"Do të uzurpojë selinë e PD, nuk do që të ketë asnjë zë kundër", Kapllanaj për 30 prillin: Kuvend familjar i Berishës, u rikthyen ata që shkaktuan humbjen në zgjedhje

3 Maj 2022, 17:02Politika TEMA

"Do të uzurpojë selinë e PD, nuk do që të

Ish deputeti i PD, Agron Kapllanaj ka folur mbi zhvillmet e fundit në PD dhe Kuvendin e mbajtur në datën 30 Prill. Kapllanaj tha se organizimi i datës 30 prill ishte thjesht një shfaqje, ndërsa për rikthimin e figurave si Jozefina Topallit apo Arben Imamit u shpreh se këta të fundit kishin shkaktuar humbjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

“Nuk ka asgjë tjetër, përveç themelet e një partie të re. Janë rikthyer pranë doktorit ata që i shkaktuan humbjen e 25 prillit. Këtu më lind dyshimi se ata lëvzijen e 25 prillit e kanë bërë me miratimin e doiktorit. Nuk mund të them se kjo është e vërteta, por ata kanë marrë miratimin e doktorit”, u shpreh Kapllanaj.

Më tej, ai u shpreh se Sali Berisha nuk do bashkimin e demokratëve, por do të uzurpojë selinë për të mos lejuar asnjë zë kundër.

“Berisha nuk do një bashkim demokratësh. Ai do t’i uzurpojë ashtu si ka uzurpuar selinë e PD. Nuk do që të ketë asnjë zë kundër. Por demokratët janë të ndjeshëm dhe nuk duan të jenë pjesë e kësaj farse. Ai është një Kuvend Kombëtar familjar i zotit Berisha. Ai është një Kuvend Kombëtar familjar i zotit Berisha”, u shpreh Agron Kapllanaj për Fax News.

2 Komente

  1. P
    Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

    Ai ka 30 vjet qe e ka uzurpuar partine njesoj si enveri dhe ju ka fut friken te gjitheve sa u shpeton shurra nga frika.... Ky kriminel do bashkimin e hajduteve te familjes farefisnore per te mbrojtur familjen e sllobodankes e jamboshnjakut

    Përgjigjjuni
    1. D
      DENISI

      KENI VITE QE PO E TRAZONI VETE CORBEN E PARTISE. PERSE NUK E NGRITET ZERIN KUR ISHIT NE PUSHTET DHE BABAI JUAJ SHPIRTEROR SHKAKTOI 97-TEN, GRUSHTIN E SHTETIT TE 98-TES, VRAU NE GERDEC ME DHJETERA NJEREZ,VRAU NE MES TE BULEVARDITETJ, VODHI VOTA DHE PRONA PUBLIKE PER MIQTE DHE FAMILJEN E TIJ,ETJ,POR E NGRINI ZERIN TANI?? JUVE JENI HIENA DHE NJREZIT TASHME JANE SHUME ME TE ZGJUAR SE JU. ATA DO TE VAZHDOJNE TE ZGJRDHIN TE KEQEN ME TE VOGEL TE MUNDSHME....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje