Agron Gjekmarkaj: Një përgjigje për Palokën lidhur me kërkesën e dorëheqjes së Bashës dhe pse i përçmoj si Berishën, ashtu dhe Bashën

6 Mars 2023, 15:43Politika TEMA

Agron Gjekmarkaj: Një përgjigje për Palokën lidhur me

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi sot pas kërkesës së grupit të Alibeajt për t’u regjistruar në KQZ me firmën e ish- kryetarit, Lulim Basha.

“Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan“ të dorëhiqet, çfarë do të bëjnë tani, apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë më asnjë vlerë”, pyeste Paloka.

Pas deklaratës së këtij të fundit, ka ardhur një reagim nga  deputeti Agron Gjekmarkaj si një ndër ata që ka kërkuar dorëheqjen e Bashës.

Reagimi: 

Edi Palokës me respekt!

I dashur Edi po e vërtetë unë jam një nga ata që kam dhënë dorëheqjen time modeste nga funksionet e PD dhe po kaq ja kam kërkuar që ta bëjë atë edhe Lulzim Basha.

Ju që keni vite aty brenda në PD mund ti keni quajtur të pamerituara e të nxituar postet që më besuan por kjo s’më ka penguar ti jem mirënjohës Bashës kur m’i ka besuar dhe Këshillit Kombëtar kur më ka votuar.

Kësisoj ka vepruar edhe Grida Duma. Dorëheqjen ia kanë kërkuar shumë nga grupi. E bëmë këtë duke gjykuar 9 vitet e tij në drejtimin e PD dhe të opozitës kryesisht dështimet dhe mos bërjen e një beteje parimore me Sali Berishën që kur e përjashtoi nga grupi i PD.

Nëse dikush më pyet mua mund të them se disa epitete Basha i meriton vetëm me Sali Berishën dhe jo me ne të tjerët se produkt i tij ishte. Ti e di si u prish gara me Olldashin që të fitonte Basha e si ky i fundit u shpall besëprerë kur e preku në paktet mes tyre.

Andej nga unë e ti jemi edukuar kulturalisht është një kod që na mëson që se kush e njeh vetin për burrë dhe i drejtohet “a je si nje burrë”!

Në këtë kontekst unë nuk njoh vetëm një njeri për burrë as dy por shumë. PD për turp e me kosto të mëdha për vendin e veten hyri në “luftë civile”. Unë ia kam kërkuar Bashës dorëheqjen pa kushte dhe jo një hap pas. Unë besoj që çdo tentative e tij për të marrë partine e mbetur është e pa moralshme.

Asnjëri prej nesh pas shumë vitesh mbështetje si ka asnjë borxh. Do ishte një dëm i madh dhe shndërrim karikaturial kthimi. Qenka ende kryetar në gjykatë? Në pamje të parë me duket batakçillek e hile. Yçklat juridike si di.

Në njëjten kohë sa do që mund të jemi nxituar e gabuar në deklarata emocionale të gjithë nga pak personalisht se kam bërë këtë që të rikthehej Sali Berisha. Nuk më ka munguar respekti për Sali Berishën edhe mua si vdekatar i zakonshëm se e di që do pyesësh nën zë, kush jam unë që respekti a jo për Berishën paska rëndësi? Respekti im ka qenë kritik jo ideolatrik as idhujtar.

Në këto 32 vite ka momente sublime që meriton nderim. Po nuk mund të jetë ai zgjidhja paçka se një pjesë demokratësh e ndjekin me spazëm.

Nuk mund të jetë se kam dhënë gjithçka ka ditur dhe ka marrë çfarë i ka takuar a më shumë. Nuk mund të bëjë asgjë më ndryshe. Nuk e rishpik më vetveten as kohe për ta bërë.

PD e tij a Foltorja është diçka e parë ndër vite, me ata grusht besnikësh, disa të fisëm disa folklorikë në përgjithësi, të gjithë të bindur pa mendim kritik, pa risi!

Duan atë gjënë aty për vete, s’ka gjë edhe të vogël po ata që ti i njeh tre katër anipse banale e jo shumë civile.

A duhet që të strapacohen kaq shume demokratët për këtë shpurë? Odiseja e Sali Berishës ndan e bashkon për mënyrën si e ka menaxhuar këtë vit të vështirë dhe si është ringritur. Mua me duket fundi i botës politikisht duke folur që një pjesë e madhe e partisë sonë për fatin personal të Sali Berishës të jetë në konflikt me administratën amerikane dhe atë perëndimore.

Asnjë politikan e ambasador perëndimor se takon Berishën? Nuk më duket gjë e vogël. Ne perëndimin kemi zgjedhe model, jo Enverin me Kastron. Madje vete Berisha ka kontribuar që diktatura të shembet me idolet e vet.

Po i kërkuam dorëheqjen Bashës dhe ja dolëm që de facto ta japë, jo për të lehtësuar revanshin e një grupi në krye të foltores mbi strukturat e partisë dhe mbi deputetet. Sa herë na është thënë “shpejtoni, thirrja e fundit se nuk ka më vend”! i ke parë si sillen si komisarë idiotë ndonjë? Pastaj ç’ pune kanë në një parti politike familjarët e shefit apo e kalojmë se hajt jemi në Shqipëri!!? Partia pronë nuk është model frymëzues.

Nejse kjo është histori. Përballë kemi pushtetin me agresiv të këtyre viteve me larmi mjetesh ndikuese e deprimuese.

Nga një anë ka shumë demokratë pa “parti”, nga tjetra “parti” me disa demokratë. Turp e dëm që shkuam në gjykatë. Asnjë vendim i gjykatës nuk do e zgjidhte krizën tonë se ajo nuk është juridike po politike dhe morale. Në të dy anët ka demokratë që duhen bashkuar, asnjë nuk duhet nënvleftësuar, të gjithë bashkë nuk mjaftojnë na duhen dhe shumë të tjerë. 

Gjuha që po përdoret po i fal njerëz Edi Rames. A më përfaqëson sot Sali Berisha si udhëheqës!? Sot jo më pa i heqë në ashkel si opozitar i fortë dhe intelektual me spikamë! A më përfaqëson Lulzim Basha? Aspak dhe se di në më ka përfaqësuar ndonjëherë ndërsa për Berishën e di, disa here.

A është Berisha politikani më i zoti që ka pasur e djathta këto 33 vite!? Sigurisht që po, por të jesh i zoti s’do të thotë se ke bërë gjithçka mirë, e ende tani ku gjithçka duket keq. Berisha duhet të mbyllë shkollën politike dhe të gëzojë jetën e tij ndërsa Basha nuk pat kurrë shkollë politike, i mbetet të shijojë jetën. A mund të ketë vënë dorë qeveria në punët tona? S’kam ndonjë fakt por e besoj aprirori. Po nëse ne nuk bëhemi palë për interesat e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, çdo gjykate na merr te keqen. Zgjidhja duhet kërkuar përtej tyre, jo tek një i kundër-tjetrit edhe pse nuk peshojnë njësoj. Ata në hije mund të jenë ende të dobishëm.

A jam unë demokrat për zgjedhje, kulturë e histori? Besoj po, por pa doza të forta militantizmi dhe bindjeje ndaj kam zgjedhur të mos besoj më as te Berisha as të Basha duke i respektuar të dy për çfarë kanë bërë mirë, të parin më shume, të dytin më pak dhe duke i përçmuar për gjëmën që i bënë dhe po i bëjnë PD-së, flas për përçimim politik dhe jo njerëzor.

Bashkimi është pak vonë, duhet opozitë e re në mënyrë që shqiptarët mos të kenë pendesë të vinë pas. Do fajësojmë njeri-tjetrin për 14 Majin, do shahemi siç ka nisur, Edi Ramën po e po, kudo ka të vërtetë, por e vërteta e madhe është faji. Jemi ne që nuk pranojmë verbërinë tonë dhe nuk shërohemi nga urrejtja.

Te fala miqësore

Agroni

23 Komente

  1. K
    Koli

    Kto te PD ,jane te gjithe Vari Hebet.Asnje nga keta Pederaset,nuk ka bythe,ti thote Saliut dhe Lulit:Largohuni se keni Vrare,Vrases:Shkoni ne gjyq dhe Ballafaqohuni me ata Familjare qe kane derguar letra ne Spak.Cfare Intelektualesh:Njeri Profesor ne Universitet,tjetri Gazetar prej 30 vitesh:Sa Turp?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Analist i pamvarur Gjonmarkagjoni

      Per 32 vite ne politike Berrisha meriton rrespekt thote ky karragjozi abalist i pavarur . Une si votues i pjese gri te pyese per cfare e rrespektoni ju Berrishen per 1997 per naften Milloshit per grusht shteti per firmat piramidale per çez per kater te vrare ne bulevard per kompleksin partizani per vjedhje zgjedhjesh per shitje deti Greqise per krimet i vetmi njeri ne epoken pas renies se komunizmit ne te gjithe europen lindore qe ka varur njerez ne mes te qytetit te Fierit me litare si ne Iranin e sotem e rrespekton per te qenit 30 vjet komunist e sekretare i PPSH dhe si sherbetore i bllokmeneve haaaa analisti pamvarur nuk eshte as mish e as peshk .....te kesh turpe dhe ata qe te kane votuar duhet te truperohen qe qe kane votuar nje njeri qe ka rrespekt per nje kriminel

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mateo

        Mos e shani Agronin; ai duhet lexùar mes rreshtave. Edhe pse me embelsi, aì I ka futur te dy ne nje thes. Ngjan me fjalimin e Marc Antonit ne funeralin e Cezarit. Te mos harrojme qe jeniçerēt e Salit presin me thike nē dorē pas derēs

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Per permbysjen e komunizmit , se po te ishte per popullin ai votoi pas 45 vjetesh diktature , perseri , per inerci mendoj , per Partine e Enverit. Per antaresimin e vendit ne organizmat Europiane Per antaresimin e Shqiperise ne NATO Per heqjen e vizave per Shqipetaret Keto jane ato te medhajat fare , ka te tjera e tjera ! Jeta ne Shqiperi nuk FILLON me Edi Ramen !

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

            O Koli, Te qenkan error sytë nga militantizmi. Po t'i pyesesh Enveriste, edhe ata tecrreshtojne nja 25 të mira qe ka patur Enveri. Pra ku ndryshon t'i nga Enveristet? Mos u nxeh. Pyetje është. Ma thuaj ti pergjigjen, se unë nuk po e gjej dot. Problemi është qe nuk ka njeri 100% të mire, dhe nuk ka njeri 100% të keq. Pra edhe Saliu i ka ca të mira. Por të keqiat? O nëne, o nëne, o nëne, do thoshte si Jovan Bregu i shkretë, ndjesë paste. Kështu qe mos fol per të mirat e Saliut, se per ato pese qe numurave ti, të numurin unë nja pesedhjetepesë të këqia. Ashtu edhe per Enverin. Ne qofte se i numurohen nja pesembedhjete të mira, i numurohen edhe njeqindepesembedhjete të këqia. Prandaj lere kete punën e sukseseve se na nxore mallin e planeve pesevjeçare te Enver Hoxhës.

            Përgjigjjuni
        2. A
          Analist i pamvarur Gjonmarkagjoni

          Per 32 vite ne politike Berrisha meriton rrespekt thote ky karragjozi abalist i pavarur . Une si votues i pjese gri te pyese per cfare e rrespektoni ju Berrishen per 1997 per naften Milloshit per grusht shteti per firmat piramidale per çez per kater te vrare ne bulevard per kompleksin partizani per vjedhje zgjedhjesh per shitje deti Greqise per krimet i vetmi njeri ne epoken pas renies se komunizmit ne te gjithe europen lindore qe ka varur njerez ne mes te qytetit te Fierit me litare si ne Iranin e sotem e rrespekton per te qenit 30 vjet komunist e sekretare i PPSH dhe si sherbetore i bllokmeneve haaaa analisti pamvarur nuk eshte as mish e as peshk .....te kesh turpe dhe ata qe te kane votuar duhet te truperohen qe qe kane votuar nje njeri qe ka rrespekt per nje kriminel

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lanabregsi

            O Gjek-Mark-Markagjoni,ju berishistet,si ata te foltores,dhe ata jasht saj si puna juaj nuk shkeputeni dot nga krimineli Sali haleja. O Gjek,Saliu ka vrare,pra eshte kriminel,dhe krimineli nuk mund te amnistohet ne asnje rrethane. O Gjek,Enveri e mori Shqiperine nga mesjeta dhe e nxori ne drite,por krimet qe beri e futen ne koshin e plehrave. Merni kurajon dhe distancohuni njehere e pergjithmon nga monstra Sali Qeni.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tartufi

              Qelbaniku i shkruan pisllekut ,per morale dhe burrerira ,,,,,,, Na kujton ne menyre te vecante bashipozukun komunist [ si te djathte ] Po qe se do te kuptojne dhe tru shterpuarit ne historine e nje grupi palacosh qe kane krijuar nje parti ,,,, preku interesin nje pjese te kesaj partie : dhe do te shikoshe nevojtoren e dale jashte neper rruget e qytetit pa mbarim me eren e saj [ parfum ]

              Përgjigjjuni
              1. X
                XYZ

                Shyqyr qe doli shpellari Gjok ( Kali ) i Saliut , ky kafsha duhet degjuar o milet ku ku per Ju , ku ku per Ne , Ku ke per ata ....rrnofte Spiuni i Sigurimit Shaban Tapia ( Qukapiku ) Gjenerali famekeq i 97....

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erzeni

                  O Gjekmut,po si ka mundesi o professor leshi qe te keni respect per nje kriminel si Sali haleja,??? Ptuuu rasat qensh!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    a keni burrni ju palacot dhjerokrat

                    cfare burrash muti qe e hane mutin me 2 luge dhe kane respekt per kriminelin me te madhe komunist sali. Ne vend qe ti thone shporru more zog kurve se na percave jo vetem popullin ,por edhe dhjerokratet.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dajti

                      O Gjek koqja,dhe kriminel,dhe kryetar i nje partie demokratike,nuk shkojne bashk,keshtu qe mos na thuaj qe kam respekt per Sali kriminelin.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrati i vertete

                        O Gjonmarkaj ti hiqesh si i ditur ,per disa cfare thua qendrojne ,por edhe ti pa bythe pa dinjitet ,zagar ,si mund te thuash per vrasesin Sali Berisha ka bere te mira ,kush jane ato te mira ,une di nje pjese e popullit por dhe mbi 90 perqind e Shqiptareve si dhe Amerika e Anglia e kane bere Non Grata ,per shandazh drejtesise ,minim te demokracise ,vjedhje pasurise se Shqiptareve per familjen e tij e Ilir Floririt ,ju personalisht je me i ndyri te ajo parti ,per derisa nuk ja numeron te gjithe te zezat qe i ka bere popullit ,si mundet me haruar ,2Prillin ne Shkoder ,qe gjithe Shkodra e di se ato vrasje u bene me urdher te UDB ,e i kryen Sali Berisha e Azem Hajdari ,si mund te harosh vjedhjet e 1996 ,apo rafjen qe beri ne protesten e opozites ,burgosjen e Nanos , ngjarjet e 1997 ,vrasjen e qenit Azem Hajdari ,grushtin e shetit 1998 , vrasjet ne Gerdec ,vrasjet ne bulevard 21 Janar 2011 ,jane disa te zezat e ketij krimineli ,e ti zagar nuk e hap gojen ,se ke frike ,

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Osservazione

                          Mendime nga Profesor Agroni; A më përfaqëson sot Sali Berisha si udhëheqës!? Sot jo më, pa i heqë në ashkel si "opozitar i fortë dhe intelektual me spikamë". Profesori nuk ndjehet i perfaqesuar nga Saliu, por nuk e thote motivin ose nenkuptohet, per ceshtjen e "non grata", megjithate i jep hakun si opozitar i forte, por nje profesor normal nuk do te kishte qene dakort, sepse mitingjet shkaterruese te taboreve te paguar me paret e vjedhura popullit shqiptar apo grushtet e shtetit, ne nje demokraci, nuk jane instrumenta kostitucionale. Intelektual me spikamë thote profesori ... pra Sali Berisha intelektual me spikamë! Profesor Agroni, ne konceptimin aristotelian, te percaktojne intelektual virtyte si shkenca, dituria, inteligjenca dhe arti te cilat i lejojne shpirtit te intelektit arritjen tek e "verteta". Eh, e verteta ... e verteta trembet sapo degjon qe ne flasim per Sali Berishen. Vazhdon profesor Agroni; A është Berisha politikani më i zoti që ka pasur e djathta këto 33 vite!? Sigurisht që po, por të jesh i zoti s’do të thotë se ke bërë gjithçka mirë ... Nje profesor normal do te ishte shprehur ndyshe; qe nuk ka vend per kete pyetje, mbasi atij i vjen turp qe krijimi i te djathtes shqiptare eshte marre peng qe ne fillimet e saj nga nje ish sekretar partie, i derguar aty nga i Pari i Vendit, aso kohe njefare Ramiz Alia. Po ti japesh patenten e politikanit me te zote ne keto 33 vjet eshte herezia me e madhe si dhe padrejtesia me e madhe qe profesor Agroni i ben qytetarit Agron, mbasi mund te diskutojme ketu se per cfare ka qene me i zoti, si politikan jo, ndoshta si politiqen po, i zoti si mashtrues, si kriminel apo si tradhetar apo percares, si hajdut apo si diktator, si shpifarak dixhital apo shpifarak ordiner ... Profesor Agroni, kurajo nuk blihet, as edhe meret borxh, ajo dhurohet nga i naltmadhenishmi vetem kur lind jeta e re!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lilo

