"Ditë shumë të vështira", Erisa Xhixho: Meta do drejtojë partinë nga burgu, lajmin për urdhërarrestin babit mu desh t'ia thoja vetë

24 Tetor 2024, 14:40Politika TEMA
"Ditë shumë të vështira", Erisa Xhixho: Meta do

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se Ilir Meta do të vijojë me drejtimin e partisë nga burgu.

"Partia e Lirisë e ka presidentin e saj, Meta do e drejtojë partinë edhe në kushtet e arrestit me burg, që është i panevojshëm, ata mund të vendosnin edhe dje për detyrim paraqitje, për sa kohë është paraqitur sa herë është kërkuar.

Kemi rastin e Trump, që kandidon sot për president të SHBA edhe pse ka 34 akuza. Arrest me burg është  e pajustifikuar dhe jo proporcionale”, tha Xhixho në Report Tv.

Arrestimin e Metës e quan një përdorim që po i bëhet drejtësisë për të goditur opozitën. Xhixho thekson se nuk do të tërhiqen për asnjë arsye nga aksioni opozitar.

“Ne do vazhdojmë me aksionin opozitar, protestën e 29 nëntorit dhe me takim me qytetarët dhe denoncimet. Nuk na tremb asnjë përdorim i drejtësisë për t’i mbyllur gojën opozitës”, përfundoi Xhixho.


Në dosjen që SPAK ka kopsitur për Ilir Metën i akuzuar është dhe babai i saj Pirro Xhixho, i cili po hetohet për akuzën e korrupsionit pasiv për kohën që ka qenë në krye të AKEP. Xhixho thotë se pranon se janë ditë të vështira për familjen e saj dhe se në dosje nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e të atit

“Së pari unë e kam marrë vesh nga mediat. Ka qenë një situatë shumë e vështirë për familjen time. Më është dashur të lajmëroj vetë babain tim. Kjo nuk është normale.

Më parë duhej të lajmëronin ne më pas mediat. Unë vlerësoj vendimin e gjykatës që dha dje për zbutjen e masës për babanë tim duke pasur parasysh gjëndjen dhe kushtet ku ndodhet babai im.

Dy tre ditë shumë të vështira dhe të shokuara, mund të them edhe pse u gëzuam për ndryshimin  e masës por jemi të revoltuar se unë dhe avokatët kemi parë dosjen. Nuk ka provë as fakte që implikon drejtorin e AKEP në përfitime personale.

AKEP është një institucion kushtetuese që zgjidhet nga parlamenti dhe funksionon nga bordi ku vendimet janë kolegjiale. Nuk ka provë që të implikojë babanë time. Do të ndjekim procedurën ligjore me bindjen e thellë se do dalë i pafajshëm” tha Xhixho

9 Komente

  1. N
    Nua rroku

    Zhaba kerkon qe meta ta drejtoj nga burgu partin ku ai nuk po komandon vehten ne burg. Particka e juaj ne 2025 ska asnje deputet Yyyyyyypppp xhxhi hajdute se bashku me babain Ikni u qifsha racen tuaj

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku Plak

      Te lumte Pjeshka moj Xhixha, se Ripjellja nuk e ka Mendjen te bei Shtet, por te Vjedhin, se po te kishim Shtet, ti kishte Sekuestruar te gjitha Makinat , Shtepiat, nr e Llogarive qe ke ti dhe Familjaret e tu, e pastaj te shihnim ty moj Baxhell si Mona sa do Kakarisnit ju

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per nji lug kos

        Arisa , te behet mire te shikosh hallin e babait , ndersa Metes mo s harro ti cosh fasule tre here ne jave.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo vetem fasule por edhe ...

          Ose vetem fasule ti coje, cfarevte doje Likja tia jape, e di vete jajo hunde derrja...!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shpend

          Veprimet e babit te Xhixhise , jane per ti ndriçuar rrugën karrierës se saj . Kot nuk eshte zevendse e pare e Ilir Metes . Aq e forte u be xhixhia sa eliminoi nga politika dhe Monen qe e ka bere te bukur mamaja.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shko Erisa nda burgun me Liken

            Kjo shoferja e Likes duhet te behet gati edhe per kontroll te hajdutlleqeve te saj dhe baba Piro kurvarit e hajdutit. Po foli Monika, kjo shoferja te gjeje vend te futet....!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              E si ia the babit ti Erisa? Babi, kete here ta kane futur ne bythe ...por mos u merzit se ka edhe me keq. Ja shiko "te madhit" ç'i kane bere.

              Përgjigjjuni
              1. l
                lexuesi i irrituar

                Unè mendoj qè èshtè mè mirè qè Partia e Leshelisè tè hyjè nè burgè dhe tè qèndrojnè krah pèr krah kryetarit , tè mos e lenè vetèm .Kèshtu shqiptarève jashtè do tu qetèsohet njè vesh pèr momentin...

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aliu

                  Mbylle bucen, se te ka mbetur hapur qelbesire , e majjmune hajne qe u mer ushqimin e perditshem te tjereve. Erdhi edhe radha jote se bashku me pushtin e madh hajdut xhixho. ti beni shoqeri likes. Shqiptaret festooned fundin tuaj ,qelbesira te neveriteshme. Parting drejtojeni nga birdcage se bashku ju "presidentet" e leshelise.......

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje