Draghi në Parlamentin Europian: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

4 Maj 2022, 16:22Politika TEMA

Draghi në Parlamentin Europian: Të hapen sa më shpejt negociatat

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi në një fjalim drejtuar Parlamentit Europian të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg tha se duhen hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Draghi deklaroi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një kërcënim për projektin europian.

“Duhet përshpejtuar së pari procesi i zgjerimit. Integrimi i plotë i vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk përfaqëson një kërcënim për projektin europian, por  është pjesë e realizimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e Këshillit Europian të marsit 2020.

Duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe t’i përkushtojmë vëmendjen maksimale pritshmërisë legjitime të Bosnjën Hercegovinës dhe Kosovës. Jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve dhe duam Ukrainën në Bashkimin Europian. Ne duhet të ndjekim rrugën që kemi përcaktuar për zgjerimin, por njëkohësisht duhet të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur“, ka thënë ai. 

Kryeministri i Italisë ka theksuar, se konferenca mbi të ardhmen e Europës, tregon, se qytetarët europianë  duan një Europë të re, që u përgjigjet sfidave të sotme. Për këtë, kryeministri italian është shprehur në favor të ndryshimit të traktateve të Bashkimit Europian, nëse kjo është e nevojshme

1 Komente

  1. !
    !!!!!!!!!!!!!!!????????????

    Te pyesim edhe PD-en e Rithemelimit dhe shohim e bejme. Sovraniteti I familjes PD eshte ne plan te pare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje