“Disa miq nuk i njoh më, janë klonuar si Berisha” - Roland Bejko: Dua që Enveri i sotëm të ikë në shtëpi, unë s'i kam përlyer duart 

1 Prill 2023, 09:33Politika TEMA

“Disa miq nuk i njoh më, janë klonuar si Berisha” - Roland

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi pak ditë më parë që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politik.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Bejko u përfshi në një debat me gazetarët për përballjen politike të tij me Berishën dhe mazhorancën.

"Ka zgjedhur të ketë përballë Berishën të parin, Metën të dytin dhe Ramën të tretin…", u pyet Bejko

"Unë nuk e bëra këtë lloj renditje. Ne folëm për Partinë Demokratike, prandaj doli dhe emri i Berishës. Dhe Rama s’është kryetar i PD-së, s’është kryetar as i Foltores. Vëri si të duash si renditje. Për mua janë njësoj. 

Pse janë njësoj? E kanë ezuruar kohën e tyre politike. Berisha akuzohet për korrupsion të qenësishëm dhe jo pak por nga SHBA-të, i shpallur Non Grata dhe i izoluar, siç ishte i izoluar Enver Hoxha, paralelisht si fenomen. Unë natyrisht, dua që Sali Berisha të humbasë dhe të ikë në shtëpi me vullnetin e tij", tha ai.

Ndërkohë, gjatë bisedës, Bejko ndau dhe shqetësimin se si ka ndryshuar marrëdhënia me disa prej kolegëve brenda PD-së. Sipas tij, një pjesë e tyre kanë marrë nga bindjet e Berishës.

“Unë ka raste që i takoj miqtë e mi dhe nuk i njoh më, janë apo s’janë të tillë, se ka shumë armiqësi, mëri brenda vetes. Dhe këtë se kuptoj dot. Duhet ta kuptojmë që secioli nga ne ka nevojë për hapësirën e vet politike. Dhe unë kam të drejtat e mia që të kem një mendim ndryshe.”

Bejko foli për mënyrën dhe kushtet në të cilat u zgjodh si kandidat garues për bashkinë e Tiranës. Sipas tij, mbi PD-në ka një presion të jashtëzakonshëm dhe ai mund ta përballonte këtë lloj presioni.

“Në kushtet e emergjencës në të cilat u gjend PD, unë isha kandidati, që e njoh mirë pushtetin vendor, sepse jam ekspert për pushtetin vendor, jam sekretar i pushtetit vendor. Kam qenë drejtues i politikave të zhvillimit, dhe të decentralizimit në Ministrinë e Brendshme, për pushtetin vendor, kam qenë prefekt në Berat, dy vite. 

Isha dhe ekspert për rishikimin e reformes territoriale disa muaj më parë në Parlament. Kam bërë dhe projekte për bashkinë e Tiranës dhe jam gati-gati i përfshirë. Jam më gati nga të tjerët. Por, situata është e tillë që me këtë presion të madh që kanë, u mendua kjo që unë, të paktën në këto kushte që jam mund ta përballoja këtë presion, se mos ta harroni, është një presion i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Ndër të tjera, Bejko theksoi se e sheh veten si misionar dhe se është një ndër politikanët që nuk i ka përlyer duart me punë të pista.

“Unë i përkas asaj pjese të politikanëve dhe të shoqërisë shqiptare që nuk i ka përlyer duart në punë të pista. Kemi qenë kontributor në politikë. Kemi qenë me të, kemi ndihmuar, jo përfitues nga pushteti. Prandaj, e shikoj veten si një misionar”, tha Bejko

26 Komente

  1. K
    Kevi

    Berisha i ka marre pushimet me kohe nuk e do me njeri

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joni

      Non graden te gjithe e urrejne

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqarim

        Eh nuk quhet “NON GRADEN” por “NON GARDEN” se ka te beje me GARDEN e republikes ku Sala ka qene pjestar dhe ka kryer gjithe ato vrasjet qe ja ngarkojne gazetat , naten me snajper. Prandaj u shpall “NON GARDA” nga usa.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Turmat jane llum.

        Forca Roland! Forma me e shemtuar e politikes eshte tashme e e grupuar ne binomial Nongrata- Spiun. Eshte binom I se keqes, okult, antidemokratik, antiperendimor, antishqiptar, mashtrues dhe qysqi. Jane binom I korruptuar, kane force financiare dhe per kete aresye, jane te rrezikshem. Shqiptaret e ndershem dhe kurajoz qe perpiqen te kuptojne realitetin, duhet te kuptojne se distancimi nga turmat e klonuara foltroiste dhe ish LSI iste eshte gjeja me e mire we mund te kene bere ne jeten e tyre! Qendro Fort, pavaresish rezultatit! Personalishte une nuk kam votuar ndonjehere PD. Kesaj rradhe vota per ty Roland! Forca!

        Përgjigjjuni
        1. O
          On

          Fol per Programin tend per Tiranen.....

          Përgjigjjuni
          1. O
            Off

            Do flaso on.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Epirioti II

              Programi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, e majte-qender-e djathte, kuq blu apo gri, eshte dhe duhet te mbetet vetem nje: Largimi i koleres Berisha nga politika, qofte edhe me burg. Me Berishen neper kembe nuk ka opozite, dhe pa opozite nuk hiqet dot Rama-Veliaj nga pushteti. Berisha masakroi te shkuaren e Shqiperise dhe tani do te marr ne varr edhe te ardhmen.

              Përgjigjjuni
            2. s
              shelegura

              Qendro i fort Landi, se e keqja kerkon te mundi te arthmen mos u tut ,krejt deputetet e tu nuk jane si ti ,mos u terhiq.

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Qumeshti nuk behet kos, pa faren. Bejko dhe te tjeret anti berishista jane fara dhe shpresa qe do ngjize PD. Ne te kunderten PD na la shendene!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adritiku .????????????????

                  Zoti Roland , mos u terhiq. Je i paster, je i mençur, je trim dhe do te jesh fitues .

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    jetimet e 21 Janarit

                    Ne nje vend normal ku jetojne njeres e jo qenje me bisht,pas 30 vjet katraure e vetmja alternative midis tere 'kandidaturave' Lali MAVI e Kellici 'ARIXHI' 30 Vjet korrupsion -orgji....Do te votonin BEJKON!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FCB

                      ik e re Baxhelle.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        NYC

                        Respekt te vecante per Zotin Bejko Ka bere nje gjest patriotik ti japi te djathtes nje futyre te re te paperlyer dhe jo berishiste Suksese. Mekat qe emigrantet nuk votojne dot Bejko eshte nje “ sane voice” ne morine e kloneve te Berishes te vjeter e te rinj

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Balle per Balle

                          Bejko qerosi dil e tako njerez neper Tirane se mbete neper halete e studiove TV e je bo si Ver Llapa. Te te degjojne program nese ke, te te vleresojne edhe mendjen (nese prap ke). Se je ne nje gare per Kryetar Bashkie, nese nuk ta ka thene ai Alibeaj edhe ai i strukur neper studio se ne popull aha...nuk ua mba bythka te dilni.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatmiri

                            Zoteri! !Te ndershmit shoku Sali ,shoku ilir,shoku Edvin,shoku Luli,shoku Fatmir,shoku…. ,sipas urdherave te shokut Ramiz,kane kohe qe i kane zbuar nga politika te djathtet e ndershem,duke i vjedhur pronat.Ju cfare te reje afroni!?

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lolot

                              Po ata shoket qe thua ti vjedhen pronat , ky shoku Bejko me te tijte VODHI VULEN Dhe tani te shkretit i duket vetja se vertete perfaqeson demokratet. Do demtoje me aq sa mundet qofte edhe ca qindra vota kandidatin e opozites . Thjesht nje vegel mjerane ne duret e nje grupi butakesh qe shpresojne qe pas humbjes se opozites te dalin e te pellasin se me lulin kishim me shume vota prandaj hapni krahun!!!

                              Përgjigjjuni
                            2. B
                              Benet Beci tërë pordhë mbi motor BMW HP4

                              Sozia e rrotës së karit Bejko ze nje vend te rendesishem tek Tëma e Pështanit. Ku jane suflaqexhinjte tja marrin me goje?? Sozia e karit ka nevoje per kondomë suflaqesh

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kopi

                                e tmerrshme eshte koha qe ka ardhur, kur ky qelbesire "no face no name no number", ben si protagoist dhe sikur e njeh njeri. Kryeqelbesira eshte berisha qe mundesoi shkaterrimen e PD dhe daljen ne pah te ketyre kellirave.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bureto

                                  Uroj të të kuptojne dhe mbeshtesin sa me shume, nga PD-ja dhe simpatizantet e saj po dhe po, por edhe nga i ashtuquajturi elektorat gri, qe urrejne dyshen Berisha-Meta dhe nuk duan gjithashtu Erion Veline. Të jesh sot kundra Sali Berishes eshte vertet mision dhe ky, sot per sot i takon Roland Bejkos, ndaj dhe duhet perkrahur dhe votuar. Mbas 15 majit me siguri qe do te kete dhe shume te tjere si ky, te cilet do bejne pastrimin nga mbeturinat e Salehut brenda PD, por duke shkulur berishizmin, do te bejne edhe reforminin e saj, per t'u pergatitur keshtu si alternative per zgjedhjet politike në vitit 2025. Vendi me Salehët dhe spiunet si Metaj, nuk ka të ardhme. Inshallah qytetaret e shqiptare në pergjithesi, por sidomos në Tirane në veçanti, do ta kuptojne situaten dhe do mbeshtesin siglen e PD. Sot zgjedhjet lokale duam s'duam, marrin nje karakter politik edhe pse jane administrative. Në te kundert kjo parti do te shuhet dhe do duhet t'ia lejë vendin nje force politike te re te djathte, liberalo-konservatore, qe koha do ta diktoje, duke i dhene keshtu fund dhe tranzicionit post diktatorial, produkt i platformes katoviciane të Ramiz Alise, platforme që gjate ketyre 30 vjeteve, i solli kaq deme Shqiperise.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. b
                                    bledi

                                    berisha duhet te kishte ik me kohe

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Luan

                                      non graten nuk e do me njeri ta shohe me sy

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fatmiriri

                                        Ore gjirokatrit ! Sita merr mendjs se do te fitosh vota ne Titane perballwc enveristwve ’!?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          iliri

                                          po berisha akoma vazhdon te jete kryetar i pd ahhahahaha

                                          Përgjigjjuni
                                          1. f
                                            fjala vjen

                                            Te respektoj, Roland per qendrimin, por me Enverin mos ha mut ta krahasosh me nje bajge qe ngeli tere kohen ne breket e ca shqiptareve bastarde.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. g
                                              goni

                                              ky predikon demokraci dhe pastaj thote te ike saliu ,or mik demokracia eshte vote ,dhe fatkeqesisht saliu ka vota ,ndersa ty ste voton njeri . Ose ngrijini akuza dhe futeni ne burg ose mos hani mut kot ...dordolec

                                              Përgjigjjuni
                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                Berisha po punon me propogandën se "Rama na ka q*orë nënën, duke "shmangur" vëmëndjen nga non grata.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje