“Jemi të dashuruar me Evropën”, Rama: Do jemi deri në fund me BE edhe kur të zhduket, nuk pranojmë “JO” për përgjigje

31 Gusht 2024, 12:22Politika TEMA
“Jemi të dashuruar me Evropën”, Rama: Do jemi deri në

Nga Praga, kryeministri Edi Rama dha një mesazh të qartë për liderët e BE-së, se Shqipëria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe se do të jetë deri në fund, madje edhe kur BE të zhduket.

Rama u shpreh se “jemi në mënyrë  kokëfortë të dashuruara me Evropën dhe nuk pranojmë ‘jo’ për përgjigje”.

“Ne jemi vend Europian. Kjo është e sigurtë dhe nuk vendoset në Bruksel.  Jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë Jo. Ne do jemi me BE-në deri në fund siç ishim me Stalinin deri në fund, edhe kur rusët lanë duart me të.

Ne do të jemi me BE-në edhe kur BE të zhduket do i ftojmë të nisë nga Shqipëria një BE tjetër, pra dua të them se jemi besnikë. Nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojnë mendjen. Por nuk është e njëjta gjë në rajon, Rusia ka shumë influencë, disa gjëra duhet të bëhen ndryshe, ka nisur si p.sh plani i rritjes, është diçka e re, për vendet që nuk janë anëtare u jepet shansi të integrohen në tregun e përbashkët, në pjesë të tjera të të gjithë organizmit neurotik të Europës.

Nga ana tjetër mund të ndodhë edhe më shpejt. Problemi më i madh në fund të fundit është të bindësh opinionin në Europë që po pranojmë shqiptarët. Do të ishte e shkëlqyer për Europën që të kishte Shqipërinë, por nuk është e lehtë.

Gjërat mund të ndryshojmë pas 3-4 vitesh. Me rëndësi është që të krijohen kushtet që vendet e Ballkanit të jenë të integruara politikisht edhe pa qenë anëtare, të kemi së bashku mbledhje të ministrave të sigurisë dhe politikës së brendshme, të shkëmbehen të dhëna, flasim për terrorizmin, krimin e organizuar.

Duhet të kemi të njëjtin ritëm të përballemi me të, sepse në të kundërt koha e shkëmbimit të informacionit për zhvillimin e një operacioni mund të jetë shumë e gjatë kur të tjerët kanë vepruar. Mund të bëhet shumë më tepër në këtë kuptim”, tha Rama.

18 Komente

  1. H
    HIMARA.

    Sepse qenke i dashuruar me Europen do na besh europiane ?. Ti e di mire si behemi europiane qe neser: shperndaju pronesine e palujtshme banoreve te bregut, sipas dokumentave te pronesise te v.1945, qe i mban ne arshive. Europa ka ligjin numur nje: te veje prona tek i zoti. Jo do, por ti NUK DO qe te futemi ne Europe, sepse je i dashuruar me komunizmin. Ne ke bythe, na provo te kunderten, qe nuk e besojme me.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tung

      Ne jemi ne Evrope dhe skemi mevoje me per te qene yzmeqaret e brukselit. Evropa eshte kthyer ne nje diktature qe te denojne po i the burrit grua apo gruas burre etj

      Përgjigjjuni
    2. E
      Evropi per kristianet!

      te gjatin me gunga....BE nu eshte hale islamikesh

      Përgjigjjuni
      1. B
        Babeli

        O koqe, a ke qene ndonjehere ne kryeqytet Europian? Vetem islamike ka. Vendasit duhet t’i kerkosh me qiri. Shqiptaret ku t’i gjeje Europa.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Për kë qytet "evropian" e ke fjalën ti që paska ka vetëm islamikë ? Ankaranë ? Damaskun ? Riadin apo Teheranin ? Vetëm dy kryeqytete në Evropë kanë islamikë me shumicë, Tirana dhe Sarajeva por dhe këta "islamikë" janë të krishterë të konvertuar që nuk e kanë idenë e islamit e që nuk kuptojnë ç'pëllet hoxha në xhami.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb....

            E nise mire perfundove keq: islamiket shqipfoles nuk kane qene kurre kristiane jane po ata arabe a turq qe mbushin boten arabe a neper Evropi....

            Përgjigjjuni
      2. P
        Propozim Edo

        Bravo Edi, nuk e cakton BE nese ne jemi ne Europe, por Zoti dhe historia. Boj te fala Melonit dhe thuaj te ndjeke rrugen e Musolinit per Shqiprine e madhe. Nuk eshte cudi qe Usa dhe Franca te jene te parat qe te mbeshtesin Melonin ne kete nisme per ne. Keshtu do bjere rehat Perendimi nga trutharet e VV. Do integrohen me shpejt me ne (me zor per ta) dardanet, e me ket rast bie rehat dhe Serbia.

        Përgjigjjuni
        1. V
          VK

          Sa krq qe “Edo” don bashkim me Serbine dhe nuk do marr parasysh kete sugjerim.

          Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          Gjithmone te paaftit behen bythelepiresit me te medhenj!Shikoni Hungarine nuk pyet fare per Evrope,mbron interesat e popullit te vet dhe eshte ne gjendje te qeverise ne favor te tij!

          Përgjigjjuni
          1. Ashtu kot , e thame dhe ne nje fjale .

            Ashtu eshte Evropa , Perendimi , Amerika te bukura ku mbreteron rregulli , ligjit , arsyeja , njerezorja ... Dhe t'i shijosh kesi gjerash , s'ka ku shkon me mire , madje akoma me mire kur i shijon keto vise duke kaleruar mbi zverkun e zuluve , sic Po I ndodh zotrise tende ashtu si per fat... Prandaj , jepi , yallu ...

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Tamam mentaliteti i diktatorit qe pas vdekjes Stalinit vazhdonte kauzen e tije.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RAIFI

                Dashurohu në Evropën e cila të ka marrur gjysmën e territoreve shqiptare dhe ua ka dhënë klyshve të Rusisë e që edhe sot po e vazhdon të njejtin avaz,por sot ka edhe përkrahjen tënde kunder Kosovës.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Censori

                  Kujdes , censura ne gadishmeri lufte !?

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rroku

                    Ne duam Evrope pa Belerin, perndryshe kurre mos hyfshim.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elisa e Spiros se Palit

                      Te hyfte Rroku dhe te dalte Beleri...

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Maro

                      Po o trim po ndaj Shqiptaret heqin te zite e ullirit ne tregun e BE njesoj si Afrikanet...

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                        O IDJOT ! Duhet te fillosh shkollen nga shkolla fillore e te kuptosh konceptet 'Shtet','Shtet i se drejtes',e me pas fjalet 'Integral','INTEGRIM' e pas parametri treghuese per tu AFRUAR atyre te BE! Kryesisht EMONOMIKE--Mirqenje Ti dhe Saliu e kini integrità ish Shqiperine ne Mesjete ndersa Populli ne Shoshtufine

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vajmedet

                          Monologjet e një koqe kandari që nuk i dëgjon askush në Evropë. Jo po nuk pranon refuzime ky karagjoz kryeministër. As në cirk nuk bën për të qeshur me këto broçkulla.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje