
Drejtori i Përgjtihshëm i Doganave Gent Gazheli i është përgjigjur sot Partisë Demokratike rreth reagimeve të saj në lidhje me konfliktin e biznesmenit Irfan Hysnebelliut me doganat.
Reagimi erdhi pas çlirim Gjata, zyrtar i PD akuzoi Gazhelin se po i hap “krahun vjedhjes në dogana. “Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari. Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë. Në mos sot, mot!”, tha Gjata.
Reagimi i Gazhelit ishte i ashpër dhe akuzon PD se janë kthyer në ushtarë të një biznesmeni evazor.
“Mesa duket Irfan Hysenbelliu ka marrë me qira stendën e Partisë Demokratike, ku lloj-lloj karagjozësh si puna e këtij halldupit të shokut Rustem dalin përditë me akuza idiote kundër meje! Idiotësitë që pastaj mediat e lira të zotit Irfan i ripërtypin si lopë të çmendura. Ndërkohë s'kanë asnjë kurajo të publikojnë asgjë nga përgjigjet dhe dokumentat zyrtare që hedhin poshtë shpifjet dhe shantazhet ordinere të Fanes! Një evazor shembullor që ka shumë llogari të hapura me ligjin fiskal, jo vetëm me Doganën Shqiptare, përdor Partinë Demokratike si kioskë tellallesh. Se atë Partinë e Lirisë e ka pasur gjithmonë si oficer që ka qenë kur shoku Ilir bashkëpunonte me strukturat ligjzbatuese të komunizmit.", thotë Gazheli në reagimin e tij.
Ka gati dy javë që Drejtori i doganve dhe biznesmeni në fjalë shkëmbejn akuza në distancë, lidhur me detyrimet ndaj doganave të këtij biznesmeni dhe akuzave të tij për korrupsion në dogana.
Po ky na qenka Cimi, Cimi moj i te gjateve, I mencmi dheut thoshte Zhozi pasi u kthye me lot ne sy(u)më. Ai moj i atij goje peshkut,qe kur fliste per drejtesine sikur kiahte arra ne goje.
Po prokoria cfare bane me kete maskara qe ka bere evazion fiskal,rrin,shikon apo ngopet duke hanger fekalet e ktije hajnit tv
Bardha, shume drejt e ke thene, por une do shtoja se ky drejtori, ne vend qe te beje lloqe ne distance me evazoret si ky miku ketu, do bente me mire qe te denonconte shkeljet e ligjit ne prokurori. Si zyrtar publik qe eshte nuk i ka hije te llapi ne mediet sociale.
Bubazheli eshte hajduti me i madh ne vend. Doganat ne pikjate korrupsioni. Rama e di dhe i mbron
Ti po qe na e mbushe mendjen! Po a nuk na thua, zotrote mos i ke mbajtur llogarite e korrupsionit "Bubazheli-t" apo Rames? Shko mor trap e mos na caj koken ketu me shpifjet e Salihut dhe Like spijunit. Po patet prova dorezojani prokurorise, ose mos hani mut kot me lloqe lart e poshte neper forume.