
Hetimet e drejtësisë për të shkuarën e deputetit Kasëm Mahmutaj kanë hedhur dritë mbi një dosje të hershme të autoriteteve italiane lidhur me një sërë krimesh ku në skenë del edhe ish minsitri Fatmir Mediu.
Nga faksimilet e siguruara nga gazeta “TemA”, kreu i Partisë Republikane akuzohet si bashkëpuntor i vëllezërve Mahmutaj të dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

Nga hetimet intensive të drejtësisë italiane, të sjella në vëmendje nga gazeta "TemA", del në pah skema sesi Mediu ka krijuar akses për Kasëm Mahmutajn dhe të vëllain Gazmend Mahmutaj për të kaluar transit në vendin fqinj.
Ky i fundit, shtetasi Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska), sipas SPAK është dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Në vendimin që mban datën 18 mars 2002 të gjyqtares Mariolina Panasiti, Fatmir Mediu ndalohet të mbajë funksione shtetërore së paku për 5 vite.
Ky vendim i fshehur nga deputeti nuk u zbatua asnjëherë pasi pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, ish kryeministri Sali Berisha shpërbleu Mediun me poste ministrore.

Kjo është hera e parë që SPAK, në procesin e goditjes së krimit dhe korrupsionit, ka konfiskuar pasuritë e një prej anëtarëve të Kuvendit.
Ashtu siç gazeta "TemA" ka raportuar më herët, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e deputetit Kasëm Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, ka rezultuar me një sërë pronash të dyshimta.
Tashmë, 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme.
Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.
Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.
Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të konfiskoheshin.
Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.
Por kush është Gazmend Mahmutaj dhe lidhja me Mediun?
Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020.
Ai rezulton i dënuar me 25 vite burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.
Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në Berat që në mars të 2008.
Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.
Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.
Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.
(TemA)
I pari qe duhet te ishin sot ne burg nga SPAK jane Sali non grata dhe Fatmir GERDEC te tjerat jane bla, bla, bla...
Tutorët kriminelë të prostitucionit(motrat tona shqiptare) dhe drogës ,kanë blerë karriket në parlament dhe hiqen si statistë që të drejtojnë jetën e shtetit dhe kombit. Edhe ju pyesni pse eshte e mallkuar shqipëria.Doni mallkim më gjigant ju ? Oh sa turp me qenë shqiptar (sot).
Nuk ka rendesi cthote drejtesia italiane,rendesi ka cthote dreqesia shqiptare ,cthote krimineli sali berisha e familja e tij me sypeshkaqenin
Po mirë, me bythë e shkruajnë shqipen gaxhgaunat e administratës?
Edhe mua më bëri përshtypje! Ore, në Shqipëri sa më analfabet të jesh , aq më shumë bën karrierë!
Gazi eshte mare me prostitucione droge eshte denuar ne itali dhe fshihesh ne Fier te Fatmire Gerdeci
A e dini ju te gazetes tema, se gojet e liga thone se: per ta perdorur Mediun ne parlament, ne gjykaten italiane ka nderhyre per te marre pafajsi Mediu, vete Z. Fatos Nano?
Kaso, kesaj i thone pi.rdh se lirohesh Me sa duket je ne taven e Fatmir Mediut, ose je vete Mediu, mos qofsh
Kaso, kesaj i thone pi.rdh se lirohesh Me sa duket je ne taven e Fatmir Mediut, ose je vete Mediu, mos qofsh
O Kasëm.. ke zbritur ndonjëherë në qytet? Po ç' kujton ti se Gjykatat a italiane janë si Gjykatat a shqiptare? Ji Nano, po dhe vetë Kryeministri Italian nuk mund të ndërhyjë. Këtu Berluskoni që ka qënë Kryeministër, Deputet dhe mund t'i mbulojë gjyqtarët me pare nuk mundi t'i shpëtonte gjykimit dhe u dënua.
MBAS 20 VITESH KANE KALUAR NE PARASHKRIM. MEDIUN DO TA KENI DERI 80 VJEC NE PARTINE REPUBLIKANER.
Drejtesia Italiane eshte nje drejtesi raciste qe i ka dale boja, teper anti shqiptare ku shqiptaret denohen edhe kot, domethene me prova fallco osé me deshmi te policeve fallco. Ku zakonisht te huajve qimja u behet tra kurse italianeve trau u behet qime. Me pake fjale Jo se na u prish puna per kete zoterine po' fakti qe mund te jete denuar ne Itali nuk do te thote asgje
Drejtesia italiane eshte nje nga drejtesite me te perparuara ne bote. Ka denuar kryeministra, ministra, deputete, oligarke, mafioze etj. Shume figura te drejtesise italiane jane shembuj te punonjesit publik te pakorruptueshem dhe te paanshem. Disa prej tyre (prokurore e gjykates) kane humbur jeten ne atentate mafioze pikerisht sepse nuk i jane perkulur interesave te tyre. Perpara se te flasesh per drejtesine italiane duhet te kesh me shume njohuri, nderkohe qe fjalet e tua me sjellin vegimthi ne mendje menyren e te arsyetuarit te shqiptareve qe merren me droge e vjedhje vilash dhe kur denohen thone pikerisht frazen qe keni permendu ju; "Drejtesia italiane urren shqiptaret" . Drejtesia ne itali, denon ata qe merren me krime dhe ...ben mire. Ata e kane pikasur dhe denuar Fatmir Medium edhe pse ai ka zhvilluar me shume veprimtari kriminale ne Shqiperi. Ata e kapen dhe denuan shkeljen. Drejtesia shqiptare, jo. Politika, e beri deputet te nderuar.
Janë shqiptarët kriminele , tutore prostitucioni, vrases, trafikante droge dhe çdo pislliku tjeter, jo drejtesia Italiane. Sigurisht që ju jeni mësuar se vrisni te dobetit dhe gjeni ndonjë prokuror apo gjykatës plepash që ju nxjerr nga burgu per te pire kafe ke blloku.
KETO JANE KRIMINELET E FOLTORE NEVOJTORES ME NE KRYE KRIMINELIN SALI
Shumē mirë që këtë spiunin Mediu ta "kapni" pas 20 vjetësh. Sukses profesional I mahnitshëm. U kap ai që ndihmonte Mah Mutat te fshiheshin. Po 450 milione euro te iceneratoreve pas 50 vjetesh do merren në shqyrtim ?
Spo thote askush gje per vellain e Xhafaj.. Mmm keq puna ee
Dihej kjo puna e Mediut per kalimin e nje personi kriminel ne itali. Pushteti e shpetoi nga kjo dhe nga gerdeci. Pese vjet burg ky i ka gati. Peshk i madh.