                            Reagimi fillon: "Edi Palokes me respekt". Hajde lexoje kete hajvan pastaj!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komplotisti

                              Moj e mjera shqiptari, edhe ti demokraci, me parti e pa parti, me gjarprin ne gji.. Vjen dhe dita si qemoti, flet Gjekmarkaj e Alizoti, japin mend e pordhe shesin, me dollar e mbushin thesin.. Ky Agroni kak' e vjeter, ka vesh xhup edhe seter, me kollaro e mindil, po i ben te gjithe rrezil U ben tekste edhe bejte, Sic ben Rama cdo te enjte, se me Edin eshte byth'e breke, qe kur hanin bashke byreke, Kurre Saliun nuk e deshi, As dhe Bashen qe e qeshi, Por si miza ne byth te kalit, Tani ngjitur i rri Lalit.. Se me Lalin ka te ardhme, Se me Edin ka te tashme, Pa Berisha me Bashe e shoke, Jane te shemburit pertoke, Ata s'ngrihen per kete jete, Ndaj gje Gonja trim me flete, flet n'Kuvend aty brenda, ku ben pordha edhe fenda.. Hajt Gjekamrk, he t'lumt goja, Bashke tjere kakapordha, se per ty e Alizota, ka nevoje vendi e bota. Do te vije dhe ajo dite, kur t'betohesh ne dy syte, se PD nuk ke qene kurre, se ke qene grua e jo burre!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Noci

                                Jo profesori thote se Sala ka qene me i miri politikan i djathte por jo se e ka bere çdo gje mire.Ai ka te drejte qe nuk duhet te flitet me as per Berishen as per Bashen dhe ka te drejte sepse jane fajtore per hendekun e krijuar.Ne fund te fundit ka te drejte se ne nje fare menyre nuk ka opozite ,si rrjedhojë nuk ka kush e kontrollon qeverine

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  ..

                                  Po ti japesh patenten e politikanit te djathte me te zote ne keto 33 vjet eshte herezia me e madhe si dhe padrejtesia me e madhe qe profesor Agroni i ben qytetarit Agron, mbasi mund te diskutojme ketu se per cfare ka qene me i zoti, por si politikan jo, ndoshta si politiqen po, i zoti si mashtrues, si kriminel apo si tradhetar apo percares, si hajdut apo si diktator, si shpifarak dixhital apo shpifarak ordiner ...

                                  Përgjigjjuni
                                2. D
                                  Drini

                                  Gjeka eshte malok per dele, ku di gjeka ceshte politika? KY po gjeti ndonje sufllaqe te mbllacitet, ne rregull eshte.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjeli

                                    Edhe ky qenka hajvan PD nuk eshte parti ne rradhe te pare atu ka nga te gjitha rracat , ka nazist, fashist, hajdute, kriminele, balliste, zogiste, enveriste, komuniste, agjente te te gjitha vendeve te botes , islamiste, sgurimsa, budallenj , ta cmendur , kurva , gay. He parti demokratike quani ju kete

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      DP

                                      Ne vitet 2000-2004 ne PD funksiononte "Qeveria ne pritje", -Departamentet, perbere nga teknokrate te djathte. Nen drejtimin e njerit nga nenkryetareve, kjo strukture u fuqizua shume, pasi ishte e vetmja qe trajtonte problematikat dhe ofronte zgjidhje jashte servilizmit politik. Kjo shkaktoi xhelozi tek te gjithe dhe pasiguri tek Doktori: Partia po rreshqiste ngadale jashte kontrollit. Papritur ai krijoi KOP-in e tij per te shfarosur Departamentet! Kopi solli Lulin me shoke, PD e rezistences vdiq. U tha se me kete levizje u fituan zgjedhjet por eshte genjeshter. Zgjedhjet me 2005 u dhuruan me skeme dhe si kompensim i zgjedhjeve te vjedhura te 2001.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Besnik

                                        Hajvan komplet! Idiot! Asnje vote nuk marrin kurrreeeeeesekurrrreekureee!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. z
                                          zalli

                                          E sakte dhe teper korrekte,kjo analize.kultura pa diskutim ben diferencen.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje