Djegia e ish-vilës së Enver Hoxhës: Policia bllokon hyrjet në zonën e bllokut (VIDEO)

22 Mars 2026, 18:29Politika TEMA
Djegia e ish-vilës së Enver Hoxhës: Policia bllokon hyrjet

Pas djegies së vilës së diktatorit Enver Hoxha në protestën e 20 shkurtit që e gjeti Policinë e Shtetit pa përgatitur, këtë të diel policia ka rrethuar me gardh metalik hyrjen për në ish bllok. 

Ende nuk dihet skenari i protestuesve, ndërkohë që janë blinduar me masa sigurie institucionet si Kryeministria, Kuvendi, dhe selia e PS.

Po ashtu, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 

1 Komente

  1. B
    Bufonet dhe Bufi

    Sindikata e familjes kriminale Berrisha protestone po per çfare ?.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje