Dhuna ndaj Açkës dhe kaosi në Parlament, përjashtohen me 10 ditë Noka e Bardhi, ndëshkohen edhe Dogjani e Nallbati

19 Janar 2024, 13:59Politika TEMA
Dhuna ndaj Açkës dhe kaosi në Parlament, përjashtohen me

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Ndërsa ka vendosur 5 ditë përjashtim për deputetët Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Vendimi vjen pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën e 15 Janarit, si dhe në përplasjen që deputetët Bardhi dhe Noka kanë pasur me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.

 

5 Komente

  1. V
    Veliu

    i PASKENI KEPUT NE BYTHE

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Pak e kanë! Tē ishte zbatuar rregullorja e re. Per Noken si recidivist (perserites) dhe Bardhin, minimumi do duhej te ishte 30 dite.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokoli

        Trimat e parlamentit. Pa dëgjoni shokë Po u them dy fjalë. S'kini parë "burrë"? Shikoni këtë djalë! Shikojeni mirë Më dëgjoni mua. Burrë deli burrë Përleshet me grua. Rrugës s'ia shikoni Ka shumë milet. Shikojani trimërinë Brenda në parlament Ӗshtë shumë i fortë Ju mund të thoni. Kur para një gruaje U shkul mikrofoni. Gruaja është e fortë Se përballoi vetëm. Ndaj thërri në ndihmë Atë burrin tjetër. Më besoni mua Nuk po bëj gallat. Në parlamentin tonë Përleshen dhe gratë. Janë trimat e parlamentit U uroj shëndet! Votojini,votojini T'na drejtojnë kët shtet.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrugecer

          Kuvend me plehra. Presim deri ne 2025.....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fat man

            Parlamenti eshte kthyer ne burgun 313, me vendim te Rames ka denime pezullimi dhe largimi vetem per deputetet e OPOZITES qe e kundershtojne ate dhe mbrojtesit e tij. Rames nuk i mjafton bashkepunimi me Lul Bashen qe i hedh ndonje kockle nepermjet kunatit te tij Erjon Isufi pronar i 14 kompanive, por nuk do qe ne parlament te mos pipetije as miza per kundershtim.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje