Dreka e demokratëve, Roland Bejko: Ishte aksident, deputetëve u thanë se nuk do të ishte Berisha

29 Dhjetor 2022, 14:03Politika TEMA

Dreka e demokratëve, Roland Bejko: Ishte aksident, deputetëve u

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko zbuloi më shumë detaje nga dreka mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe deputetëve të “grupimit Alibeaj”.

I ftuar në EuroNews, Bejko nënvizoi se sipas burimeve të sigurta, deputetët Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe Lefter Gështenja nuk do t’i bashkohen Berishës.

“Jam i bindur se as Jorida Tabaku, as Gaz Bardhi as Lefter Gështenja nuk do t’i bashkohen Berishës. Të paktën nga këta që kam unë të konfirmuar. Do të shohim nëse do t’i quaj prapë të shitur Berisha pas kësaj dreke”, tha Bejko.

Bejko zbuloi gjithashtu se dreka ishte një aksident pasi deputetëve i ishte thënë se Berisha nuk do të ishte prezent.

“Thanë që takimi ishte një aksident, pasi deputetvëe i kishte ardhur një mesazh nga Xheal Mziu për t’i ftuar në një drekë miqsh. Ata thanë që na u tha se nuk do jetë Berisha, pasi ishte në Shkodër. Thonë që Berisha ka ardhur më vonë dhe i ka gjetur aty”, tha Bejko.

6 Komente

  1. k
    k

    Berisha gënjen edhe të vdekurit ,jo më ju që se ka problem. Prisni kur të thotë që u penduan dhe kërkuan falje dhe u pranuan në pd e drejtuar nga ai.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkelzen

      Pabesia nga ta qe thone se kemi bese. Pabesia Berishiane- kush nuk e njeh pabesine e tij

      Përgjigjjuni
      1. E
        EDI

        OOO QIJA NENEN JU GENJENI DHE JA FUSNI NJERI TJETRIT EDHE JO MEEE POPULLIT PO TE VINI NE PUSHTET

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tonini

          Bejko eshte nje nder personalitetet politike te rralle qe ka patur Shqiperia keto 32 vjet. Intelektual i afte dhe me integritet, po jep shembull te qendreses perballe kriptokomunisteve dhe sigurimsave, eshte shembull parimesie dhe ky eshte nje lider i te ardhmes ne PD. Eshte njeri i prere. Shume i thelle ne analiza dhe ne percaktimin e rrugeve qe duhette beje PD per te fituar respektin e njerezve, mbeshteteni kete njeri me vlera.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Universi shprsa ime

            Po shum bukur ai erdhi ju të ndreshmit ikni ? Apo ftoheshin qoftet. ... jeni zhytur aq thell të brekushet e salës sa zor se dilni . Ësht nji pjes e shoqëris që nuk do as sali as baxhell ramut e as degjenerat botox Meta. E priste nga ju fryma e re me njerëz të rinj e të papërfolur. Po të dalësh e të justifikosh skenarët intrigante të ishkomunistave bën dy her gabim. Ju thjesht treguat se skeni guximin tja thoni gjërat në sy. Vërtet ftesa ishte për të gjith njisoj po ama varet kush I gëzohet festës. Si mund të ngresh dolli me ata që ju kan ofenduar në sy të gjith botës mu në mes të parlamentit? Se Duke ju ofenduar juve kan ofenduar elektoratin që ju dha votën dhe pret nga ju ndryshimin pa dallim Perjashto ata që nuk morën pjes ju të tjerët jeni thjesht numra. Nuk justfikohen palaçollëqet me palaçollëk.

            Përgjigjjuni
            1. O
              O po zita

              Stani me hiena!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje