Balla: Avokati i Popullit, jo ekskluzivitet i opozitës

28 Dhjetor 2022, 16:20Politika TEMA

Balla: Avokati i Popullit, jo ekskluzivitet i opozitës

Socialistët kanë vendosur që të mos e respektojnë traditën parlamentare për t’ia lënë ekskluzivitetin e përzgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar te PS Taulant Balla në një intervistë për TV Klan u shpreh se:  “Nuk mund të jetë tashmë ekskluzive.

Dhe nëse opozita do vazhdojë të provokojë mazhorancën me kandidatura të cilat kanë një afilitet politik, ne do ta refuzojmë. Nëse opozita pretendon se ata kanë të drejtën e emërimit, kjo është gabim”.

Siç e bëtë ju për zotin Totozani?

“Po. Nëse mazhoranca e asaj kohe do ta refuzonte, kjo nuk ishte ndonjë qamet i madh”, deklaroi Balla. 

Pas dështimit për ta zgjedhur kandidaturën e mbështetur me firmat e deputetëve të opozitës në këtë sesion parlamentar, Taulant Balla thotë se shumica ka vendosur që në Janar të hapë një thirrje publike mes të cilëve të përzgjedhin së bashku me opozitën pasuesin e Erinda Ballacës.

“Duhet të të synojnë t’i gjejmë vendit në një kohë sa më të shkurtër, një Avokat Populli i cili të jetë realisht Avokat i Popullit. Zgjedhjen duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”.

Balla shkon më tej duke folur për nevojën e ndryshimeve ligjore ku të ketë përcaktime të qarta për kriteret që duhet të përmbushë Avokati i Popullit. “Duhet të specifikuar qartë që Avokati i Popullit nuk mund të jetë një person me një afilitet politik”.

Në seancën e fundit plenare për këtë vit, opozita e bojkotoi sallën në momentin kur do të votohej për Avokatin e Popullit dhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo e akuzoi shumicën se po kërkonte pazar për të marrë mbështetjen për Adrian Dvoranin kundrejt votave për Ledio Brahon, kandidatin e mbështetur nga opozita për Avokat Populli. Socialistët thanë se votimi për Marjana Selimin tregoi se akuza ishte e pabazuar.

3 Komente

  1. S
    Shqipe

    E drejte,por nga goja e ketij tingellon keq…s’ke nevoje ta thuash,thjesht bene.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Merini te gjitha deri sa tju zere pushteti brenda....asgje mos lini...me keq se byroja do e pesoni

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pazaret e Bordellos Politike shkun per lesh

        Eshte qendrimi i duhur nga Qeverria dhe ajo qe deklaron z.Balla . _ Eshte me shume se Kriminale ndaj nji Populli qe Politika te diskutoj se ciles duhet ti JEPET AVOKADI cfar Shkerdhatokracie mundet ta duroj nji gje te tille ! Opozita kerkon AVOKATIN E POPULLIT si Arme te saj e perdor kunder Kundershtarit ta saj Politike lol !!!!!!!!!! A eshte kjo Politike ? AVOLATI I POPULLIT nuk quhet kot i P o p u l l i t . Sepse ai duhet t'i sherbeje Popullit dhe jo te Politikes si kan ber kto 32 -vjet Maskarenjte Kriminelet Esadistet ne kte vend qe ky palo Pushtet i trajton si Opozite Politike ! 32-vjet ne kte Bordello gjithcka eshte bere e financuar vetem per interesat e Bordellos Politike e aspak ,asgje per kte popull , por gjithcka ka nji Fund . Parlamenti duhet te ndeertoj nji Ligje qe ti heqi te drejten e marrjes pjes ne zgjedhjen apo propozimin i AVOKADIT TE POPULLIT dhe ktyre bijve te Bushtras Esadiste i duhet ndaluar Oksigjeni ne kte vend e jo me ti behen leshime ne Politike . Ne Ferr me kerkat toksike ne Politike

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje