është Arben Kraja që po ja fshehin dhe po shtyjnë kohën sa më shumë, duke ndërhyrë në shumë fashikuj KRIMESH si vjedhje dhe vrasje, por dhe në GJKKO ka 5 Gjykatës filo Metaj-Kryemadhi. E njëjta gjë po ndodh dhe me Dosjet e Sali Berishës dhe Shkëlzenit, Jamarbërit dhe Argitës, duke shtyrë kohën sa më shumë që të arrihet deri në Dhjetor pa ndryshuar masën e arrestit për Saliun dhe Jamarbërin e pastaj GJKKO_ja do ja heqi fare arrestin-shtëpiak. Gjithë qëllimi është që këta Prokurorë e Gjykatës në SPAK e GJKKO, t'i japin mundësinë Berishës dhe Metës të hyjnë në Zgjedhjet e 2025 për t'u zgjedhur Deputet, që më pas të vështirësohet akoma më shumë procesi dënimit të tyre. Më bën çudi sjellja e "butë" e Amerikanëve dhe Europianëve si autorët kryesorë të Reformës në Drejtësi, dhe mbështetësit më të mëdhenjtë të këtyre dy strukturave kyçe të Drejtësisë së Re, që ju shkojnë për "vizitë" dhe më tej asgjë nuk lëviz, kur dihet që Perëndimi Euro-Atlantik ka; dhe Gurin dhe Arrën për Shtete më të mëdha e të rëndësishme në Botë e jo më për një Shqipëri as 2.5-Milionçe aktualisht. Kapja e SPAK dhe GJKKO nga njerzit e korruptuar me kohë nga dyshja Berisha-Meta, po funksionon dhe po e hanë vetëm njerzit e PS, padyshim kush ka bërë në burg e sekuestron të shkojë, ndërsa njerzit e korruptuar deri në "majën e kokës" të Qeverisjeve PD dhe PD LSI janë të qetë dhe vazhdojnë bizneset e qejfet qindra e qindra Milionëshe (jo vetëm në Lekë, por kryesisht në Euro e Dollarë). Kjo lë për të dyshuar shumë, që SPAK dhe GJKKO krahas do punëve të mira kanë frikë nga Bossët e Mafias së vërtetë shqiptare Berisha/PD dhe Meta/LSI, shumë herë më të rrezikshëm se banditët Ahmetaj Beqaj...!
Me bukur se i ke sqaruar gjerat nuk ka te veje... Nese nuk ndodhin arestime per ata kriminele qe i din i madhe dhe i vogel.. Pergjigja me thjeshte : mbrohen nga Bota ! mbrohen nga Evropa ! Mbase keto pasuri te vjedhura ne miliarda , mbase jane te shperndara neper te fortet e Botes dhe te Evropes ! dhe demi i mbetetit te gjithve si popull ! te vraret po ashtu ku mbi 3000 veta ! mbeten te ngujuar ne dhimbje vetem familiet qe kane humbur te dashurit e tyre !
Me bukur se i ke sqaruar gjerat nuk ka te veje... Nese nuk ndodhin arestime per ata kriminele qe i din i madhe dhe i vogel.. Pergjigja me thjeshte : mbrohen nga Bota ! mbrohen nga Evropa ! Mbase keto pasuri te vjedhura ne miliarda , mbase jane te shperndara neper te fortet e Botes dhe te Evropes ! dhe demi i mbetetit te gjithve si popull ! te vraret po ashtu ku mbi 3000 veta ! mbeten te ngujuar ne dhimbje vetem familiet qe kane humbur te dashurit e tyre !
Shumica e emrave kryesor të SPAK dhe GJKKO janë me njohje e lidhje të forta shoqërie me Argita Berishën, që aktualisht përveç që komandon e kontrollon gjithë Pedagogët e Fakulteti Juridik, Ajo fut me komandë gjithë linjën e figurave kryesore të PD, të ndërhyjnë tek ku munden Prokurorë në SPAK dhe Gjykatës në GJKKO. P.SH. Ilir Meta ka kohë që kërcënon e shan si ti vij për mbarë kreun e SPAK, por nëpërmjet Tij, z.Dumani, Like Floriri dërgon mesazhe kërcënimi dhe gjithë të tjerëve në SPAK dhe GJKKO, ndërkohë që këto dy institucione speciale janë strukur dhe s'ndihen, edhe pse Ligji është me t'a.
Mendoj se komentuesi me siperm ka te drejte dhe besohet se Berisha dhe Meta kane prokuroret e tyre ne SPAK dhe gjykatesit ne GJKKO,se ndryshe nuk mund te kuptohet kur eshte thene disa here per korrupsionin e madh te Berishes dhe te Metes dhe nuk po behet asnje gje. Nuk jane thirrur njehere ne hetim nga SPAK. Arben Kraja eshte prokurori me i dyshuar qe punon per Berishen dhe Meten.mund te kete edhe te tjere. Pra mafia ka depertuar thelle ne drejtesi dhe Berisha dhe Meta e ndjejn veten komode. Ata te dy jane kokat e krimit dhe kane aq shume para te vjedhura qe mund te blejn jo vetem prokuror e gjykates,por te gjithe shqiperine. Prandaj flasin,shajn e ofendojn kedo pafrike sepse jane te lidhur me prokuror e gjykates te rendesishem qe i mbron. Edhe shpresa te Amerika eshte e ftohet.Nuk bejne dot gje. Saliu me Berishen do triumfojne,nuk do denohen,perkundrazi do do jene te lire dhe do tallen me popullin e kundershtaret.
Ilir mutes po i vjen ngordhja,bashke me Sali qenin me kompani.Politika shqiptare para 100 mije viteve?Sa mire paskemi qene te "zhvilluar" "qe atehere.Per te qeshur.
Do t'i hani carin...ti mund te fillos i pari si kritik haleje qe je.
Ashtu sic u qep , ashtu dhe Po griset . Ndryshe nuk mund te ndodhe . Ata qe u gjenden apo dhe u thirren per te bere shtet , qelluan ose dhe keshtu I mesuan qe te abuzonin , te vidhnin dhe te plackisnin . Ata bene gjithcka , por shtet , Jo . Por vikerka nje kohe qe duhet te paguash .
Duhet te shikohet dhe aktiviteti i sharebajges se haremit te Jales Elona gurikalit, turikalit te leshelise se ka mbajtur financat e Nafije dybekut dhe e ka shoqeruar Nafijen ne udhetimet e saj ne Londer ku e shkreta kishte derguar femijet ne shkolle se ketu nuk mund te perballonte dot faturen e shkolles dhe ne Londer ishte 19000 euro ne muaj per tre femijet dukshem me lire se ne Shqiperi.
Pirdh pirdh, thotë Salsano Rrapi. Fakte të reja, se ato të vjetrat u harruan. Prandaj del maleve ai, se i tjetersoi pronat me do njez halabakë si baba mondi e do tjere si kan ba transaksione me lekt e tija. Kush spo i din sa lekun e ka xjerr me ylli bodinakun duke modifiku sarbator makinash e dyrsh veturash, duke i fhehun nën to. O jane të gjitha të filmume e të banuna në mes të dits. I ky veç me kto si i din populli shkon me u dënue nja 300 vjet. Por ktija askush skoma sju ka nal pashaporta ku i thojke ik, a kuptoni par ban berisha e rama. Hajt tash se veç noj lajm budakl do ngjojme.
Halit Valteri duhet te beje durim, te flase nje here SPAK!
Duket hapur “epërsia” e metës ndaj SPAK_ut?! A thua e kanë frikë?! Apo po presin të rizgjidhen dhe të thonë:” Nuk na lejon ligji?! Kanë imunitet”?! ……..keqardhje pa fund.
Halit o xhan Halit o bir po pse dole kaq sumqir
Halit o xhan Halit o bir po pse dole kaq sumqir
Siopas gjasave "mbledhja e provave" ka per te zgjatur me dhjetra vjete, keshtu qe gjyqi i ketyre banditeve i bie qe tu behet pas vdekjes ! Ja kjo eshte drejtesia qe duam !