Dhuna në protestën e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë avokati i popullit dhe organizatat e fëmijëve?! (VIDEO)

9 Tetor 2024, 15:22Politika TEMA
Dhuna në protestën e opozitës, Braçe: Po u japin

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për dhunën e ushtruar nga opozita në protestën e 7 tetorit, ku në vijën e parë të akteve të dhunës dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve nuk qenë as vetë deputetët e drejtuesit e Partisë Demokratike, por u përdorën grupe të rinjsh, shumica e të cilëve të mitur.

Braçe tha se po përdoren në mënyrë të paligjshme minorenë që u jepen në duar armë vdekjeprurëse.

Braçe i bën thirrje avokatit të popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.

Reagimi:

Pse heshtin? Pse?

Nga kush kane frike te thone te verteten;

Te deshmojne krimin e tmerrshem qe u be me femijet, ne protesten e dhunshme te pd!

Degjoni, ne protesten e dhunshme u konsumuan nje mori krimesh te renda;

1. Perdorimi i femijeve dhe perfshirja e tyre ne akte te renda kriminale sic gjuajtja me molotove mbi policine e institucionet, shkaterrimi me sende te forta i prones;

2. Venia ne duar te femijeve te armeve vdekjeprurese sic molotovi;

3. Sulmi me arme vdekjeprurese sic molotovi ndaj policise dhe cenimi deri ne rrezikim serioz te jetes se tyre;

4. Sulmi me zjarr me intesistet te forte, insistimi per te djegur seline qendrore te partise socialiste, dike cenuar rende lirine politike ne kete vend;

5. Sulmi me te njejtat arme ne fillim-molotove, kur nuk u be hic kujdes, sidomos para selise se ps, ku gazetaret i rrezikuan te digjeshin, me pas me dhune ne rruge afer qendres se tiranes, duke i penguar te bejne punen e tyre.

 

Tani kam dy pyetje;

E para, avokati i popullit, organizatat qe mbrojne lirite e te drejtat e njeriut, te drejtat e femijeve, perse heshtin! perse nuk qendrojne para krimeve qe u kryen e u deshmuan publikisht? nga kush tremben?

 

E dyta, po policia e shtetit perse nuk referon perdorimin e femije dhe perfshirjen e tyre ne akte te renda krimi e terrori? perse!

Ne kete vend, nuk ka ndoshur kurre te rekrutohen, armatosen e perfshihen ne akte terrori femijet!

Flisni, mos heshtni!

Cudia nuk duhet te zgjase tre dite!!

@gazetatema Dhuna në protestën e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë avokati i popullit dhe organizatat e fëmijëve?! #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA

2 Komente

  1. h
    hektor

    Kur në krye të avokatot të popullit vendoset një ordinere ske çfar pret.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Imagjinoni sikur te bente PS keto veprime si do te reagonin gazetaret mediat shoqatat etj.Kjo tregon sa demokratike jane ne vertete por sa te kapur jane nga opozita sa frike kane te reagojne ndaj se keqes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje